Policia e Korçës ka proceduar në gjendje të lirë një 28-vjeçar, pasi dyshohet se në biznesin e tij privat, organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme.
Blutë e Korçës shtojnë se në lokalin e shtetasit me inicialet XH.G., në Voskopojë, u gjetën 8 njësi kompjuterike, një tablet dhe një aparat i përshtatur për lojëra fati, që organizoheshin në mënyrë të paligjshme.
Policia e Korçës vijon punën për të ndaluar organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit, ndërkohë që bën thirrje që të denoncohen rastet nga vetë qytetarët.