Vetëm 1400 nxënës janë ulur në bankat shkollore të SHF “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë për vitin shkollor 2017/2018, numër ky i cili para një dekade e më shumë ishte dy fish më i madh ?! “Është për të ardhur shumë keq kur shikon klasat dhe bankat e zbrazëta në shkollat shqipe në Preshevë”, thanë sot mësuesit e shkollave fillore në Preshevë.
Krahina e Preshevës ka hapur dyert e shkollave, kurse librat shqip po myken neper podrumet e Serbisë!?
Shkollat në Krahinën e Preshevës (Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë) kane hapur dyert e veta edhe pse nxënësit nuk kanë fat si moshatarët e tyre serb, të hapin librat në gjuhën e tyre amtare. Mësimi ka filluar sikur në Kosovë edhe në Luginë në 15 shkolla fillore dhe 4 të mesme me rreth 9000 nxënës në shkolla apo për 800 nxënës e pak se në vitet paraprake.
Mësohet se në Krahinën e Preshevës hapen dyert e shkollave, por jo edhe librat shqip të cilat po myken nëpër podrume!?. Themi kështu sepse 103.222 (6 tone) tekste shkollore për shkollat fillore nga Kosova sot e një vit mbahen të bllokuar, në vend që të jenë në duarve të nxënësve.
Fenomen tjetër mjaft shqetësues për arsimtarët dhe prindërit është edhe largimi i nxënësve shqiptarë nga Lugina e Preshevës si rezultat i mungesës së perspektivës në rajon, në njërën anë dhe zhgënjimit ty prindërve me papunësisë dhe lojërave pa kufi të pushtetarëve mes liderëve shqiptarë, luftë se tyre për karrige?!
Se ku po treten dhe pse flet drejtoresha e shkollës në Preshevë Besa Sahiti, drejtoresh e cila ka shprehur shqetësimet e saja për shkak edhe sivjet shume nxënës kanë braktisur shkollën, duke lënë klasat dhe bankat e zbrazëta me të mbërthyer vaji. Sipas drejtoresh ky zvogëlimi i nxënësve është si pasoje e politikave diskriminuese (mungesa e teksteve) por edhe krizës ekonomike dhe politike ne Preshevë.
“Sivjet shkollës sonë i mungojnë 100 nxënës apo dy paralele. Do përkujtuar se para një viti mu në këtë shkollë kishim 1502 nxënës apo 76 paralele, kurse sivjet shume syresh mungojnë bashkë me tekstet shkollore në gjuhën shqipe..” shpjegon drejtoreshe Sahiti , raporton “Presheva Jonë”
Sipas saj, deri tani nxënësit shqiptar kanë marrë shënime në diktim nëpër shkolla në mungesë të teksteve shkollore.
Ndërsa rreth numrit te nxënësve drejtoresha e shkollës Besa Sahiti shton se ”Si çdo vit edhe këtë herë numri i shkollarëve të rinj po bie si pasojë e shpërnguljes apo largimit të familjeve shqiptare në Kosovë apo në shtetet perëndimore. Veç në Presheve ky zvogëlim i nxënësve vërehet dukshëm edhe në paralelet e ndara në fshatin Zhunicë, Tërrnavë, Norcë, St.Hekurudhorë, Miratoc, Caravajske në SHF “Migjeni”.. ku kemi një numër shume të vogël të nxënësve në krahsim me vitet e mëhershme”.