Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Populli PPP”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Populli PPP”

Nga Mirgen Pero

Që në mëngjes, sapo hap telefonin një lumë portalesh të bombardojnë me fjalën PPP. Shifra marramandese, 200 milionë euro për këtë gjë, 30 milion euro atë gjë, 15 milion euro këtej, 70 milionë euro andej.

Pas habisë së ditëve të para për shifra të tilla, besoj se sot për çdo shqiptar është në kuadrin e “normales” që të dëgjosh dhënie koncesione me vlera të tilla (s’po i quaj më marramendëse). Ashtu siç është bërë normale që të tilla PPP ti asociojmë me vjedhje, zhvatje, dhe kurrsesi me vlerë dhe investim për popullin.

Ku ndodhet e vërteta? S’besoj se ka njeri që sot di ta ndajë, që këto janë fryrje masive vlerash projektesh, apo janë thjesht akuza për të rritur kredon politike të personave të caktuar.

Sa herë dëgjojmë një analist që akuzon për abuzim me PPP, përballë tij kërcen një analist tjetër po aq i njohur sa ky i pari, që e kundërshton që e ka gabim. Sa herë shohim një akuzë që filan politikan është i lidhur me korrupsionin, krimin apo mafian, shohim një fistek politikan i që del në mbrojtje të këtij të parit. Sa herë shohim një iks (x) politikan që përbetohet për pastërti, del edhe një ypsylon (y) i tillë që shtrëngon duar politikanësh të huaj me emra të gjatë, dhe që premtojnë e premtojnë e premtojnë.

Në epokën e portaleve dhe televizionit, në epokën e informimit dhe fake news, internetit dhe propagandës, të gjithë hasim në të njëjtin problem dhe kemi të njëjtën pyetje. Cila është e verteta dhe kur do mbarojë vjedhja e popullit?

Në mes gjithë pjatave luksoze të së vërtetës që na serviren nëpër “restorantet mediatike”, unë kam të vërtetën time. Të vërtetën e “groshës”. Që ne jemi peng i një grupi njerëzish, që në 30 vitet e fundit e marrin popullin me “PPP” dhe e punojnë çdo 8 vjet, sipas rastit, shtresë pas shtrese, lëkurë pas lëkure, deri në palcë!

Është e vështirë të përkufizosh termin “PPP”. Unë jam në dilemë ndërmjet, Peng i Partive Politike, Pranojmë Politikanë të Papërgjegjëshëm apo Punojmë për Politikanë të Pangopur. Populli mund të ketë edhe njëmijë përkufizime të tjera.

E që gjithë këtë kakofoni shifrash, lajmesh, informacionesh, thashethemesh e premtimesh, shqiptari i thjeshtë ngelet po njësoj: Pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, pranë lumit i palarë, pranë Evropës “shpellar”!

Tags: politikanëtpopullippp

TË LIDHURA

Nis seancë në Kuvend! Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën,çështjet që pritet të diskutohen
Aktualitet

Nis seancë në Kuvend! Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën,çështjet që pritet të diskutohen

10:14 | 02/04/2026
Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën
Aktualitet

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

09:30 | 02/04/2026
Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA
Aktualitet

Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

09:21 | 02/04/2026
Next Post
Kapet trafikantja në Krujë, në kërkim djali i saj

Kapet trafikantja në Krujë, në kërkim djali i saj

Furnizimi me ujë mund jepet me koncesion. Gati projektligji

Furnizimi me ujë mund jepet me koncesion. Gati projektligji

“Perëndimi po fut Ballkanin në duart e Rusisë, Kinës dhe Turqisë”

“Perëndimi po fut Ballkanin në duart e Rusisë, Kinës dhe Turqisë”







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Nis seancë në Kuvend! Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën,çështjet që pritet të diskutohen
Aktualitet

Nis seancë në Kuvend! Interpelancë me ministrin Lamallari dhe Ramën,çështjet që pritet të diskutohen

by mirseda
10:14 | 02/04/2026
0

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë që pritet të nisë në orën 10:00....

13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër

13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër

10:08 | 02/04/2026
Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes

Kina i bën thirrje për përfundim të menjëhershëm të luftës: Përshkallëzimi nuk është në interes

09:58 | 02/04/2026
“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!

“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!

09:35 | 02/04/2026
Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

09:30 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com