Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Problemi i vjetër gjerman

8 vjet ago
in Të Gjitha
Problemi i vjetër gjerman

Victor Davis Hanson, “Washington Times”/Gjermanët nuk duken këto ditë shumë miqësorë me amerikanët. Sipas një studimi më të fundit nga “Harvard Kennedy School” mbi mediat botërore, 98 për qind e televizioneve publike gjermane, e portretizonin negativisht presidentin amerikan Trump, duke e bërë atë median më anti-Trump në botë.

E megjithatë, antipatia daton më herët se sa zgjedhja e zotit Trump, që përbuzet hapur për shkak të pikëpamjeve të tij kritike kundër Bashkimit Evropian. Në një sondazh të vitit 2015 nga “Pew Research Center” mbi vendet evropiane, Gjermania kishte përshtypjen më pak të favorshme mbi Amerikën.

Vetëm rreth 50 për qind e gjermanëve, shprehnin ndjenja pozitive ndaj ish-Presidentit Obama, i cili e vizitoi këtë vend javën e kaluar në kuadër të një turi botëror për të ligjëruar mbi diversitetin dhe tolerancën, ndërsa nuk kanë ndryshuar shumë qëndrimet negative që nga vitet e presidencës jopopullore të George W. Bush.

Gjermanët me sa duket nuk e vlerësojnë faktin, se anëtarja e përbashkët në NATO, Amerika, subvencionon ende mbrojtjen e tyre. Dhe as nuk duken mirënjohës për tepricën e tyre të madhe tregtar (65 miliardë dollarë) me Shtetet e Bashkuara.

Gjermanët duket se kanë harruar faktin, që ishin trupat amerikane ato që penguan për 45 vjet më radhë sovjetikët nga gllabërimi i të gjithë Gjermanisë.

Ura Ajrore e Berlinit është tashmë një histori para-moderne. Pse pra gjermanët plot me vetëbesim, e kanë gjithnjë e më tepër antipati SHBA-në? Përgjigja është e ndërlikuar.

Që nga viti 1989, Gjermania ka punuar shumë mbi imazhin e saj post-bashkimit, si një vend kryesisht pacifist.
Ajo është e etur t’u mësojë kombeve të tjera si të sillen në mënyrë paqësore, dhe të ndjekin qëllimet e përbashkëta globale, si reduktimi i ngrohjes globale apo hapja e kufijve kombëtarë të refugjatëve në botë.

E nënkuptuar në mesazhin utopik të Gjermanisë, është fakti se gjermanët postmoderne e dinë shumë mirë se çfarë nuk duhet të bëjnë – duke pasur parasysh të shkuarën e tyre të tmerrshme në shekullin e XX-të, me agresionet perandorake të Gjermanisë, dhe më vonë me egërsinë dhe Holokaustin e përjetësuar nga Rajhu i Tretë i Hitlerit.

Megjithatë, të qenit të drejtuar nga ndjenja e fajit, nuk vë shenjën e barazimit me të qenit të përulur (s’ka qenë kurrë një kostum i fortë gjerman).

E njëjta mendjemadhësi e një shteti etnikisht, nga ana gjuhësore dhe kulturore uniform, që e tërhoqi Gjermaninë në konflikt me Shtetet e Bashkuara (hyrja e së cilës në të dyja luftërat botërore, ndihmoi në garantimin e disfatës gjermane), nuk është zhdukur tërësisht.

Në vend të kësaj, arroganca gjermane thjesht është përditësuar. Në financat ndërkombëtare, Gjermania drejton de fakto drejton Bashkimin Evropian, përmes një sistemi tregtar.

Ajo manipulon euron si një monedhë e dobët, për të mbushur tregjet e eksportit në një mënyrë të tillë, që do të kishte qenë e vështirë me markën e vjetër dhe të fortë.

Kur vendet e varfra të Evropës Jugore, blenë shumë mallra gjermane me kredi të lehta, vetëm pse parazgjodhën të paguajnë për to, gjermanët u dha atyre leksione plot vlerë por të rëndësishme për nevojën e tyre për një lulëzim gjermanik të industrive të saj.

Një arrogancë e ngjashme gjermane, ishte e vërtetë edhe për emigracionin e kohëve të fundit në Evropë. Berlin i jep shpesh botës sinjale virtyte, se sa moralisht superiore është tanimë, ndërsa është ndërkohë në kërkim të mënyrave për të importuar krahun e lirë të punës.

