Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Prindërit donin ta abortonin, famija shqiptare i shpëton jetën

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Prindërit donin ta abortonin, famija shqiptare i shpëton jetën

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Isufi nga një fshat i Gjakovës i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Në ’95 ai dhe familja e tij kishin vendosur të largohen jashtë shtetit nga Shqipëria. Ata qëndruan për 4 muaj tek një familje në Tiranë dhe e tentuan dy herë të largoheshin, por nuk i eci. Bashkëshortja e Isufit në këtë periudhë kohe ngeli shtatzënë dhe për shkak të rrethanave dëshironin ta abortonin, por nëna e familjes shqiptare Nezi i doli zot familjes së Isufit dhe nuk i lejoi që ta abortonin.

Isufi i ka bërë surprizë vajzës së nënë Nezit dhe e falenderon atë publikisht për ndihmën e madhe që i ka dhënë familja e saj gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Kam një peng kjo fillon në vitin 1995, kur unë dhe familja kemi tentuar për të ikur jashtë shtetit nga Shqipëria. Djali i xhaxhait ishte bërë dhëndër në Shqipëri dhe miqtë e tij i kishte në Laprakë. Vjehrri quhej Maldoq. Erdhëm në Shqipëri 3 fëmijët e mi dhe bashkëshortja e qëndruam tek shtëpia e tij. Aty pashë dy vajza binjake, Brisilda dhe Brikena, kishin dhe një vëlla Atlinin dhe një shoqe Kozeta. Ata qëndronin tek një shtëpi tjetër pranë, ku edhe kjo ishte shtëpia e Maldoqit.

I thashë që të kalojmë tek kjo shtëpi sepse jemi shumë veta dhe aty do jemi më mirë. Gjatë 4 muajve e kemi provuar 2 herë. Një herë shkuam deri në Itali e u kthyem, ndërsa një herë tjetër shkuam deri në ambasadë. Gjatë këtyre muajve po komunikonim me Brisildën dhe i treguam gjërat familjare, filloi të dinte gjithçka për ne. Pas 2 muajsh ajo ka ftuar prindërit e vet prej Barjam Curit. Ishin njerëz shumë të mirë dhe kemi kaluar shumë mirë me ta. Ishte xhaxhi Esat Elezi dhe nëna Nezi.

Një nënë shumë e madhe, sesi i kishte bërë disa lekë nuk e di, a shiti diçka atje a se di, i kishte disa lekë dhe i kishte lënë  në xhaketë dhe më tha, shiko djali im, ty të kam djalin e madh, shiko ku i ke lekët nuk ke nevojë të pyesësh, për çfarë të kesh nevojë aty merri. Unë i merrja kur kisha nevojë dhe i shkruaja në një bllok. Në fund të fundit edhe pse i shkruajta nuk mi mori. Ika në Kosovë dhe kisha një numër të tezes së saj sepse ata nuk kishin telefon.

Atë numër e kisha në mendje gjithmonë dhe komunikonim herë pas here. Kur isha në Tiranë, gruaja më ngeli shtatzënë në ’98 dhe kur e morëm lajmin nuk e dinin se çfarë do bënim a do kthehemi në Kosovë apo a do ikim jashtë, ishim tek shtëpia e tjetrit. Unë i thashë gruas për ta abortuar. Kur e dëgjoi nëna Nezi tha që ai fëmijë në asnjë mënyrë nuk do hiqet, sido që të bëhet ju jeni në shtëpi tha. Kjo është shtëpia jonë tha dhe jemi bashkë”, wshtw shprehur Isufi.

Në studio hyn dhe djali i Isufit, Hyseni të cilin donin ta abortonin. Isufi tregon se djalit ia vunë emrin Hysen, por nënë Nezi i kërkoi që t’ja vinin Arsen sepse Hysen është emër i vjetër dhe Isufi nuk e kundërshtoi dot. Por kur shkoi në Kosovë, Arsen e kishte emrin një këngëtar dhe i thanë që është emër serb dhe për shkak të opinionin ia la emrin e të atit Hysen.  Isufi e ka ftuar në studio Brisildën e cila u bë dhe shkaku për njohjen me nënë Nezin e cila ka ndërruar jetë para një viti. Ai ka falenderuar Brisildën për ndihmën e madhe që i kanë dhënë në atë kohë, ndërsa Brisilda në profesionin e mësueses emocionohet dhe thekson se është surpriza më e bukur që ka marrë dhe se i konsideron ata një familje. Hyseni është përlotur në studio dhe ka theksuar se falë kësaj familje ai është gjallë. /tvklan.al

Tags: e diela shqiptareIsufika nje mesazh per ty

TË LIDHURA

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

11:44 | 07/07/2025
“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet
Aktualitet

“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

11:04 | 07/07/2025
Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe
Aktualitet

Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

10:52 | 07/07/2025
Next Post
Evropa vendos kufizime të reja kundër COVID-19, Australia lehtëson masat

Evropa vendos kufizime të reja kundër COVID-19, Australia lehtëson masat

Nipërit e aktores së njohur: Nënës i është djegur USB-ja (VIDEO)

Nipërit e aktores së njohur: Nënës i është djegur USB-ja (VIDEO)

Bilanci i pandemisë/ Raportohen viktima, 281 raste të reja

Bilanci i pandemisë/ Raportohen viktima, 281 raste të reja

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni
Politikë

Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

by mirseda
11:44 | 07/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku inspektoi nga afër aksionin e...

Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

Reperi i njohur Noizy ndalohet nga policia në Zvicër, dyshohet se…

11:41 | 07/07/2025
“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

“O Edi”,- E moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ç’a ke që bërtet

11:04 | 07/07/2025
Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

Pas rinumërimit, KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe

10:52 | 07/07/2025
Berisha paraqitet në SPAK, zbulon letrën që i dorëzoi Altin Dumanit

Berisha paraqitet në SPAK, zbulon letrën që i dorëzoi Altin Dumanit

10:32 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com