Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Prangat prej letre të Lulzim Bashës dhe precedenti me Berishën krye-opozitar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Prangat prej letre të Lulzim Bashës dhe precedenti me Berishën krye-opozitar

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Nga: Ylli Pata

Prej disa vitesh Lulzim Basha dhe lidershipi i Partisë Demokratike kanë konsoliduar një diskurs politik jakobin, ku përdorin frazën “pranga”, duke premtuar se do të arrestohen zyrtarë të mazhorancës që ata i akuzojnë për krim, korrupsion, abuzime të tmerrshme etj.

Një diskurs që u përsërit edhe dje pas ngjarjeve të Shkodrës, ku pas konstituimit të Këshillit Bashkiak të njësisë më të rëndësishme vendore në veri të vendit, u premtua se opozita, pra PD, do të prangoste ata që Basha i cilëson si njerëz të krimit.

Pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, ku me mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe Bashkimit Europian, PD fitoi një instrument shumë të fuqishëm politik, siç është ligji drakonian i dekriminalizimit, i cili largon çdo zyrtar që ka shkelur qoftë edhe njëherë në një stacion policie, jo vetëm në Shqipëri, por çdo vend të Bashkimit Europian apo SHBA.

Një instrument politik, i cili i dha një aset të rëndësishëm opozitës, pasi sulmoi politikisht disa eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës, duke qenë deputetë apo edhe kryetarë të rëndësishëm bashkish.

Pikërisht ky instrument politik ju dha Partisë Demokratike, edhe si një mundësi për të mbështetur një aksion gjithashtu të rëndësishëm, madje më i rëndësishëm se sa dekriminalizimi, siç ishte reforma në drejtësi, si një instrument për të pastruar pallatin e drejtësisë, i cili më pas do të pastrojë të mëdhenjtë e politikës, apo “Peshqit e mëdhenj”, siç i cilësonte ambasadori amerikan Donald Lu.

Por ndryshe nga dekriminalizimi, Lulzim Basha kreu një rezistencë të fuqishme, madje të egër, ndaj reformës në drejtësi.

Refuzoi vettingun si instrument dhe monitorimin ndërkombëtar, duke nxjerrë teza sovraniste, e më pas dërgoi në Kushtetuese disa prej ligjeve më të rëndësishme të reformës, duke nisur nga vettingu dhe më pas të gjitha ligjet e hartuara nga Euralius dhe Opdat, si pjesë organike e zbatimit të reformës në drejtësi.

Në pranverën e 2017-s, kur duhet të ngriheshin trupat e vettingut, pasi kishte siguruar të drejtën e vetos nga pakti Meta-Basha-Lu-Vllahutin, me ndërmjetësimin telefonik të komisionerit Hahn, që në verën e 2016-s, PD pengoi ngritjen e tyre.

U desh ardhja e një zyrtari të lartë amerikan si Hoyt Brian Yee, i cili përveçse nxorri Bashën nga çadra, e bindi të rikthehet për të miratuar komisionet e vettingut.

Ndërkaq, me anë të manovrave anësore, PD dhe LSI shtynë juristët pranë tyre që të mos paraqisnin kandidaturat për trupat e vettingut, çka detyroi Ambasadën e SHBA dhe BE-së që të nxisnin aplikime masive për këto institucione nga juristë edhe jashtë organeve të drejtësisë.

Në vjeshtën e 2017-s, pas humbjes keqas në zgjedhje, PD u investua fuqishëm për dosjen “Tahiri,”, e cila doli pas hetimeve të grupit Habilaj nga ana e Prokurorisë së Katania-s.

Lulzim Basha kërkoi publikisht arrestimin e Saimir Tahirit. Dhe ja kërkoi kryeprokurorit të asaj kohe, Adriatik Llallës, i cili kishte me ligjin e asaj kohe kompetenca të plota.

Prokuroria, pas qëndrimit të Bashës, kërkoi menjëherë arrestimin e Saimir Tahirit, gjë që mazhoranca nuk dha leje, por duke kërkuar që të hetohet plotësisht  ish-ministri i tyre, i cili u largua nga të gjitha pozicionet drejtuese në PS, dhe më pas u largua edhe si parlamentar.

Por në fund të vjeshtës, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, denoncuan fuqishëm kryeprokurorin e atëhershëm Adriatik Llalla dhe nuk lejuan që ai të zgjaste mandatin e tij, ndërkohë që i kishte mbaruar, Basha doli hapur në krah të Llallës.

