Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Presidentja e Botërorit flet për përqafimet e përlotjen, ka dy fjalë edhe për Serbinë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri
Foto/Nga Putin tek Macron, ja si u turpëruan liderët para një femre

Në intervistën ekskluzive dhënë për gazetaren Ilva Tare,  Presidentja, Kolinda Grabar Kitarovic, sqaroi se cilësimi si vellezër i kroatëve dhe shqiptarëve nuk kishte konotacion negativ. Megjithatë, deklarata është pritur me kritika në mediat serbe si dhe për të ka patur një reagim edhe nga Presidenti, Alexandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb i pyetur nga gazetarët tha se Beogradi nuk ka nevojë për vëllezër, por vetëm për miq, duke shtuar se priritet mbetet bashkëpunimi ekonomik. Ai shtoi se nuk i intereson aspak numri i shqiptarëve apo kroatëve që kanë dhënë jetën për Kroacinë, e madje se diçka e tillë nuk e tremb. Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç është shprehur me tone mjaft pozitive gjatë vizitës së saj në Shqipëri, duke nënvizuar se Kroacia është e vendosur për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet me vendin tonë, duke premtuar edhe mbështetje për rrugën drejt antarësimit në BE.

Zonja Presidente, Grabar-Kitarovic, faleminderit për këtë intervistë

Grabar-Kitarovic: Faleminderit

Kam përshtypjen se nuk po intervistoj thjesht Presidenten e Kroacisë por edhe një yll ndërkombëtar pas Kupës së Botës…

Grabar-Kitarovic: Ah, nuk do ta quaja kështu. Unë isha një tifoze e futbollit dhe sigurisht tregova një krenari kombëtare, krenarinë për skuadrën time dhe të futbollistëve që e meritonin plotësisht të fitonin por nuk kishim fat mjaftueshëm. Pavarësisht gjithçkaje fituan zemrat e botës.

Por edhe ju gjithashtu keni marrë vëmendje botërore dhe po lexoja shtypin ndërkombëtar që thonin “Mala zemlja, veliki snovi” “vend i vogël, ëndrra të mëdha”. Çfarë duhet të mësojmë nga modeli i Kroacisë?

Grabar-Kitarovic: Absolutisht, gjithmonë e them se nuk ka vende të vogla. Mund të jesh i vogël në kuptimin e numrit të popullsisë apo në perimetrin e territorit, por gjithmonë je aq i madh sa e bën veten, sa është edhe zemra jote, nëse ke ëndrra të mëdha dhe i vendos vetes qëllime të larta, objektiva të mëdha por gjithashtu vetëbesim dhe besimin e miqve.

Ishte shumë interesant fakti që jo vetëm ishit mbështetëse e skuadrës suaj kur ata fitonin, por i mbështët fuqishem edhe kur ata humbën…

Grabar-Kitarovic: Sigurisht, ai është momenti kur duhet më shumë mbështetje. Mua nuk më pëlqen shprehja ‘humbën” por nuk fituan apo nuk po kryesonin. Sigurisht ky është momenti kur duhet t’i mbështesësh më shumë dhe kjo ka vlerë gjithashtu për miqtë e tu, në kuptimin e marrëdhënieve mes vendeve si përshembull midis Kroacisë dhe Shqipërisë dhe prandaj ne ju mbështesim kaq shumë në rrugën tuaj për në Bashkimin Europian.

Pyetja e fundit për Kupën e Botës. Ju pamë në lot kur përqafuat Luka Modric. Cili ishte përjetimi juaj?

Grabar-Kitarovic: Përjetimi ishte se ai ishte lojtari më i mirë i gjithë kampionatit por fatkeqësisht skuadra nuk ishte në formën më të mirë. Përfunduam të dytët. Pra pata emicione të përziera, lotët ishin lot gëzimi dhe trishtimi, por para së gjithash ishin lotë krenarie për të dhe për skuadrën dhe për vendin.

Nuk ju shqetësoi rrebeshi…

Grabar-Kitarovic: Jo, aspak

Sepse nuk kishit çadër

Grabar-Kitarovic: Nuk ka rëndësi, edhe nëse do të më kishin ofruar një çadër, do ta kisha refuzuar sepse doja të ndaja gjithë momentet me skuadrës, pra nëse ata po qëndronin në shi, edhe unë doja të qëndroja në shi.

Ajo ishte mbrëmja që keni dhënë më shumë përqafime?

