Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Presidenti Trump kritikon ashpër senatorin McCain

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Presidenti Donald Trump kritikoi Senatorin John McCain në një miting politik në Alabama, për kundërshtimin e përpjekjes së kohëve të fundit të Partisë Republikane për zëvendësimin e ligjit të shërbimit shëndetësor.

Gjatë fjalës së mbajti në një takim fushate për senatorin republikan Luther Strange, Trump tha se kundërshtimi i zotit McCain ishte diçka “e trishtueshme” dhe “e tmerrshme”.

“Do ta kemi më të vështirë pa votën e zotit McCain” tha Trump, por shtoi ai, “Kemi për ta realizuar objektivin tonë”.

Presidenti Trump i vazhdoi sulmet ndaj Senatorit të Arizonës përmes disa twiteve të shtunën në mëngjes. Në njërin prej tyre ai shkruante:

“John McCain nuk pati asnjëherë si qëllim ta votonte ligjin, të cilin guvernatori i tij e mbështet shumë. Ai pati zhvilluar fushatë kundër Obamacare, me veprimin e tanishëm e la në baltë Arizonën.”

Senatori McCain ja bëri të njohur republikanëve kundështimtin e tij të premten, për zëvendësimin Aktin të Shërbimit Shëndetësor të Përballueshëm, që njihet si Obamacare, arritja e rëndësishme e ish Presidentit Obama në politikën e brendshme.

Senatori 81-vjeçar, i cili po lufton me kancerin në tru, tha se atë nuk e lejonte ndërgjegja të votonte për një ligj, që do të ndryshonte pjesë të konsiderueshme të “Obamacare” dhe do t’i zëvendësonte ato me grante për shtetet e veçanta, që t’i formulonin vetë programet individuale të shërbimit shëndetësor.

Kundërshtimi i zotit McCain rrezikon ta hedhë poshtë propozimin e ri dhe shumë vite përpjekjesh të republikanëve për ta prishur dhe zëvendësuar atë.

Një numër i madh organizatash mjekësore dhe një grup dypartiak guvernatorësh shtetesh janë gjithashtu kundër propozimit të republikanëve, duke argumentuar se ai do të linte miliona njerëz të humbnin sigurimin shëndetësor, ose t’u pakësohej mbulimi i disa shërbimeve shëndetësore.

Tags: ashpërkritikonMcCainpresidentisenatorinTrump

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

Zoran Zaev: Në 2019 do të regjistrohet popullsia e Maqedonisë

Cavani ‘turpërohet’ përballë Montpellier (Video)

Finalizohet “lidhja” ndërmjet SHBA-ve dhe Spanjës, ja përse bëhet fjalë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com