Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Profil/Kush janë “hajdutët” që vodhën tokat në Spille

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Profil/Kush janë “hajdutët” që vodhën tokat në Spille

Operacioni “Ranishtja2” ka prangosur edhe 10 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë, midis të cilëve edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtetasit, Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Profili i të përfshirëve në  skemën e tjetërsimit të pronave në Spille. Si funksiononte ajo?

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, akuzohet  për  falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim e detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Pas një hetimi shumëmujor të Prokurorisë së Kavajës u mundësua identifikimi i disa shtetasve të dyshuar si përgjegjës për përfshirje në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë vazhdoi me fazën e dytë të hetimit, pjesë e procedimit penal të regjistruar më parë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në lidhje me ndërtimet në zonën e plazhit të Spillesë. Këtij procedimi penal i janë bashkuar edhe 4 procedime të tjera për të njejtin fakt penal.

Deri tani në këtë hetim të vazhduar janë përfshirë gjithsej në të dy fazat 23 persona, për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e praktikës (dosjes) të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin. Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera.

Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë. Së bashku me procedimin penal N.92 viti 2017 është vendosur bashkimi edhe i procedimit penal Nr.201 viti 2017. Nga ky procedim penal ka rezultuar se:

Nga ana e Komandës së Forcës Ajrore dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë është bërë kallëzim penal. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konsatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka çertifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit. Nga Këshilli qarkut Tiranë jemi informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë. Ndërsa shkresa Nr.5836 dt.18.11.2015 e ZVRPP Kavajë nuk është dërguar fare në Këshillin Qarkut Tiranë as dorazi dhe as me postë.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë për:

Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 KP Shpërdorim i detyrës, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25  të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni  238 i K. Pr. Penale.

Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë për nenin 248-25 të K.Penal (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim, vepra penale të parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal, masa e sigurimit e  “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni  238 i K. Pr. Penale.

Idlir Karkini, Biznesmen, për veprën penale të parashikuar nga neni 287/3 të K.Penal (Pastrim i produkteve të veprës penale), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda, vepra penale të parashikuar nga neni 287/3  të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni  238 i K. Pr. Penale.

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248  dhe 186/3  të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni  238 i K. Pr. Penale. Gjykata i vendosi arrest në shtëpi.

Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për veprat penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe  Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 dhe 186/3  te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, që parashikohet nga neni  242 i K. Pr. Penale me afat 3 (tre) muaj.

Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë për veprën penale neni 248 KP “Shpërdorimi i detyrës”, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 te Kodit Penal, masa e sigurimit e “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” që parashikohet nga neni  233 i K. Pr. Penale dhe masa e “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni  234 i K. Pr. Penale.

Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë për veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248 -25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe  (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyres” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25  dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni  238 i K. Pr. Penale.

Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë per veprën penale të parashikuar nga nenet 186/3 e 248-25 të K.Penal (Falsifikimi i dokumentave) dhe (Shpërdorimi i detyrës), i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, vepra penale të parashikuara nga neni 248-25 dhe 186/3 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni  238 i K. Pr. Penale.

Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Arrest në burg”, që parashikohet nga neni 238 i K. Pr. Penale.

Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, vepra penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, masa e sigurimit e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, që parashikohet nga neni  234 i K. Pr. Penale.

Tags: HajdutëtjanëkushProfilqe vodhentokat spille

TË LIDHURA

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

22:47 | 19/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi
Aktualitet

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025
Next Post
Champions League/Formacionet zyrtare

Champions League/Formacionet zyrtare

Rama: Ju rrëfej arsyen pse vesha atlete në Trieste

Rama: Ju rrëfej arsyen pse vesha atlete në Trieste

Greqi/Ekzekutohet me armë shqiptarja, ku dyshon policia

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com