Presidenti rus, Vladimir Putin ka komentuar zgjedhjet në Amerikë dhe faktin që ende nuk e ka uruar presidenti e zgjedhur Joe Biden.
Putin ka thënë se ai është i gatshëm të punojë me çdo udhëheqës të Shteteve të Bashkura, por ende nuk është i gatshëm të njohë fitoren e Joe Biden.
Gjithashtu, ai ka shtuar se nuk ka asnjë motiv të fshehur pas vendimit të tij për të mos uruar presidentin e zgjedhur amerikan.
“Ne do të punojmë me këdo që ka besimin e popullit amerikan, por ky besim mund t’i jepet vetëm një kandidati, fitorja e të cilit është njohur nga pala kundërshtare, ose pasi rezultatet të konfirmohen në një mënyrë legjitime, ligjore. Dua të ju siguroj nuk ka motiv të fshehur se ne na pëlqen apo nuk na pëlqen dikush. Ne vetëm po presim fundin e ngërçit të brendshëm politik.”, u shpreh presidenti.
Joe Biden jozyrtarisht është shpallur fitues i zgjedhjeve bazuar në numrin e votave popullore që ka fituar dhe të votave elektorale. Kolegji Zgjedhor do të mblidhet më 14 dhjetor dhe formalisht do ta shpallë fituesin e zgjedhjeve, ashtu edhe siç përcaktohet në Kushtetutën amerikane.