Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Populizmi po e vret demokracinë italiane 

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Populizmi po e vret demokracinë italiane 

Nga Roberto Saviano “The Guardian”

Këtë muaj mbushen 1 vit që nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali. Tre muaj më vonë, Lidhja e Mateo Salvinit dhe Pesë Yjet e Luixhi di Maios, u ngjitën në pushtet. Është koha për të bëjmë një bilanc të situatës, ku gjendet sot vendi. Para së gjithash, ndodhemi në një emergjencë demokratike.

Disa mendojnë se nuk ka nevojë për alarme; pasi askush nuk e mori pushtetin me forcë, dhe qeveria gëzon një nivel të lartë të mbështetjes popullore (sipas sondazheve rreth 60 përqind). Por vetëm pse një qeveri gëzon përkrahje, kjo nuk duhet të na ndalojë të jemi të qartë mbi atë që po bën ajo.

Një demokraci liberale, nuk bëhet autoritare brenda disa muajsh, por ka shenja sado të vogla, që duket se tregojnë rrugëtimin e saj në atë drejtim. Disa javë më parë, mediat italiane u alarmuan nga raporti që shërbimet sekrete i kishin dorëzuar parlamentit.

Panorama që pikturonte raporti ishte jashtëzakonisht serioze, sidomos në dy fusha:shtimin e incidenteve me natyrë raciste, ndërsa po i afrohemi zgjedhjeve evropiane të muajit maj, dhe paaftësia për të gjurmuar zbarkimet të emigrantëve ilegalë, mes të cilëve mund të jenë fshehur edhe terroristë.

Lista e incidenteve raciste të raportuara në Itali, që nga fillimi i këtij viti është vërtet tronditëse. Në provincën e Leçes, një djalë i ri nga Sierra Leone u godit pas shpine me karrige, ndërsa sulmuesit e tij i thanë që të “shporrej në shtëpinë e tij”. Në Romë, një egjiptian 12-vjeçar u keqtrajtua dhe u rrah aq keq nga një grup djemsh më të mëdhenj, sa që përfundoi në spital.

Një vëlla dhe motër më ngjyrë, u tallën nga një mësues shkolle në Folinjo, në Italinë qendrore. Gratë me ngjyrë, po trajtohen gjithnjë e më shumë si të ishin punonjëse seksi – dhe jo vetëm në rrugë, por edhe në zyrat publike.

Shumë incidente nuk raportohen, por kjo nuk e zbeh faktin që ajo që po ndodh në Itali, është një shenjë e degradimit të vendit në barbarizëm. Janë krijuar disa geto emigrantësh, ku disa njerëz që kanë leje zyrtare qëndrimi, jetojnë me paga qesharake dhe në kushtet e skllavërisë.

Shihni për shembull qytetin e vogël të San Ferdinandos në provincën Rexho Kalabrias në jugun e Italisë, ku Ministri i Brendshëm, Salvini, u zgjodh senator. Në kohën e të korrave, San Ferdinando pret deri në 2.000 emigrantë që fitojnë 50 cent për çdo arkë portokallesh që vjelin, ose 1 euro për çdo arkë me mandarina. Jo vetëm kaq, por emigrantët punojnë në fusha si skllevër; dhe madje vdesin aty nga të ftohtët dhe zjarret.

Për të përballuar të ftohtin, ata përdorin  soba me gaz në lagjet e ngushta të barakave, të ndërtuara me materiale shumë të ndezshme. Vitin e kaluar 3 emigrantë vdiqën në San Ferdinando, të djegur për vdekje në zjarret e rëna.

Politika që nxit urrejtjen ndaj emigrantëve, nuk bën asgjë për t’i lehtësuar këto kushte, pasi këta punëtorë janë të dobishëm, sidomos në sektorin e agroushqimit: një forcë punëtore me kosto të ulët dhe pa të drejta, që mund të shfrytëzohet, dhe madje edhe të fajësohet për mbledhjen e votave populiste gjatë zgjedhjeve.

Kjo është derexhereja ku është katandisur sot Italia:po përhapet një klimë e agresionit racist, një racizëm që drejtohet jo vetëm kundër migrantëve, por ndaj atyre që nuk kanë lëkurë të bardhë, madje edhe ndaj fëmijëve të adoptuar nga familjet italiane.

Kur njerëzit flasin në përgjithësi mbi populizmin e kësaj qeverie, ata rrezikojnë të lënë në hije fakte vërtet alarmante në terren, me anë të etiketave politike abstrakte. S’ka dyshim se syri qorr që bën kjo administratë ndaj qëndrimeve raciste, ka pasur pasoja serioze.

Në mënyrë cinike, qeveria aktuale mbyll njërin sy ndaj grupimeve ekstremiste, votat e të cilëve nuk do që t’i humbasë. Strategjia për të ushqyer klimën e urrejtjes, është e dyfishtë. Para së gjithash, grupet ekstremiste e përmbytin internetin me gënjeshtra dhe lajme të rreme. Më e madhja prej tyre, është pushtimi i supozuar i Italisë nga të huajt.

Jemi pra të bindur se emigrantët po e pushtojnë Italinë, dhe se ata janë shkaku kryesor i problemeve tona ekonomike. Por sipas ISTAT, emigrantët, duke përfshirë edhe ata nga BE, përbëjnë 8.7 përqind të popullsisë së përgjithshme. Emigrantët e paligjshëm, të cilët ofrojnë bazën kryesore të propagandës kundër emigracionit, janë vetëm 533.000, në një vend prej më shumë se 60 milionë banorësh.

