Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Prokurorët manipuluan hetimin, i aksidentuari që humbi këmbën: Dua të drejtën time

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Prokurorët manipuluan hetimin, i aksidentuari që humbi këmbën: Dua të drejtën time

Lazdrim Latifi denoncon në “Stop” manipulimin e provave të aksidentit të ndodhur në Nëntor 2016 në rrugën “Komuna e Parisit”, si pasojë e të cilit ai humbi një këmbë. Ishte ora 23:00 e mbrëmjes dhe Lazdrimi ishte në rrugën kryesore pranë Qendrës Kristal, kur i preu rrugën një makinë, që vinte nga rruga dytësore për të hyrë në kryqëzim.

“Stop” ka siguruar pamjet e kamerave të bizneseve aty pranë që tregojnë rrethanat e ngjarjes.

Nëse drejtuesja e automjetit tip “Nissan Micra” do të kishte kontrolluar rrugën para se të futej në rrugën kryesore, ky aksident nuk do të kishte ndodhur. Nga pamja duket se drejtuesja e mjetit nuk frenon fare, ndërsa Latifi ka frenuar, por pa shmangur dot përplasjen.

Një tjetër faktor kryesor që solli aksidentin ka qenë edhe mungesa e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në rrugën dytësore, andej nga vinte makina.

Eksperti rrugor, Fatmir Hasho tregon problemet që ka ky kryqëzim në sinjalistikë. Ai shpjegon se përparësi në këtë kryqëzim kanë mjetet që janë në rrugën kryesore.

“Me sinjalistikën që kemi sot, në fakt përparësia është e rrugës kryesore që vjen nga qendra tregtare, sepse në të dy krahët e rrugës janë vendosur tabelat stop, që na detyrojnë që ne të ndalojmë. Natyrisht mungon sinjalistika horizontale, vija e ndalimit, e cila duhet të shoqërohet me tabelën stop. Çdo mjet para tabelës stop duhet të ndalojë në mënyrë të rreptë të katër gomat dhe minimalisht kjo kohë duhet të jetë 3 sekonda.”

Prokurori Ylli Pjetërnika fillimisht arrestoi dy ekspertët për falsifikim të provave të aksidentit, por në fund pushoi çështjen, pavarësisht se provat ishin të shumta e të pakundërshtueshme.

Lazdrim Latifi: Iu drejtova Prokurorisë, arrestoi disa persona, policin rrugor dhe ekspertin rrugor për shkak se bënë një ekspertizë të rreme, ku mua më nxirrnin në një rrugë tjetër, paralele. Aksidentin e ndiqte prokurori Ylli Pjetërnika, me të cilin kam biseduar në telefon në Dhjetor kur kam qenë në Itali. Në Janar më kërkoi që të kthehesha nga Italia. Jam kthyer apostafat. Ai ka parë videot që u sekuestruan më pas nga ai, por mori videot dhe në bazë të tyre arrestoi këto dy personat. Gjykata vendosi të bëjë një ekspertizë të re dhe të thërrasë 3 ekspertë të tjerë, të cilët vendosën as mish, as peshk. Këto persona rifalsifikuan prapë dhe njëri më bën fajtor mua. Prokurori vendosi të mbyllë procesin gjyqësor, më nxori mua fajtor dhe kërkoi 10 ditë burg, ky gjykatësi tha ore ti, kot ia fute se nuk ka faj, ka një patentë të Klasit B, që di qarkullimin rrugor. Thonin se s’ke leje drejtimi, kur unë me atë motor kam lëvizur edhe jashtë shteti dhe kam kaluar kufirin.

Por çuditërisht, çështja u pushua, duke mos vendosur se kush ishte shkaku kryesor i këtij aksidenti që la pa këmbën e majtë Latifin.

“Këtë vendim e ankimova, u mbajtën disa seanca, në një seancë kërkova provat e reja, dua dëshmitarët që nuk janë. Prokurori, i cili e akuzova si të korruptuar, kur i them se me policin kam diskutuar për ngjarjen dhe më ka kanosur në telefon, kur i ati i gocës në telefon avokatit tim i ofronte lekë që ta mbyllin situatën… këto nuk u morën parasysh. Ndërsa 10-ditëshin e burgut ma la me kusht.”

Pas shumë përpjekjesh nga ana e Lazdrim Latifit, çështja u rihap në Prokurorinë e Tiranës nën drejtimin e prokurorit Fatmir Hoxha, por edhe këtë herë përfundimi ishte mosfillim i çështjes, duke falsifikuar deklaratën e të dëmtuarit dhe firmën e tij.

“Zotëria me mbiemrin Hoxha nuk më ka thirrur ndonjëherë mua në prokurori për të më marrë në pyetje. Kur ai ka shkruajtur se me datë 23 më ka marrë në pyetje, unë kam qenë në Itali.”

“Kam qëndruar një muaj e gjysmë në spital për këtë këmbë dhe dy herë që është ndërruar kjo, janë shpenzuar 28 mijë euro. Plus një këmbë tjetër që kushton 7 500 euro dhe një tjetër po ashtu. Pse? Se unë me këtë duhet të ec. Duhet të kem një rezerve dhe një për kur bëj dush. Se përndryshe me paterica, duhet të ndryshoj gjithçka, edhe shtëpinë. Gjithë jeta ime, puna që bëja përpara nuk mund ta bëj më? Ku është gjykata? Ata bënë fajtor entin rrugor, në njërën anë jam në Gjykatën e Apelit për dëmshpërblimin, por jam edhe në Gjykatën Penale me Entin Rrugor.”

Sot i gjithë procesi është në Gjykatën Administrative dhe gjyqtari Arben Ahmetaj e ndau fajin 70 me 30 mes entit të rrugëve dhe drejtueses së automjetit, duke pasur parasysh se ligji thotë që shkaktari determinant me 100 të fajit dëmshpërblen të dëmtuarin.

“Unë në 4 vite kam 50 mijë euro dëme. Ku do t’i gjej? Edhe sikur të isha pasaniku më i madh në Shqipëri ato shpenzime nuk do t’i bëja dot nga xhepi. Këto janë lekët që unë kërkoj, unë nuk po kërkoj lëmoshë. Unë kërkoj lekët e dëmit tim. Unë kërkoj të drejtën time. Por ku është e drejta, kush e cakton të drejtën, i padrejti?” /tvklan.al

Tags: Fatmir HashoLazdrim Latifimanipulim provashProkuroria

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Takimi me opozitën parlamentare/ Rama: Jemi midis dy zjarreve

Takimi me opozitën parlamentare/ Rama: Jemi midis dy zjarreve

‘Heronjtë’ e rinj të Lulit në Parlament

‘Heronjtë’ e rinj të Lulit në Parlament

Rinisja e futbollit/ Pipero vjen me propozimin si të zhvillohen ndeshjet

“Fama paska ca kusure”/ Pipero refuzon drekën e Bashkisë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com