Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Prishjet e ndërtimeve, Kokëdhima publikon mesazhet me Ramën

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Prishjet e ndërtimeve, Kokëdhima publikon mesazhet me Ramën

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker Koco Kokedhima, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Duke marrë shkas nga një komentues, kreu i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, zbuloi sot disa mesazhe të tensionuara që kishte shkëmbyer me kryeministrin Edi Rama para më shumë se një viti.

Komentuesi e akuzoi Kokëdhimën se kur ishte në qeveri krenohej me prishjet në jug, ndërsa tani i dhimbset Shkoza.

Kokëdhima zbuloi mesazhet që shkëmbeu më 5 maj 2016, pasi pa me sytë e tij shkatërrimet që kishte bërë INUK-u në Dhërmi dhe u përball me banorët e zemëruar dhe të trumatizuar të bregdetit.

Ai i shkruan Ramës se sa të traumatizuar janë njerëzit në Dhërmi, se si ata thonë për INUK-un se “Erdhën ata të ISIS-it” dhe se si asnjë mbështetës i PS-së në Dhërmi nuk dëshiron të identifikohet si socialist, madje ndjehen të turpëruar. Por Rama i përgjigjet se ndërtimet e prishura ishin mostra dhe qeveria s’do të ndalet.

Në fund të mesazheve të publikuara,Kokëdhima i shkruan kryeministrit se kështu si po vepron, qeveria po prodhon pa asnjë shkak armiq dhe lëndime e vuajtje për njerëzit, sepse ka zëvendësuar komunikimin e gjallë, të urtë e të vërtetë me forcën, me fadromat dhe inspektorët e INUK-ut dhe me fjalimet në televizion.

Në përgjigjen e tij për komentuesin që e akuzon si palë me qeverinë e Ramës, Kokëdhima i kujton se gjatë tre viteve si deputet në zonën  e tij shpëtoi shumë prej ndërtesave që do të prisheshin nga fadromat e INUK-ut. Kokëdhima thekson se edhe ZGJIDHJA që drejton është kundër prishjeve barbare, si në Shkozë dhe kudo gjetkë dhe ajo kërkon legalizimin e çdo ndërtese, shpronësimin me çmimet e tregut, mbështetjen me qiranë e shtëpisë për dy vite derisa banori të blejë shtëpinë e re dhe dëmshpërblim me dy vite për fitimin e munguar deri sa pronari ta ngrejë në një vend tjetër biznesin që i prishet, duke bërë shtetin përgjegjës për kaosin urban!

 

Postimi i Kokëdhimës në Facebook:

Edhe një herë për prishjet e shtëpive

Një nga ndjekësit në profilin tim në Facebook, (Nino), më shkruan: Z. Koço tani të dhimbset Shkoza? Kur ishe pjesë e qeverisë krenoheshe me prishjet në jug! Ke diçka për të thënë për këtë?

Nino (Ntinos Tsekitsi fb)

I dashur Nino!

Gjeni një mburrje të vetme timen, me prishjet në jug apo gjetkë dhe referoje në mënyrë publike. Nuk do tē mundeni kurrë! Unë nuk kam qenë as edhe një sekondë të vetme, pjesë e qeverisë. Gjatë 3 viteve të shkuara si deputet, edhe tani si kryetar i ZGJIDHJA-s, kam qenë dhe mbetem kategorikisht kundër prishjeve brutale dhe çnjerëzore, kundër përdorimit të punëve publike, si fatkeqësi për qindra e mijëra familje dhe kam qëndruar gjithmonë në anën e njerëzve të goditur.

Në zonën time shpëtova shumë prej tyre nga tragjeditë e prishjes së banesave dhe nuk lashë gur pa lëvizur, që ata të merrnin legalizimin dhe dëmshpërblimin e drejtë për pronat e tyre.

ZGJIDHJA është kundër prishjeve barbare, si në Shkozë dhe kudo gjetkë, kërkon legalizimin e çdo ndërtese, shpronësimin me çmimet e tregut,  mbështetjen me qiranë e shtëpisë për dy vite derisa banori të blejë shtëpinë e re dhe dëmshpërblim me dy vite për fitimin e munguar deri sa pronari ta ngrejë biznesin që prishet në një vend tjetër.

Më lejo i dashur Nino, të të tregoj komunikimin tim të shkruar me kryeministrin Rama dhe ministren Kumbaro më 5 maj 2016, pas sjelljes brutale të njerëzve të qeverisë në Dhërmi. Lexoje dhe gjyko për qëndrimet e mia kur isha deputet i PS-së dhe sot.

Komunikimi i datës 5 Maj 2016, për çështjen e prishjeve të shtëpive në Dhërmi.

Koço Kokëdhima- Edi Ramës:

Në Dhërmi gjeta një gjendje tejet të nderë e të dëshpëruar. Ç’kemi ndërtuar në tre vjet, e kanë rrënuar në pak javë zyrtarët tanë.

