Prokurori i rrethit të Elbasanit Alfred Shehu: “Çështja është në hetim. Dinamika është shumë e ndërlikuar. Janë zbatuar urdhrat e ndalimit të prokurorëve. Ngjarja ka ndodhur dje, janë sekuestruar shumë prova materiale që do dërgohen për ekzaminime përkatëse pranë institutit të policisë shkencore, mes të cilave ka edhe telefona ku mund të ketë shumë të dhëna në lidhje me dinamikën e ngjarjes. Të gjithë të ndaluarit janë të dyshuar, është hetimi që do sqarojë dinamikën e ngjarjes.”