Opdat dhe Euralius, dy instrumente të SHBA dhe BE që punojnë ngushtë për reformën në drejtësi, kërkuan zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm.

Rama ftoi Bashën të hynte në proces për të propozuar një emër për prokurorin e Përgjithshëm. Kreu i PD-së nuk pranoi, duke e cilësuar pazar.

Prej largimit të Llallës, PD nuk ka njohur asnjë ditë Prokurorinë e Përgjithshme, atë të Krimeve të Rënda dhe organet e tjera të institucionit të akuzës, duke i deligjitimuar të gjithë zyrtarët e institucionit.

Po kush do të arrestojë sipas Bashës zyrtarët e korruptuar? Kush do të përpilojë dosjet për t’i dërguar në gjykatë? Askush, përveçse Prokurorisë, sado problem që të ketë ai institucion.

Një opozitë, me anë të mekanizmave të saj në Kuvend pikërisht synon ta forcojë e pastrojë një institucion me anë të ligjeve apo personave që propozon për këto institucione.

Ndryshe çdo veprim i saj, ose do të jetë i pabesueshëm, ose gjysëm i besueshëm, ose jo shumë i besueshëm për seriozitetin e shtrimit të tyre.

Në disa raste PD, me anë të njerëzve të saj ka gjetur dhe publikuar ngjarje të rënda, që kanë rezultuar si skandale, kryesisht nga deputeti Agron Shehaj, si rasti i Unazës së Re. Të cilat janë pritur nga publiku me interes dhe ka pasur një alarm e presion për t’i çuar në fund.

Ajo që mund të bëjë një opozitë është pikërisht presioni apo edhe kontributi për të shtyrë hetimet. Qoftë edhe duke dërguar dosje të plota në Prokurori, nëse ka dijeni dhe mundësi prej rrjetit të juristëve apo burimeve që një opozitë gjithmonë gjen akses.

Partia Demokratike, apo çdo forcë politike, qoftë edhe me mbështetje të gjerë, nuk mund të ketë monopolin apo atributin e së vërtetës në një akuzë apo fakt që ngre, ajo thjesht nxit apo shtyn një veprim institucional.

Por në historinë e saj, PD ka përdorur pikërisht retorikën jakobine e në të vërtetë nuk ka kryer atë që ka thënë.

Në vitin 1992, kur mori pushtetin në mënyrë plebishitare, Partia Demokratike nuk hartoi e miratoi dot një Kushtetutë, çka do të ishte themeli i Republikës së re postkomuniste.

Në vitin 1991, kur PPSH e Ramiz Alisë propozoi një draft Kushtetute, PD e hodhi poshtë, duke kërkuar që të miratoheshin vetëm disa dispozita kushtetuese me kusht që pas një viti të hartohet me konsensus një ligj themeltar i ri. Nuk ndodhi.

Në opozitën 1997-2005, Sali Berisha akuzoi mënxyrisht gjithë ministrat dhe zyrtarët socialistë, si mamuthë korrupsioni e të lidhur me krimin, por kur erdhi në pushtet nuk dërgoi në Prokurori, edhe kur e mori vetë këtë institucion, asnjë dosje ndaj zyrtarëve të PS-së.

Madje në një konferencë me Fatos Nanon, Berisha tha se akuzat ndaj tij ishin thjeshtë luftë politike.

E kështu me radhë për të ardhur pas 2016-s, kur PD u përplas edhe me SHBA e BE-në për të pastruar drejtësinë nga njerëzit e lidhur me zyrtarët e korruptuar. Nuk ka rrugë tjetër në një sistem si i yni përveç institucioneve për të dërguar akuzat e për të shtyrë hetimet.

Përndryshe, prangat që thotë Lulzim Basha janë thjeshtë prej letre, që grisen dhe hidhen në kosh sapo largohen kamerat në sallën bosh të konferencave të shtypit të selisë, që dikur ka qenë Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore. /TemA

 

Tags: bashaBerishaopozitarët

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
“Sillet si mbret, por është në prag të burgut”, akuza e fortë e Ngjelës ndaj Metës

Meta është në hall, por nuk ka intelekt për t'i shpëtuar drejtësisë

Burgjet japin miratimin, Kostandin Xhuvani merr pjesë në varrimin e babait

Burgjet japin miratimin, Kostandin Xhuvani merr pjesë në varrimin e babait

“Jo, kam frikë”, Mihal Kokëdhima tremb ish-banoren e Big Brother

“Jo, kam frikë”, Mihal Kokëdhima tremb ish-banoren e Big Brother

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com