Kryedemokrati Basha e ka konsideruar projektin e Teatrit Kombëtar veçse një projekt grabitqar. Basha është i mendimit se pas fshihet grabitja e dhjetëra milionave euro nga ana e kryeministrit Rama. Ai paralajmëron çdo arkitekt të huaj apo vendas, se do të japin llogari para drejtësisë për krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.
“Projekti i Teatrit Kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij.
Njësoj si projekti i Unazës, ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.
Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama, se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv, dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.
Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e Teatrit, do të jetë gropa e tyre”.