Mbështetësit e Real Madridit kanë përmbytur me komente faqen e Instagram të së dashurës së Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.
Ronaldo është raportuar se do të nënshkruajë një marrëveshje për të kaluar tek Juventusi, me vlerë 88 milionë dollarë.
Por tifozët të nxitur nga zërat se Ronaldo dhe Rodriguez janë fejuar pasi ajo u shfaq me unazë në gisht gjatë Kupës së Botës, i kanë kërkuar asaj nëpër komente që të bindë Ronaldon që të qëndrojë tek Reali.
24-vjeçarja është vendosur në Madrid, aty ku dhe ka takuar Ronaldo, 33 vjeç, ndërsa punonte në një butik.
Ndoshta ajo mund ta ndjekë yllin portugez tashmë edhe në Torino, sepse ata të dy i lidh edhe vajza e tyre Alana Martina.
Por, tifozët e kanë përmbytur me komente Rodriguez, pasi ajo postoi një foto nga Kupa e Botës ku kishte veshur një fanellë të Portugalisë me emërtimin e Ronaldos.
Njëri i shkroi: “Mos lejoni që Cristiano të largohet nga Madridi. Ju lutem, mos e leni të shkojë. ” Një tjetër shtoi: “Thuaj të dashurit tuaj që të mos e lërë Real Madridin, tani na nevojitet”.
Burimi: Daily Star
Përshtati: Tirana Today