Grabar-Kitarovic: Unë jam një njeri që përqafoj shumë. Më pëlqen të përqafoj njerëzit. I përqafoj njerëzit edhe kur dal në rrugë në Kroaci. Mendoj se është një mënyrë e mirë për të  shprehur emocionet dhe nuk duhet të kemi frikë nga prekja njerëzore. Si politikanë nuk duhet të jemi në pamje të rregullt dhe jo emocionalë. Mendoj krejt të kundërtën, që prirja moderne për politikanët apo zyrtarët të jenë sa më afër njerëzve që të munden. Disa mund ta quajnë populizëm dhe qasja është në fakt populiste por është populizëm pozitiv kur je me njerëzit dhe i dëgjon ata.Populizmi negativ është kur i thua njerëzve ato që ata pëlqejnë të dëgjojnë, por që janë të pamundura për t’u bërë. Mendoj se të gjithë duhet të punojmë për unitetin në shoqërinë tonë, unitetin për të përmbushur qëllimet. Sigurisht kemi mendime të ndryshme se si mund të plotësohen objektivat por për sa kohë biem dakord për interesin kombëtar, është në rregull.

Shtypi serb nuk ishte i lumtur me vlerësimin tuaj për të falenderuar shqiptarët që luftuan në luftën kroate. Cili është komenti, përgjigja juaj?

Grabar-Kitarovic: Unë kurrë nuk e kam përmendur Serbinë në fjalimin tim dhe këta njerëz morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë. Shumë prej tyre dhanë jetën për lirinë e Kroacisë dhe sigurisht që duhet të falenderoja shqiptarët në të njëjtën mënyrë siç falenderova boshnjakët dhe serbët që morën pjesë në mbrojtjen e Kroacisë.

Zonja Presidente, ju takuat të gjithë përfaqësuesit e klasës politike, maxhorancën, opozitën, Presidentin e Republikës, kreun e parlamentit. Cili ishte mesazhi kryesor që ndatë me ta?

Grabar-Kitarovic: Mesazhi kryesor ishte për të qëndruar të fortë, shkoni përpara, kujdesuni. Natyrisht nuk do të jetë një proces i lehtë integrimi në Bashkimin Europian. Bëhet gjithmonë e më e vështirë me çdo vend të ri që anëtarësohet. Procesi ynë ishte i ndërlikuar dhe u thashë që ju lutem përdorni eksperiencën tonë, nuk kemi për qëllim t’u marrim nën kujdestari por duam t’ju nxisim dhe t’ju themi se çfarë duhet të bëni prandaj ju lutem na pyesni se çfarë ju nevojitet dhe mund t’ju ndihmojmë jo vetëm me gjërat që kemi bërë mirë por edhe me gjërat që nuk i kemi bërë aq mirë që të mund të shmangni gabimet

Si mund të ndodhë kjo? Mund të nënshkruhet një marrëveshje për këto këshilla?

Grabar-Kitarovic: Ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje por gjithashtu mund të jetë edhe informale në kuptimin që zyratrët tanë të vijnë në Shqipëri në mënyrë periodike ose disa nga pjesëmarrësit tanë në procesin tonë të anëtarësimit të vijnë në Shqipëri për të punuar sipas një kontrate që mund të jetë dypalëshe ose e iniciuar nga Bashkimi Europiane.

Kroacia ka shqetësime për ndotjen në detin Adriatik. Ju ishit në Durrës. Çfarë prisni nga Shqipëria?

Grabar-Kitarovic: Shpresoj që ne të punojmë së bashku me Malin e Zi dhe të zgjidhin çështjet e ndotjes së detit midis Shqipërisë dhe Kroacisë sepse fatkeqësisht, në veçanti në muajt e dimrit, valët e detit dhe era i sjellin mbetjet në brigjet tanë dhe pastaj çdo pranverë kemi problemin e madh të pastrimit të mbetjeve. Menaxhimi i mbetjeve është një aspekt tjetër i vështirë i anëtarësimit në Bashkimin Europian, edhe pse në kohët e fundit po shkon mirë për Shqipërinë.

Ju vizituat Beratin gjithashtu dhe morët titullin qytetare nderi atje.

Grabar-Kitarovic: Sigurisht, tani jam qytetare e Beratit!

Ju pëlqeu qyteti?

Ishte fantastik!

Me çfarë mbresash po largoheni nga Shqipëria?

Grabar-Kitarovic: Me përshtypje të shkëlqyera miqësie midis Kroacisë dhe Shqipërisë, edhe mes shqiptarëve dhe kroatëve. Me shpresa të mëdha për ju dhe sigurisht duke punuar për anëtarësimin tuaj në Bashkimin Europian sa më shpejt të jetë e mundur.

Tags: BotëroritfletpërlotjenpërqafimetpresidentjaSerbinë

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Next Post
Ndarje dhe shkëmbim territoresh me Serbinë? Reagon ambasadori i SHBA në Kosovë

Ndarje dhe shkëmbim territoresh me Serbinë? Reagon ambasadori i SHBA në Kosovë

Arrestohet gruaja e një komandati të ISIS-it

Arrestohet gruaja e një komandati të ISIS-it

Foto/Njihuni me bukuroshen durrsake, ngriti flamurin shqiptar në mes të Greqisë

Foto/Njihuni me bukuroshen durrsake, ngriti flamurin shqiptar në mes të Greqisë

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com