S’mund të flitet kurrsesi për një pushtim, e megjithatë kjo është melodi që e dëgjojmë përditë.

Së dyti, ata që flasin për një vizion të ndryshëm dhe për një vend tjetër, shpërfillen nga elita. Pasi sulmon rregullisht gazetarët kritikë ndaj saj, akti i parë zyrtar i nënsekretarit të shtetit të kësaj qeverie për median, ishte të shkurtonte fondet publike për shtypin, duke i dhënë një goditje të fortë atyre që nuk marrin të ardhura nga reklamat, por që megjithatë ofrojnë një shërbim publik dhe informacion cilësor.

Për pasojë, ne do të jemi dëshmitarë të falimentimit dhe mbylljes së “Radio Radicale”, “Il Manifesto” dhe “L’Avvenire” – tre shtylla progresive të skenës mediatike italiane, të cilat nuk janë rreshtuar kurrë me asnjë qeveri, dhe të cilat asnjë qeveri e mëparshme nuk ka ëndërruar kurrë t’i kërcënojë.

Të sulmosh këto media, do të thotë të sulmosh vlerat e demokracisë liberale dhe pluralizmit. Sulmi ndaj “Radio Radicale”, që për 40 vjet ka transmetuar punimet e parlamentit dhe institucioneve kryesore të vendit, është një ilustrim i gjallë i transformimit për keq të Lëvizjes Pesë Yjet, të themeluar nga Bepe Grilo.

Kjo është emergjenca më e madhe në Itali. Po bëhemi një vend, ku është gjithnjë e më e vështirë të publikohen informacionet, dhe ku nëse kritikon qeverinë, do të vihesh në shënjestër. Mjafton të kujtoni polemikat në lidhje me heqjen e mbrojtjes policore për gazetarët si unë, të cilët janë kërcënuar me vdekje, me justifikimin se kjo mbrojtje supozohet se rëndon shumë financiarisht në arkën e shtetit.

Nuk përmendet asnjëherë fakti nga 600 njerëz në Itali, që janë nën mbrojtjen e policisë, vetëm 20 janë gazetarë. Si mund të ekzistojë liria e shprehjes në një vend, qeveria e të cilit sulmon çdo ditë njerëzit që shkruajnë dhe raportojnë.

Marsin e kaluar, italianët votuan duke qenë të mbytur nga propaganda kundër emigrantëve, dhe të neveritur nga partitë politike tradicionale. Sot, në prag të zgjedhjeve evropiane të muajit maj, gjërat janë edhe më keq. Është qeveria, ajo që prodhon propagandë.

Çdo rast i një varke emigrantësh që shfaqet në brigjet tona nuk shkakton indinjatë, por një lloj tifozllëku që shihni në stadiumet e futbollit. Qëndrimi kundër emigrantëve, përdoret për të maskuar problemet, që të dyja palët kanë me përkrahësit e tyre përkatës. Lëvizja Pesë Yjet, është eklipsuar nga Lidhja në qeveri. Ndërkohë sipërmarrësit kryesorë në veri – baza tradicionale e pushtetit të Lidhjes – janë të zhgënjyer nga politikat e saj ekonomike.

Por popullariteti i Salvinit vazhdojnë të rritet, pasi çdo ditë ai u ofron mbështetësve nga një “kokë turku” mbi të cilën ata mund të shfryjnë inatet e tyre ndaj punëve që nuk ecin. Kundërshtarët e kësaj qeverie, ndjehen më të qetë se kurrë. Si mund t’i bëjmë njerëzit, ta shohin se janë viktima të një magjie të keqe?

Sepse është e sigurtë që ekonomia nuk do të rimëkëmbet, nëse izolohemi akoma më shumë nga Evropa, falë aleatit tonë rus, apo miqve tanë të rinj hungarezë. Situata nuk do të përmirësohet as duke anuluar të drejtat e emigrantëve që jetojnë, punojnë dhe paguajnë taksat e tyre në vendin tonë.

Ajo për të cilën kemi nevojë ne progresistët, nuk është vetëm optimizmi, por një vizion tjetër i së ardhmes. Por partitë e mundura në të majtë nuk dëgjojnë; ato janë të përqendruara në zgjidhjen e problemeve të tyre të brendshme, dhe duken indiferente ndaj kërcënimeve alarmante për demokracinë tonë. Sot, cilido që përpiqet të përshkruajë një vend që duhet ta rimarrë veten, një vend që duhet të qëndrojë i vendosur, dhe të rizbulojë virtytet e veta, është i vetëm. Krejtësisht i vetëm.

*Shënim: Roberto Saviano është gazetar dhe shkrimtar Italian, autori i librit të famshëm “Gomorrah” që denoncon mafian napolitane, Kamorra. 

Përshtati TIRANA TODAY

Tags: demokracinëitalianepopulizmiRoberto Savianovret

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
1 mijë turq “pushtojnë” Shkodrën, rritet interesi edhe nga kuqezinjtë

1 mijë turq “pushtojnë” Shkodrën, rritet interesi edhe nga kuqezinjtë

Rama jep paratë e taksapaguesve për pallatin e Bashës, jo për banorët e Astirit

“Tango e fundit në Paris, Soros organizoi takimin Rama-Basha”

Befason media gjermane: Ky skandal mund t’i shkurtojë karrierën Edi Ramës

Befason media gjermane: Ky skandal mund t’i shkurtojë karrierën Edi Ramës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com