Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Primaret e PD-së nuk janë si të Republikanëve në Amerikë…

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Eduard Zaloshnja

Qysh në Foltoret e tij, Berisha i ka mëshur idesë se përzgjedhja e të gjithë kandidatëve të PD-së, nga kandidati për kryeministër deri tek kandidatët për kryebashkiakë, duhet të përzgjidhen nga elektorati i partisë me zgjedhje primare, si ato që zhvillojnë Republikanët amerikanë. Ide e mrekullueshme! Por a është e realizueshme?

Meqë unë kam votuar në zgjedhje primare në SHBA, po përcjell përvojën time të votimit në primare, për ta bërë sa më të thjeshtë përgjigjen e kësaj pyetje.

Pothuaj çdo shtetas amerikan 18 vjeç e sipër ka të drejtë të votojë. Por që ta ushtrojë këtë të drejtë, duhet të regjistrohet si votues në shtetin ku banon. Kur u regjistrova si votues në Virginia (shtetin ku banoja), kisha mundësi të regjistrohesha si Republikan, Demokrat, Tjetër, ose i pavarur.

Ditën që zhvillohen zgjedhjet primare në Virginia, në qoftë se je regjistruar si Republikan, nuk mund të votosh për garat brenda Partisë Demokrate apo në ndonjë parti tjetër. Por në qoftë se je regjistruar si i pavarur, mund të votosh për garat brenda njërës prej partie, sipas dëshirës (Çdo shtet i SHBA-së ka rregulla të ndryshme votimi në primare, por shumica dërrmuese i ka si Virginia).

Kur shkova të votoj për herë të parë në zgjedhje primare, në shkollën ku ishte qendra e votimit, në të njëjtin ambient ishin 3 makina elektronike votimi (nga një për secilën parti që zhvillonte gara primare). Meqë unë isha i regjistruar si i pavarur, më pyetën se për garat e cilës parti doja të votoja dhe më treguan se në cilën makinë elektronike duhej të kryeja votimin. Ata që ishin të regjistruar si Republikanë, Demokratë apo Libertarianë i drejtonin menjëherë në makinat elektronike përkatëse. Dhe në fund të ditës, mësuam rezultatet e zgjedhjeve primare në Virginia për secilën parti…

Kthehemi tani në Shqipëri. Në qoftë se vetëm PD-ja zhvillon përzgjedhje primare të kandidatëve, si do të merret vesh që pjesëmarrësit në to janë vërtet nga elektorati i opozitës? Ndonjë kandidat mund të sjellë përkrahës të tij, që ndoshta s’kanë votuar ndonjëherë për opozitën. Ose PS-ja mund të organizojë një diversion të fshehtë për të dërguar votuesit e saj në mbështetje të kandidatëve më të dobët opozitarë. Krijimi i listave paraprake për primaret e opozitës, që po trumbetohet së fundi, mund të krijojë lloj-lloj problemesh e insinuatash…

Në qoftë se zgjedhjet primare nuk sanksionohen në Kodin Elektoral, për t’u zhvilluar në të njëjtën ditë për të gjitha partitë, dhe në qoftë se votuesit nuk regjistrohen në avancë (se në cilat primare duan të votojnë), nuk ka gjasa që ndonjë parti të zhvillojë zgjedhje primare të pakontestuara. Dhe zgjedhjet e kontestuara brenda një partie e përçajnë atë…

Sanksionimi i zgjedhjeve primare në Kodin Elektoral dhe regjistrimi në avancë i atyre që duan të votojnë në to nuk garanton moskontestime, por i ul ndjeshëm gjasat e kontestimit. Sidoqoftë, një ndryshim i tillë dramatik në Kodin Elektoral (në qoftë se ndodh) mund të ndodhë në një të ardhme të largët…

Për të ardhmen e afërt fare, platforma e Gazmend Bardhit për ndërthurjen e primareve të PD-së me sondazhe nga kompani ndërkombëtare me reputacion mund të jetë zgjidhja më racionale. Të paktën për bashkitë e mëdha…

Tags: Eduard ZaloshnjaPD

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

I tha "skizofrene", Ervin Salianji fiton gjyqin me Evi Kokalarin

97-vjeçarja bëhet donatorja më e vjetër, mëlçia e saj shpëton një jetë

Eksperti i kriminalistikës plas deklaratën e fortë: Një kryetar Bashkie në jug të Shqipërisë përdor dr*gë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com