Një rezultat është politika katastrofike e dyerve të hapura për të mirëpritur miliona emigrantëve nga Lindja e Mesme e shkatërruar nga lufta, e kancelares gjermane Angela Merkel, në kohën e shqetësimeve të rritura mbi terrorizmin xhihadist.

Por, Gjermania nuk përmbyti vetëm vendin e vet, me të ardhurit e varfër dhe vështirësisht të asimilueshëm.
Ajo u diktoi gjithashtu vendeve të tjera evropiane të bënin të njëjtën gjë – pavarësisht nëse ata dëshironin apo jo. Në çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe tregtisë, ndjenja e superioritetit e Gjermanisë, ka rezultuar herë pas here në stilin e vjetër të mashtrimit.

Për të rritur importet e makinave Volksvagen në SHBA, kompania u përpoq të mashtronte me testin e emetimit të gazrave të dëmshme. Banka Deutsche Bank u kap duke pastruar paratë e rusëve, pjesë e klientelës së Vladimir Putinit. Dhe raportet tregojnë se për të bindur FIFA-n që t’i jepte Gjermanisë të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2006, zyrtarët gjermanë dhanë ryshfete.

Gjermanët mburren me shtetin e tyre bujar të mirëqenies sociale, dhe shpesh e krahasojnë atë me kapitalizmin sipas tyre të pamëshirshëm amerikan.

Por, ata janë më të heshtur në lidhje me shmangien kërkesave që burojnë nga anëtarësimi në NATO mbi shpenzimet e mbrojtjes, për të dhënë më shumë para për qytetarët e vet – dhe duke krijuar përfitime të mëdha nga eksportimi i makinave të kushtueshme luksoze për një elitë amerikan hiper-kapitaliste.

Ne të gjithë duhet të ndjejmë mirënjohje ndaj Gjermanisë, për shndërrimin e talentit dhe energjisë së saj të pamohueshme nga lufta në paqe. Ekonomia e saj e madhe e bën të kuptueshëm ndikimin e Berlinit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, në qoftë se fudullëku gjerman punon për një Evropë të varur, kjo sigurisht që nuk impresionon gjithmonë një Amerikë dyshuese. Shtetet e Bashkuara janë ende vendi më i pasur dhe më i fuqishëm, ashtu siç kanë qenë në vitet 1918, 1945 dhe 1989.

Ajo s’ka nevojë të dëgjojë predikimet gjermane mbi ndryshimet klimatike, emigracionin, tregtinë apo nevojat rastësore për përdorimin e forcës. Në vend të kësaj, Amerika bën pak a shumë atë që beson se është në interesin më të mirë të vetes dhe aleatëve të saj.

Gjermanët e cilësojnë diçka të tillë si një pavarësi prej kaubojsi dhe një njeriu rebel – dhe besojnë se mund t’u mësojnë amerikanëve rreziqet e një shovinizmi të tillë të gabuar. Amerikanët zakonisht i injorojnë këto predikime të dala boje. Përkundrazi, shumica e tyre besojnë se sa herë që Gjermania shqetësohet vetëm për Gjermaninë, bota është një vend shumë më i sigurt – si tani, ashtu dhe në të kaluarën.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

*Victor Davis Hanson është një historian në Universitetin e Stenfordit, dhe anëtar i Institutit Huver në SHBA.

Tags: Britania e MadheevropagjermanGjermaniai vjetërproblemi

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Vrasja në Vlorë, Policia: Viktima me precedent kriminal, kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin

Vrasja në Vlorë, Policia: Viktima me precedent kriminal, kishte ndryshuar emrin dhe mbiemrin

Llogaraja përfshihet nga flakët (FOTO)

Llogaraja përfshihet nga flakët (FOTO)

Shtypi nga bota, 31 korrik 2017

Shtypi nga bota, 31 korrik 2017

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht
Aktualitet

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

by mirseda
15:56 | 19/07/2025
0

Një përplasje për motive pronësie degradoi në përdorimin e dhunës ndodhi në Pogradec. Në konflikt u përfshinë...

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025
Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

14:14 | 19/07/2025
Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

Zbulohet punishtja ku prodhoheshin silenciatorë për armë në Kombinat. Policia arreston në flagrancë 30-vjeçarin

12:23 | 19/07/2025
“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com