Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Pretenca e buzëqeshur e Yuri Kim

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Janë zgjedhjet e LSI

Nga: Skënder Minxhozi

Sa më shumë ndryshon, aq më shumë është e njëjta gjë, thotë një fjalë e urtë franceze. Intervista e fundit e ambasadores amerikane Yuri Kim duket sikur kishte dalë nga arkivat e disa viteve më parë, kur të tjerë kolegë të saj shpreheshin pak a shumë në të njëjtat valë për palët që luftonin për pushtet në Shqipëri. Edhe ambasadorët Arvizu e Lu janë përplasur, fjala vjen, me murin blu të opozitës, i cili prej vitesh e ka rrethuar brenda një universi paralel PD e LSI, duke i bërë të shohin komplote manipulimi pas çdo kutie votash, korrupsion pas çdo firme zyrtari, apo duke i konsideruar të huajt e Tiranës, “të ndryshëm” nga shefat në Uashington, Bruksel e Romë, që i kanë dërguar këtu në Tiranë. “Nuk flet me gojën e Amerikës kjo, bën lojën e Ramës” – ky është një refren që Yuri Kim e dëgjon dendur nga llogoret e opozitës. Të tjerë diplomatë kanë dëgjuar gjëra edhe më të rënda sipas situatave.

Ambasadorja Kim e ka bërë shpejt “aklimatizimin” me këtë lunatizëm kronik. Është mësuar të dëgjojë edhe kreun e shtetit të thotë se “ju amerikanët të vrisni me raketa”, apo eksponentë të opozitës që e konsiderojnë atë vetë dhe kolegët e saj, si vegla qorre të Edi Ramës, të cilat ai i drejton sipas qejfit dhe oreksit. Nuk ka asgjë të re në këtë faqe dheu, sa i përket fabulës politike, e në këtë optikë 25 prilli nuk ndryshon asnjë grimë nga java, muaji dhe viti paraardhës.

Megjithatë Yuri Kim e ndjeu se kësaj radhe duhet të thoshte disa të vërteta të thjeshta me zë të lartë dhe duke përdorur pa u lodhur frazën “ky është qëndrimi zyrtar i SHBA”! Pa hequr asnjë çast buzëqeshjen nga fytyra, edhe atëhere kur deklaratat e saj ishin shumë serioze. Hakmarrja është një gjellë që hahet e ftohtë, thotë proverbi që duket i shpikur enkas për këtë rrethanë.

Së pari Kim i vuri notë kaluese zgjedhjeve të fundit, duke rikonfirmuar atë që Departamenti Amerikan i Shtetit kishte deklaruar të pasnesërmen e mbylljes së procesit të votimit. Së dyti, dha njoftimin se opozita do të ishte në Kuvend në seancën e hapjes së shtatorit, duke bërë të kuptohet gjithashtu se me Lulzim Bashën ka një komunikim të shpeshtë dhe normal. Së treti, tha se për akuzat fantastiko-shkencore të Presidentit Meta, ka diskutuar me Uashigtonin, si për t’i dhënë lajmin e keq kreut të shtetit shqiptar se ato fjalë të hedhura në media nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë. Së fundi, mbrojti edhe një herë pa hezituar SPAK dhe reformën në drejtësi, kundër gjithë dallgës së akuzave që rëndom ngrihen kundër drejtësisë së re. Me fjalë të tjera, ka reklamuar pronësinë amerikane të reformës, si provë materiale të paanësisë dhe objektivitetit të saj.

Kjo panoramë “pikash mbi i” e ambasadores Kim ezauron praktikisht të gjitha temat e nxehta që mbajnë të okupuara sot selitë e politikës dhe studiot e debateve. Nuk qe e rastit që pas intervistës së mbrëmshme të Kim, edhe Bashkimi Evropian një ditë më pas, përmes përfaqësuesit të tij në Tiranë Soreca, tha tekstualisht se zgjedhjet ishin të mira dhe se krimet zgjedhore duhen hetuar.

Dalja publike në këtë pikë delikate të çertifikimit të zgjedhjeve, e dy diplomatëve më të lartë të huaj të akredituar në Shqipëri, përbën një mesazh të qartë se zgjedhjet shqiptare kanë mbaruar. Dhe se nuk mund të ketë asnjë proces paralel delegjitimimi të tyre, qoftë edhe nga pozita e rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye ta partisë së tij, apo nga pozicioni i atyre që shohin ëndrra me sy hapur për përmbysje rezultatesh, përsëritje zgjedhjesh etjetj.

Ky pozicionim i qartë tregon edhe se problemi i hershëm që opozita ka me ndërkombëtarët, vijon të mbetet i pazgjidhur edhe pas 25 prillit. Askush në qendrat e mëdha të vendimmarrjes në Perëndim, nuk është i gatshëm të pranojë tezën se zgjedhjet janë të mira vetëm kur ti i fiton ato. Procesi ka një fillim dhe një fund, të tjerat janë lojra politike.

Intervista e Yuri Kim është një kapak plumbi mbi zgjedhjet shqiptare. Ajo e hedh vështrimin praktikisht mbi sezonin e ri politik të vjeshtës, përtej rizgjedhjes së Bashës, hetimit të Metës dhe formatimit të qeverisë së re. Shprehja “nuk komentoj çeshtje të brendshme” e dëshmon më së miri këtë optikë amerikane të ngritjes mbi meskinitetin e politikës së bulevardit dhe banalitetin e mediave që sherret e ditës i shesin si betejën e Termopileve.

Tags: opinionskender MinxhoziYuri Kim

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
DASH shpalli ”non grata” Berishën, reagon ambasadorja Yuri Kim

DASH shpalli ''non grata'' Berishën, reagon ambasadorja Yuri Kim

Ekzekutimi i Taulant Gjikajt, vetëdorëzohet një nga autorët e dyshuar

Ekzekutimi i Taulant Gjikajt, vetëdorëzohet një nga autorët e dyshuar

Video/ “Sali, ti e kapërcen dot oqeanin?”/ Kur Rama jepte sinjale për Berishën

Video/ "Sali, ti e kapërcen dot oqeanin?”/ Kur Rama jepte sinjale për Berishën







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com