Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Presidenti, negociatat para kamerave si rekord Guinness

Nga: Lutfi Dervishi

Zgjedhja e kryetarit të shtetit nga një moment solemn, po kthehet në një teatër banal ku gjithkush rreket të përfitojë dhe i humburi i vetëm me gjasë do të jetë shtetari i parë i ardhshëm.

Negociatat live para kamarave mund të jenë propagandë, mund të jenë breaking news, mund të jenë lajm, mund të jenë befasi, mund të jenë çudi, mund të rezultojnë edhe në mrekulli, mund të jenë gjithçka përveçse negociata.

Marrëveshja është synimi i negociatave. Por a mund të arrihet ujdi me transmetim live? Nëse arrihet këtë radhë, ky do të jetë rekord Guinness dhe leksion me vlerë për teknikat e negocimit. Gjuha e trupit, toni i bisedës, predispozita janë krejt ndryshe kur negociohet në mirëbesim dhe pa praninë e kamarave.

Me kamera negociatat nuk dallojnë shumë nga fjalimet në Parlament, nga kushtrimet në sheshe, nga ligjëratat në selitë e partive, apo llomotitjet në studiot televizive.

Shtatë nga tetë presidentët e zgjedhur pas ndryshimit të sistemit janë zgjedhur nga shumica parlametare. Jo nga opozita! I vetmi rast kur opozita diktoi kandidatin e saj ishte viti 2002. Dhe Presidenti që doli nga negociatat pa kamera, rezultoi dhe më i miri i 32 viteve tranzicion.

Shumica e majtë në atë kohë ashtu sikudër edhe sot i kishte votat për të zgjedhur vetë Presidentin. Por ishte kushtëzuar nga “zgjerimi i fitores” në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Faktori ndërkombëtar jo vetëm këshilloi dhe këmbënguli, por edhe paralajmëroi shumicën në atë kohë se Presidenti duhet të zgjidhe në konsensus të plotë me opozitën.

Negociata nisën me kriteret. Kriteri kryesor ishte të zgjidheshin një kategori njerëzish që në kuptimin më të mire i kishin “shërbyer” të dy palëve dhe vendit, pra kandidatë nga diplomacia, ushtria, njerëz me integritet nga gjyqësori, akademia etj. Pas këtij kriteri u përpiluan lista. Natyrshëm radha e propozimit i takonte shumicës dhe ashtu ndodhi. Kandidati i shumicës u tërhoq. Dhe pjesa tjetër është historia e Presidentit Moisiu! Një kujtesë: në tavolinën e negociatave, nuk kishte ekspertë apo të deleguar, por ishin ulur vetë kryetarët e partive.

Këtë radhë, nuk bëhet fjalë për negociata, por për teatër. Pala e shumicës (z. Balla me shokë nuk e di kush do të jetë Presidenti ardhshëm dhe pala përballë nuk di as se kush mund të jetë kandidat për President).

Shumica po e shfrytëzon këtë rast për të prodhuar disa seri shtesë të telenovelës së opozitës, ndërsa opozita nuk ka konsesus për kryetarin e Partisë Demokratike dhe po kërkojnë konsensus për Kryetarin e Shtetit. Vetë kryeministri me një gur do të vrasë dy zogj: të zgjedhë presidentin dhe të mbajë gjallë zjarrin e përcëllimit të opozitës. Dhe po ja arrin.

Ndërkombëtarët këtë radhë nuk po kërkojnë të kushtëzojnë aq më pak të paralajmërojnë shumicën për President me konsesus. Pretendimet e opozitës për legjitimitet të cunguar të shumicës nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar janë minuar me eficensë të plotë nga vetë opozita.

Në vend që të kërkonte hetim parlamentar për këto zgjedhje, opozita kërkoi komisione hetimore për gjithçka tjetër. Në vend që të kushtëzonte shumicën, në rastin e votimit të komisioneve të vettingut dhe minimumi të kërkonte që shumica të hiqte dorë nga ndryshimi i njëanshëm që i bëri kodit zgjedhor, opozita ra dakord për komisionin e radhës për reformën zgjedhore!!!

Vetë PD, kur ka qenë shumicë ka zgjedhur për President, kryetarin e Partisë Demoratike, nënkryetarin e PD-së, ministrin e Brendshëm të PD-së dhe imponoi si zgjedhje z. Moisiu.

Me shumë gjasë, Presidenti do të jetë zgjedhje e shumicës. Pyetja është: a do të shkohet te zgjedhja më e mirë apo siç kemi traditën do të shkojmë te zgjedhja “më e mirë për momentin”.

Kur flasim për kriteret askush nuk përmend si kriter që kandidati/ja duhet të jetë shtetar/e, sepse duket se preferohet më mirë një ushtar/e.

Shqipëria është vend i vogël, por me ego të madhe dhe nuk ka luks që Presidenti/ja e ardhshme të jetë një kandidat që kënaq vetëm katundin tonë të madh. Duhet një kryetar shteti që të qëndrojë mbi palët në Shqipëri dhe të jetë palë serioze dhe pëlqyeshme për jashtë vendit. Shumica këtë radhë dhe në fakt vetë Kryeministri do të gjykohet jo pse zgjodhi vetëm Presidentin, por për cilësinë e zgjedhjes.

Sa për negociatat me kamerat live ato mund të prodhojnë gjithçka me përjashtim të një shtetari/e të denjë për postin e kryetarit të shtetit.

Tags: Lutfi Dervishinegociatatpresidenti

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Goditja e 8 grupeve kr*minale/Çuçi: Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet

Goditja e 8 grupeve kr*minale/Çuçi: Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në “shtetrrethim”

Shkollat e universitetet pushim në 25 Maj, Tirana në "shtetrrethim"

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit

Si po ndikon l*fta në furnizimet globale të ushqimit







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com