Koço Kokëdhima-Edi Ramës dhe Mirela Kumbaros:

E dashur Mirela, me sa duket KM nuk ka nevojë as për popullin, as për ne. Kjo qeveri, siç duket nuk dëshiron të flasë me fshatarët e pleqtë e Dhërmiut. Kjo qeveri flet përmes forcës, fadromave dhe mjeranëve të INUK-ut. I gjithë populli i Dhërmiut ndihet i fyer dhe i poshtëruar, i shkelur dhe i goditur. Qeveria ka shumë urgjenca, por populli me sa duket nuk i mendon gjërat si Qeveria. Dhe diçka të fundit mikja ime, asnjë mbështetës i yni në Dhërmi nuk dëshiron, madje ndihet i turpëruar të identifikohet me ne për mënyrën si po e bëjmë këtë punë ne atje. Zyrtarët e Qeverisë kujtojnë se goditën 50 a 20 familje, por fitojnë shumë të tjerë. Ky është gabim i madh: mjafton të godasësh një familje dhërmijase pa mirëkuptimin me banorët dhe të fitosh armiqësinë e gjithë banoreve, siç ka ndodhur me ne tani. Në Dhërmi të gjithë njerëzit thonë për të dërguarit e INUK-ut se “erdhën ata të ISIS-it”.

Më vjen sinqerisht shumë keq. Unë nuk mendoj se ka më ndonjë kuptim për mua, të marr pjesë në “dëgjesa me popullin” ndërkohë që fadromat e urryera të INUK-ut vazhdojnë me gjuhën e forcës programin e prishjeve pa asnjë informim, bashkëbisedim, dëgjim e mirëkuptim paraprak me ata banorë. Miqësisht e me respekt për Ju, KK.

Edi Rama-Koço Kokëdhimës:

Nuk e kuptoj këtë mesazh! Prishjet aty janë të domosdoshme dhe po bëhen siç janë bërë kudo! Se bërtasin ata që kanë ndërtuar mostra pa leje, s`mund të ndalemi! Dëgjesa duhet pikërisht për këtë, që të sqarohen të gjithë.

Koço Kokëdhima-Edi Ramës:

Edi, nuk është aspak e vërtetë se bërtasin ata që kanë ndërtuar mostra. Është në një qëndrim, çdo i gjallë në Dhërmi, janë të gjithë të revoltuar si rrallë ndonjëherë. I kërkova ministres Kumbaro të ndalonte tri ditë prishjet dhe të shkonim e të bisedonim të shtunën me njerëzit. Ju preferuat arbitraritetin dhe forcën në vend të arsyes dhe urtësisë, nuk më dëgjuat mua që bisedova shtruar me banorët dhe rashë dakord me ta të bashkëpunojnë me projektin, por e gjetët zgjidhjen te dhe me policët e INUK-ut! “Dëgjesa publike” nuk duhet për të sqaruar njerëzit, dëgjesa është detyrim ligjor të bëhet përpara se idjotët e INUK-ut të hyjnë në çdo familje në Dhërmi, është detyrim ligjor për Qeverinë dhe e drejtë e patjetërsueshme e atyre banorëve. Dëgjesa nuk është të flas Qeveria në televizor dhe të iki, por të dëgjohen njerëzit e të konsiderohen edhe ata edhe projekti.

Edi Rama-Koço Kokëdhimës:

Jo Koço, dëgjesa publike duhet për të ballafaquar faktet me pretendimet! Unë i kam parë vetë hartat dhe godinat që do prishen. Janë realisht rastet më flagrante.

Koço Kokëdhima-Edi Ramës:

Flasim për gjëra krejt të ndryshme, për parime, vlera e çështje ligjore e politike dhe jo për grafikë punimesh e godina. Unë nuk kam dyshim se kështu si veproni po prodhojmë pa asnjë shkak armiq dhe lëndime e vuajtje për njerëzit, sepse kemi zëvendësuar komunikimin e gjallë, të urtë e të vërtetë me forcën, me fadromat dhe inspektorët e INUK-ut dhe me fjalimet në tv. Rasti i Dhërmiut ku bëhen kundër nesh mbështetësit tanë, është diçka më shumë se paradoksale. Nuk do e bëj më këtë mundim të kotë e shqetësim për veten time, të përpiqem tu bind juve dhe zyrtarët e shtetit, të komunikojnë ndryshe me njerëzit tanë. Flm.

Tags: edi ramakoco kokedhimamesazhetprishja e ndertimevepublikon

TË LIDHURA

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore
Politikë

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK
Shqipëria

Serbët vazhdojnë arrestimet para ndeshjes, e pëson edhe një italian për fanellën me UÇK

19:09 | 11/10/2025
Next Post
De Biasi: Nuk arrinim dot Rusinë, prandaj u largova

De Biasi: Nuk arrinim dot Rusinë, prandaj u largova

Derbi largon Hasin nga Olimpiakos

Derbi largon Hasin nga Olimpiakos

Ligji për mbetjet/ Nesër shqyrtohet dekreti i Nishanit

Ligji për mbetjet/ Nesër shqyrtohet dekreti i Nishanit







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com