Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pretenca/Ja sa vite burg jepen për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Pretenca/Ja sa vite burg jepen për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij

Update/Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u dha sot pretenca e prokurorisë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Prokuroria ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin, 15 vite për Gilmando Danin, 11 vite burg për Endrit Qyqja, 10 vite për Blerim Shullazi dhe 11 vite për Endri Zela.

Katër prokurorët Donika Prela, Gentian Osmani, Besnik Muçi dhe Anton Martini dhanë pretencën për Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë pas një serie kundërshtimesh nga prokurorë të tjerë për t’u përfshirë në këtë proces.

Foto/ “Shullazi” blindoi Krimet e Rënda, sot pretenca për të dhe grupin e tij

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot pretencën për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij të përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Seanca do të nisë në orën 09:00. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën  e Krimeve të Rënda.





Foto/ “Shullazi” blindoi Krimet e Rënda, dështon seanca (Lajmi data 25 shtator)

Shtyhet për herë të nëntë pretenca për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, e përbërë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Shkak është bërë mungesa e të pandehurve në sallën e gjyqit dhe e avokatit të njërit pre tyre.

Avokati i Blerim Shullazit, Aldo Tabaku, nuk ishte në seancë pasi kishte një të afërm shumë sëmurë, në gjendje kritike për jetën.

Për këtë arsye gjykata vendosi të caktojë avokat kryesisht për Blerim Shullazin dhe Endrit Qyqen që kishte refuzuar të mbrohej nga avokati Vladimir Meçe.

Ndërkohë që Prokurori Martini kërkoi që të pezullohen afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Gjatë seancës pati dhe debate, pasi prokurorët thanë se shtyrja është bërë e qëllimshme, pasi kishin informacion se avokati i Blerim Shullazit ndodhej në oborrin e gjykatës 5 minuta para nisjes së seancës. Por kjo gjë u kundërshtua nga avokatët e tjerë.

Ndërkohë janë zbardhur edhe emrat e prokurorëve të kësaj çështje, ata janë Besnik Muçi, Donika Prela, Anton Martini dhe Gentian Osmani.

Sot pritej të jepej pretenca për grupin e Emiljano Shullazit te Krimet e Rënda. Pas tre muajve shtyrje dhe kaosit pak ditë më parë, më në fund prokurorët do të lexonin pretencën, por as sot nuk është bërë e mundur.

Çështja “Shullazi” blindon Krimet e Rënda, masa të rrepta sigurie para pretencës

Te Gjykata e Krimeve të Rënda, sot do të jepet pretenca për grupin e Emiljano Shullazit. Pas zvarritjes së pafundme të seancave gjyqësore, pas 3 muajsh më në fund  prokurorët do të lexojnë pretencën. Dy nga katër prokurorët e dosjes janë Donika Prela dhe Gent Osmani, ndërsa pritet që të publikohen edhe dy emrat e tjerë. Para nisjes së seancës Krimet e Rënda janë blinduar, dhe në gatishmëri janë 150 efektivë.

Kujtojmë se dosja “Shullazi”, shkundi prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se është sëmurë.

Refuzimi për shortin bëri që Arta Marku të niste hetimin disiplinor për 10 prokurorë, ndërsa 3 prej tyre i transferoi në rrethe. Vendimi u kundërshtua nga prokurorët, që tentuan të futen me forcë në zyrën e drejtueses së Krimeve të Rënda. Vala e largimeve përfshiu edhe Sokol Stojanin për shkak se ai nuk pranoi të hetonte prokurorët rebelë që nuk pranuan dosjen Shullazi. Një ditë përpara seancës për dhënien e pretencës në procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ambasada e SHBA deklaroi se “mbështesim prokurorët e guximshëm që kërkojnë drejtësi, edhe kur ka rreziqe”.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Tags: blindonceshtjaKrimet e RendaShullazi

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Pashko-Berishës në 1992-shin:Po rivendos diktaturën, një ditë do të hash kokën!

Pashko-Berishës në 1992-shin:Po rivendos diktaturën, një ditë do të hash kokën!

Harrojeni Shqipërinë, Erdogan tregon se cilin shtet ka pikë të dobët në Ballkan

Harrojeni Shqipërinë, Erdogan tregon se cilin shtet ka pikë të dobët në Ballkan

Xhisiela, “viktima” e politikës që nuk bëri dot bashkë Topallin me të djathtët

Xhisiela, "viktima" e politikës që nuk bëri dot bashkë Topallin me të djathtët







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com