Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Profil/Kush është njeriu që lidhi Bashën me rusët

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Profil/Kush është njeriu që lidhi Bashën me rusët

Nick Muzin, njeriu që u pagua për të lobuar dhe mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, është një ish-këshilltar strategjik i senatorit Ted Cruz gjatë fushatës së tij për president dhe një person mjaft aktiv në qarqet hebreje republikane në Shtetet e Bashkuara.

Ishte pikërisht kjo arsyeja, përse vitin e kaluar, vendimi i tij për të punuar për Katarin, një shtet jo fort i pëlqyer prej hebrenjve, u prit me habi.

“Emri i Muzinit ishte në gojën e të gjithëve”, citonte asokohe “Politico” ambasadorin izraelit në Shtetet e Bashkuara, Ron Dermer, dhe pjesëmarrës të takimit të koalicionit hebraik republikan në Uashington.

Vetëm për të flitej dhe 3 ishin shqetësimet kryesore. Përse do të punonte Muzin për një klient aq grotesk sa Katari? Përse donte t’i shiste udhëheqësit hebrenj në takimin me Katarin, që akuzohet se ka financuar grupin palestinez ‘Hamas’? E përse nuk po paguhej më shumë për punën e tij polemizuese, gjë që do të përbënte një justifikim?

“Muzin nuk bëri asnjë koment. Këtë herë u bënë Shqipëria dhe Partia Demokratike, ato që e rikthyen në vëmendje lobistin amerikan. Një ish-ndihmës i fushatës së Trumpit, një pagesë gjysmëmilioni dollarësh, një parti politike konservatore shqiptare, 4 kongresmenë republikane, “Breitbart Neës”, një restorant kosher në Nju Jork, një shërbim ‘online’ takimesh që promovon gratë “e bukura” ukrainase, dhe kompanitë “guackë” të lidhura me Rusinë”-shkruan TCH.

Këto ishin, sipas revistës “Mother Jones”, disa prej elementëve të një rrëfenje të çuditshme ndikimi, që nxit dyshimet se rusët përdoren fshehurazi republikanët në Uashington në një përpjekje për të ushqyer konfliktin politik në Ballkan.

Artikulli ngrinte dyshime se, pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. Vet Muzin nuk del në skenë. Po kush është ky njeri?

Në vitin 2010, Nicku ishte njeriu që menaxhoi ngritjen e Tim Scottit të Karolinës së Jugut, i pari republikan me ngjyrë që prej periudhës së pasluftës civile që përfaqësonte një shtet jugor në Senatin amerikan.

Verën e vitit 2016 nisi të punonte me fushatën e Donald Trumpit për koalicione, grumbullim fondesh dhe shtrirje politike në shtetet e lëkundura, përpjekje që kulmuan me një seri shfaqjesh të atij që ishte asokohe “kandidati Trump”.

Pas zgjedhjeve u caktua pjesëtar i ekipit të tranzicionit për të ndihmuar rekrutimin e kandidatëve për administratën e re. Përveç diplomës së Juridikut nga Universiteti Yale, strategu politik i lindur në Kanada, në mur mban edhe një diplomë Mjekësie të “Albert Einstein College of Medicine”.

Muzin është gjithashtu drejtor i politikave kombëtare në Komitetin e Veprimit të Uashington DC-së, “Tomorroë is Meaningful” (TIM-PAC), i cili fokusohet në inkurajimin e sipërmarrjes, kujdesit shëndetësor, reformës tatimore, në forcimin e lidhjeve të Amerikës me aleatin e vjetër Izraelin dhe synimin shtesë për të siguruar kandidatë të suksesshëm, të cilët të forcojnë bazën e lëvizjes “Tea Party”.

Tags: BashenështëkushLIDHInjeriuProfilRuset

TË LIDHURA

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës
Politikë

Të enjten seancë plenare/ Interpelancë me Ramën dhe Lamallarin, zbardhet rendi i ditës

21:01 | 31/03/2026
“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike
Politikë

“…dhe erdhe në PS”/ Bardhi sulmon Ramën: Gjuhë urrejtjeje, jo politike

20:26 | 31/03/2026
Next Post
Dështon “me sukses” në ditën e parë të punës

Dështon “me sukses” në ditën e parë të punës

Paratë për lobim?Gazetari: Partitë po gllabërojnë pasurinë e shqiptarëve

Paratë për lobim?Gazetari: Partitë po gllabërojnë pasurinë e shqiptarëve

Shteti ngatërron gjininë, humb 21 milionë lekë të kompensimit

Martohet me të fejuarën, por tronditet nga ajo që mëson në gjendjen civile







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror
Kosovo

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

by mirseda
22:51 | 31/03/2026
0

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë, me Kosovën që është mposhtur 0-1 nga Turqia...

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

Franca mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët ushtarak amerikanë që fluturojnë drejt Iranit

22:44 | 31/03/2026
Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

22:43 | 31/03/2026
Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

Vijojnë sulmet ndaj Iranit/ Shpërthim në depot e armëve, Hegseth: U godit nga bombardues amerikanë

22:39 | 31/03/2026
Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

Gazetarja amerikane rrëmbehet në mesditë në qendër të Bagdadit

22:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com