Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Primaret e kryeqytetit, fuqizimi i Republikës së Tiranës

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Primaret e kryeqytetit, fuqizimi i Republikës së Tiranës

Nga: Indrit Hoxha

Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për primaret, sidomos në Tiranë. Ky është ilustrimi se nevoja e demokracisë së anëtarëve ka qenë e kahershme, e plotë dhe totale. Profilet, numri i plotë i kandidatëve dhe prezantimi i tyre i parë e dëshmojnë këtë.

Në lidhje me primaret e Tiranës si proces i udhëheqjes së primareve në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të veçojmë të paktën tri fenomene.

Fenomeni i parë është fakti që primaret krijuan, nxitën dhe profilizuan disa kandidatë të profesioneve, karrierave dhe background-eve nga më të ndryshmet. Ky proces krijoi një energji të jashtëzakonshme, kreative, sepse secili kandidat i është dashur deri tani dhe i duhet akoma më shumë në të ardhmen që të paraqesë idetë, programin, profilin, netëork-un apo fuqinë e vet.

Fenomeni i dytë që lidhet me primaret e Tiranës tregon diferencën e madhe mes kandidatit që ka në lojë maxhoranca dhe kandidatëve që propozon Partia Demokratike në koncept, në profil dhe në qasje. Të tre kandidatët kryesorë, sidomos gjatë prezantimit të parë në emisionin “Opinion”, reflektojnë genuinitetin e qytetarisë së Tiranës për të nxjerrë një kryeqytetar, pra, kryetarin e ardhshëm të bashkisë, jashtë netëork-ut, lidhjeve apo aparateve shumë të dyshimta në të cilat është i vendosur kryetari aktual i bashkisë gjatë këtyre tetë viteve dhe ndoshta propozon edhe më tutje.

Kjo do të thotë që kandidatët e Tiranës janë nga Tirana dhe për Tiranën, përtej llogarive strategjike që ka profili i kundërshtarit të tyre në lidhje me karrierën ndërkombëtare apo karrierën në politikën qendrore si pretendent për pasardhës i PS-së.

Kthimi i fytyrës nga Tirana dhe jo nga Kryeministria apo nga avioni është një meritë tjetër e këtyre primareve të deritanishme sepse ato fokusohen qartësisht në objektin themelor të tyre, në bashkinë, si dhe në qeverisjen e punëve të qytetit të madh të Tiranës.

Fenomeni i tretë ka të bëjë me madhësinë e Bashkisë së Tiranës. Me Tiranën e madhe, mbas reformës territoriale të vitit 2015, e cila tashmë është një fakt, vëllimi, sipërfaqja, territori, niveli i taksave, niveli i punësimit në administratën bashkiake është i një përmase të tillë sa i ngjan një republike brenda republikës sonë. Është pak a shumë një lloj shteti, p.sh. si Mali i Zi, brenda shtetit shqiptar.

Kjo kërkon një konceptim të ri dhe përbën një sfidë për kandidatët e primareve të Tiranës, për ta trajtuar vendosjen dhe marrëdhënien midis pushtetit lokal në kryeqytetin e Shqipërisë në tërësi, me qeverisjen qendrore dhe me pjesët e tjera të vendit për shkak se Tirana mbetet gjithnjë e më shumë jo thjesht qyteti më i madh, jo thjesht qyteti kryesor, jo thjesht qyteti më kualitativ, jo thjesht qyteti me më shumë taksa, por edhe motori i zhvillimit të shoqërisë.

Në këtë kuptim rëndësia e primareve të Tiranës është e trefishtë sepse ajo duhet të nxjerrë kryeqytetasin, duhet të sjellë ndryshimin në Tiranë dhe duhet të nxjerrë profilin që është i dedikuar plotësisht vetëm për Tiranën dhe nuk shikon nga Kryeministria apo OKB-ja.

* sekretar për Diasporën në PD

Tags: Indrit HoxhaPDprimaret e Tiranës

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Si i përgjon Europa qytetarët

Si i përgjon Europa qytetarët

Buxheti 2023/ Ministri i Mbrojtjes: Opozita s’po jep alternativa, do rrisim me 7% pagat për forcat e armatosura

Buxheti 2023/ Ministri i Mbrojtjes: Opozita s’po jep alternativa, do rrisim me 7% pagat për forcat e armatosura

Monika Kryemadhi: Bukurinë e kam gjenetike, kur më doli narkoza pas operacionit m’u shfaq Berisha

Kryemadhi nxjerr fakte të reja për aferën e inceneratorit të Tiranës







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com