Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Presidenti Biden në mbrojtje të së drejtës së votës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Presidenti Biden në mbrojtje të së drejtës së votës

Presidenti demokrat Joe Biden, nën presionin e udhëheqësve të të drejtave civile, mbajti një fjalim në Filadelfia për një legjislacion gjithëpërfshirës mbi të drejtën e votimit, i cili është bllokuar në Kongres për shkak të kundërshtimit republikan.

Rreth 12 shtete të kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ligje që ose kufizojnë votimin ose ndryshojnë rregullat e zgjedhjeve në përgjigje të pretendimeve të pabaza të ish-Presidentit Donald Trump se ai humbi në zgjedhjet e 2020, për shkak të manipulimit të votave.

Ndërsa ligji për të drejtat e votës përballet me një betejë të ashpër në Kongres, përqendrimi i Presidentit Biden tek kjo e drejtë e lejon atë të marrë mbështetje mes votuesve demokratë ndërsa këta të fundit punojnë për të mbajtur kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e vitit 2022.

Muajin e kaluar, republikanët e Senatit bllokuan një projekt-ligj të reformës zgjedhore që mbështetej nga demokratët që do të kishte zgjeruar mundësitë për të votuar përpara Ditës së Zgjedhjeve, që do të bënte më transparente kontributet e caktuara të fushatës zgjedhore dhe që reformonte procesin për ndarjen e qarqeve të kongresit. Republikanët thanë se projekt-ligji shkelte autoritetin e vetë shteteve për të vendosur ligjet e tyre zgjedhore.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të hënën se në fjalimin e tij në Filadelfia, presidenti Biden do t’i quajë përpjekjet për të hequr të drejtën e votës “sfidën më të rëndë për demokracinë amerikane që nga Lufta Civile”.

Presidenti do të argumentojë “se mohimi i së drejtës për të votuar është një formë shtypjeje” dhe do të diskutojë hapat që administrata ka në plan të ndërmarrë për të mbështetur të drejtat e votës, tha zonja Psaki.

Qyteti i zgjedhur për fjalimin nga presidenti Biden në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës përbën një simbolikë të fuqishme për shumë amerikanë. Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u nënshkruan të dyja në Sallën e Pavarësisë, vetëm disa hapa larg nga qendra e qytetit.

Fjalimi i presidentit Biden në Filadelfia do të trajtojë vazhdimin e “sulmet nga ligjet që shtypin të drejtës së votës bazuar në një teori të rrezikshme dhe të diskredituar konspirative që kulmoi me një sulm (më 6 janar) në Kapitolin tonë”, tha zonja Psaki.

Demokratët kanë luftuar së bashku me grupet e të drejtave civile për të luftuar valën e kufizimeve të votimit që kritikët thonë se vë në shënjestër votuesit afrikano-amerikanë, hispanikë dhe të rinjtë, të cilët kanë ndihmuar në zgjedhjen e demokratëve.

Në Teksas të hënën, dhjetëra ligjvënës demokratë u larguan nga ky shtet si pjesë e një veprimi të orkestruar për të prishur përpjekjet e kolegëve të tyre republikanë për të miratuar një ligj për kufizimin e votimit dhe masa të tjera konservatore në një sesion të posaçëm legjislativ.

Ligjvënësit republikan të këtij shtetit thonë se ligjet e tyre të reja të votimit janë krijuar për të rritur sigurinë e zgjedhjeve, duke cituar pretendimet e zotit Trump se ai humbi për shkak të manipulimeve të përhapura. Këto pretendime u hodhën poshtë nga shumë gjykata, autoritetet shtetërore të zgjedhjeve dhe administrata e vetë zotit Trump.

Këtë vit Guvernatorët republikanë në Xhorxhia, Arizona, Florida dhe Ajoua miratuan ligje që parashikojnë kufizime të reja në procesin e votimit./VOA

Tags: Joe Bidenmbrotje e votesSHBA

TË LIDHURA

Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll
Bota

Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll

12:55 | 07/04/2026
PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës
Bota

PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës

12:53 | 07/04/2026
Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë
Bota

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

11:29 | 07/04/2026
Next Post

Irani thotë se po bisedon me SHBA-në për shkëmbimin e të burgosurve

Shqipëria ndër 4 vendet që kanë vaksinuar më pak popullsinë në Europë

Shqipëria ndër 4 vendet që kanë vaksinuar më pak popullsinë në Europë

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Protesta më 17 prill, Berisha zbardh skenarët: Bllokim rrugësh dhe sheshesh!
Aktualitet

Protesta më 17 prill, Berisha zbardh skenarët: Bllokim rrugësh dhe sheshesh!

by mirseda
12:58 | 07/04/2026
0

Më 17 prill opozita mban protestën e radhës kombëtare në Tiranë. Kreu i PD Sali Berisha, ka...

“Kam dhënë urdhër për…”/ Çështja ‘Gërdeci’, ja çfarë deklaroi Mediu nga SPAK

“Kam dhënë urdhër për…”/ Çështja ‘Gërdeci’, ja çfarë deklaroi Mediu nga SPAK

12:56 | 07/04/2026
Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll

Momenti i të shtënave me armë zjarri në konsullatën izraelite në Stamboll

12:55 | 07/04/2026
PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës

PAQE PËR PASHKË/ Presidenti Volodymyr Zelensky bën thirrje drejtuar Moskës

12:53 | 07/04/2026
Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

Korreshi: Mafia rrit çmimet e apartamenteve në Tiranë

12:35 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com