Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Presidenti i vetëshpallur monark, përfundon shumë keq”, Ngjela paralajmëron Metën

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Do të nisin arrestimet e politikanëve’, Ngjela: Gati qeveria teknike

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka analizuar gjendjen në të cilën ndodhet sot vendi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ngjela shkruan se  Ilir Meta po tenton që të vetëshpallet monark absolut por që do të përfundojë keq. Ndërsa i cilëson aktet e ndërmarra nga presidenti veprime antisovrane dhe tradhti kombëtare.

“Duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.
Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim”, nënvizon avokati.

Po ashtu, sipas Ngjelës, perëndimorët i kanë quajtur nul aktet e presidentit dhe se po presin që Metës dhe të tjerëve që synojnë anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës e ligjit.

Statusi i plotë:

Kur një president i një republike parlamentare që është zgjedhur nga parlamenti, befas pretendon të jetë monark absolut dhe mbi parlamentin, shoqëria kalon në tragji-komedi; kurse presidenti i vetëshpallur monark absolut, përfundon shumë keq. Por me një kusht: shteti duhet të jetë shumë i fortë, për t’i treguar vendin komedianit.

l.
Kjo është gjendja e sotme në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta nuk ka aftësinë intelektive të kuptojë se çfarë është sovraniteti dhe kush është mbajtësi i tij. Prandaj, duke qenë në regres mendor, po i duket vetja sovran. Jo. Këtë marrëzi ia ndalon kushtetuta në nenin 2 të saj, kur shprehet:
1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Kjo është esenca e demokracisë në një republikë parlamentare. Të dy pikat e nenit 2 të Kushtetutës së Shqipërisë duhet t’i kujtojnë presidentit Meta që posti i tij nuk ka lidhje me sovranitetin, dhe çdo hap antisovranitet është tradhëti kombëtare.
Po a kupton presidenti shqiptar se ç’është sovraniteti?
E kupton dot ky që nuk mund të ketë fare sukses në lidhje me ushtrimin e ndonjë lloj dhune kundër parlamentit? Sepse, pyetja është, cili është organi që mund të cenojë sovranitetin e republikës? Asnjë. Por, duhet të kujtohemi ndërkaq se luftën me parlamentin nuk e ka fituar asnjë monark, e jo më një president i dobët.
Në qoftë se Ilir Meta nuk i kupton këto, është mirë të futet e të rrijë në zyrën e tij e të mendohet thellë, derisa çështja kundër tij të mos ketë hyrë në një pikë pa kthim. Nëse i kupton, por nuk dëshiron t’i pranojë këto çështje të sovraniteti, sigurisht që do të mbërrijë në një pikë pa kthim.

Po partitë politike e dinë që kushtetuta nuk ua lejon shprehjen e dhunës për interesa pushteti në nenin 9 pika 2 të saj, kur shprehet hapur se: “partitë politike dhe organizatat e tjera… që përdorin dhunë për marrjen e pushtetit ose për të ndikuar në politikën shtetërore janë të ndaluara me ligj?”

ll.
Kjo është arsyeja kushtetuese shtetërore në Shqipërinë e sotme. Dhe, a e kuptoni tani se në çfarë lloj akti kanë hyrë presidenti i Shqipërisë dhe një apo disa parti politike që kërkojnë të dominojnë politikën me dhunë?
Ligji nuk mund t’i tolerojë, kurse qeveria shqiptare nuk po zbaton as kushtetutën dhe as ligjin. Prandaj ka ardhur koha që shteti duhet të godasë antishtetin me të gjitha mjetet.
“Shqipërinë e drejtoj unë – tha presidenti – dhe jo Amerika e Italia”, për faktin që perëndimorët ia quajtën nul aktet e tij.

Por, më çfarë e drejton Shqipërinë ky president, i di ky kompetencat kushtetuese që ka? Perëndimorët po qeshin me të, por nuk e di se ku ndodhet kryeministri shqiptar, do ta vijojë forcën parlamentare?
Shqiptarët dhe perëndimorët po presin që këtij presidenti, dhe atyre që duan anarkinë, t’iu vendoset këmisha e forcës së ligjit. A do ta bëjë dot kryeministri aktual?
Kjo pritet për t’u parë.

Tags: ilir metamonark absolutperëndimorëtSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

12:05 | 15/11/2025
Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane
Aktualitet

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë
Politikë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Next Post
Refuzoi të shoqërohej, policia i thyen krahun 61-vjeçarit

Refuzoi të shoqërohej, policia i thyen krahun 61-vjeçarit

“Shtohet numri i azilantëve shqiptarë”, ish-deputetja: Duhet të ndalim planin e Ramës

"Shtohet numri i azilantëve shqiptarë", ish-deputetja: Duhet të ndalim planin e Ramës

Kënga shqiptare që po çmend yllin brazilian të futbollit

Kënga shqiptare që po çmend yllin brazilian të futbollit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik
Politikë

Rama: PD fshihet pas pseudo-kandidatëve; Florian Binaj është vetëm “kandidat i pavarur” simbolik

by mirseda
12:05 | 15/11/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” Florian Binaj, kandidatin për Bashkinë e Tiranës, zgjedhje të cilat nuk u...

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 6 vite burg për mashtrim me dokumente amerikane

11:30 | 15/11/2025
Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

Vonesa nga burokracitë; kamerat inteligjente do ta kishin zbardhur atentatin në Rinas menjëherë

11:20 | 15/11/2025
Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

Rama: Institucion kombëtar kundër tumoreve; mungesat e barnave zgjidhen me buxhetin 2026

11:05 | 15/11/2025
Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

Rama: Zgjedhjet s’kishin për qëllim fajësimin e Veliajt; Ogerta do të rikandidojë për Tiranën

11:01 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com