Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Prokurori italian: Si do të vinin me nëndetëse 14 tonë kokai*ë nga Venezuela në Shqipëri

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prokurori italian: Si do të vinin me nëndetëse 14 tonë kokai*ë nga Venezuela në Shqipëri

“Narcotica” ka transmetuar mbrëmjen e djeshme pjesën e tretë të dokumentarit, ku flitet mbi faktin që Shqipëria është një qendër e trafikut të drogës, dhe në një sipërfaqe të konsiderueshme të territorit kultivohet lëndë narkotike.

Prokurori i antimafias Nicola Gratteri tregoi për Rai3, se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kanabis, ndërsa deklaroi se mafiozët shqiptarë janë të paprekshëm në vendin e tyre. Po ashtu, shtoi më tej se mafia shqiptare tani është shumë e fortë edhe në Itali, pasi në Shqipëri ajo është njësh me shtetin.

“Në Shqipëri ata janë të paprekshëm. Bëhen të pasur, bëjnë krime. Mafia në Shqipëri ka mbështettje dhe mbrojtje nga të gjitha nivelet e qeverisë nga ata më të ulëta e deri më të larta”, shprehet prokurori i antimafias.

Sipas tij, grupet kriminale shqiptare janë forcuar shumë. “Me kanabisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kokainën. Drogën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine. Ne (italianët) nuk duhet që të shqetësohemi vetëm për mafien tonë, por duhet të shqetësohemi shumë edhe për shqiptarët. Ata janë bërë të frikshëm. Vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton kanabis në Otranto.”

Po ashtu, prokurori italian që ndodhet në Shqipëri, Francesco Mandoi, ka treguar për ‘Narcotica’ se si një hetim i nisur nga drejtësia italiane ka bërë të mundur bllokimin e një sasi prej 14 mijë kilogramë kokainë që ishte bërë gati në Venezuelë dhe do të sillej në bazën e Porto Palermos në Shqipëri, me nëndetëse.

“Me hetimin tonë ne bëmë të mundur që të shkatërronim një organizatë që kishte bërë një plan të detajuar që të vinte në funksion bazën e nëndetëseve në Porto Palermo për të sjellë kokainën në Shqipëri me nëndetëse, duke e marrë në Amerikën Latine.”

Dokumentari nis me Lazaratin, ku gazetarët e konsiderojnë ende si qendra e kultivimit të marijuanës, pavarësisht se kjo zonë prej kohësh nuk është më e tillë.

“Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë që konsiderohet prej kohësh qendra e kultivimit të marijuanës, skena e operacioneve masive policore dhe përplasjeve të armatosura. Shqipëria është një nga vendet kryesore prodhuese të marihuanës, por mbi të gjitha, toka ku kalon kokaina nga Amerika e Jugut dhe kontrollohet opiumi dhe heroina që kalojnë Ballkanin nga Afganistani”, thuhet mes të tjera në shpjegimin e RAI3.

Në dokumentar një zonjë nga Lazarati tregon dhunën që është ushtruar mbi djalin e saj në aksionin e 2014, teksa thotë se është detyruar që të mbulonte të birin me trup, në mënyrë që t’i jepte fund dhunës policore ndaj tij.

Tags: Nicola GratteriProkurori italianQeveriashqiptaretVenezuele

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
“Armatimi rus i Serbisë mund…”, paralajmëron eksperti amerikan

“Armatimi rus i Serbisë mund…”, paralajmëron eksperti amerikan

“Guri prehistorik i zbuluar në Mirditë po tentohet të grabitet”, banorët ngrenë alarmin

"Guri prehistorik i zbuluar në Mirditë po tentohet të grabitet", banorët ngrenë alarmin

I merr jetën 1 njeriu çdo 10 sekonda, cilat janë efektet e tmerrshme të teprimit me alkoolin

I merr jetën 1 njeriu çdo 10 sekonda, cilat janë efektet e tmerrshme të teprimit me alkoolin







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com