pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişbetplaytaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibompasacasinopusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetteosbet girişcasinomilyonbahiscasino girişteosbetbetgit girişbahiscasinoromabet girişbetgitgameofbet girişromabetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetgameofbetJojobetholiganbetpasacasinobetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetbahiscasinobetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomcratosroyalbetjojobetromabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Pompeo përshëndet gatishmërinë e Greqisë për pakte detare me fqinjët

6 vjet ago
in Rajoni

Shtetet e Bashkuara përshëndesin gatishmërinë e Greqisë për të kërkuar marrëveshje detare me fqinjët e saj në rajon, thanë Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias pas bisedimeve që patën të hënën në Selanik.

Sekretari Pompeo po zhvillon një vizitë dy-ditore në Greqi mes tensioneve të shtuara rajonale për burimet e energjisë.

Në një deklaratë të përbashkët, dy vendet bënë thirrje për një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve detare në Mesdheun lindor.

“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia ripohuan besimin e tyre që çështjet e caktimit të kufirit detar duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,” thanë dy vendet në deklaratë.

Aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, të cilat kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, kanë rënë dakord të rifillojnë bisedime mbi pretendimet detare pas shumë javë tensionesh.

Tensionet u shkallëzuan muajin e kaluar pasi Turqia dërgoi anijen e kërkimeve sizmike Oruç Reis, të shoqëruar nga anije ushtarake në një zonë të diskutueshme që mendohet të jetë e pasur me burime energjetike, në vijim të një marrëveshjeje detare të nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit.

Turqia ka thënë se pakti shkel shelfin e saj kontinental.

Ankaraja e tërhoqi anijen Oruç Reis këtë muaj, duke thënë se donte t’i jepte një shans diplomacisë.

Zoti Pompeo tha se shpresonte që bisedimet paraprake, të cilat pritet të rifillojnë së shpejti, do të sjellin gjithashtu rezultate.

“Ne shpresojmë që bisedimet jo vetëm të fillojnë si duhet, por është e rëndësishme që ato të zhvillohen në një mënyrë që jep rezultate të cilat të jenë mëse të pranueshme nga secili prej dy vendeve,” tha zoti Pompeo për Athens News Agency.

Zoti Pompeo ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” për veprimet turke në Mesdheun lindor.

Është hera e parë që një sekretar amerikan i shtetit viziton Selanikun, që shihet si një portë për investime dhe tregti në Ballkan.

Marrëdhëniet në fushën e energjisë

Shtetet e Bashkuara gjithashtu shpresojnë të zhvillojnë më tej lidhjet e tyre të energjisë me Greqinë, e cila kërkon të bëhet një qendër energjitike në Ballkan, si dhe të ndihmojnë Evropën të diversifikojë burimet e saj të energjisë.

Athina tashmë importon sasi të mëdha gazi të lëngshëm nga SHBA. Greqia po krijon ndërkaq një depozitë lundruese për ruajtjen e gazit të lëngshëm dhe një uzinë të rigazifikimit pranë portit Alexandroupolis, që pritet ta dërgojë gazin në Bullgari përmes interkonektorit Greqi – Bullgari (IGB) dhe prej andej në Evropën Qendrore deri në fillim të vitit 2023.

Kompania ExxonMobil, Total e Francës dhe Helenic Petroleum e Greqisë kanë krijuar një sipërmarrje të përbashkët që do të eksplorojë për gaz dhe naftë pranë ishullit të Kretës.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë shprehur interes për privatizimin e porteve Alexandroupolis dhe Kavala në Greqinë veriore.

Zoti Pompeo dhe Ministri grek i Zhvillimit, Adonis Georgiadis, gjithashtu nënshkruan të hënën një marrëveshje shkencore dhe teknologjike. Dy vendet duan të bashkëpunojnë për inteligjencën artificiale, për sigurinë e rrjetit 5G dhe privatizimin e infrastrukturës strategjike, thuhej në deklaratën e përbashkët.

Sekretari Pompeo arriti në Kretë të hënën në mbrëmje, ku do të qëndronte në rezidencën e Kryeministrit Grek Kyriakos Mitsotakis. Ai do të vizitojë të martën bazën ushtarake Souda në Kretë./VOA/

Tags: GreqiMike Pompeopakt detar

TË LIDHURA

Rajoni

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit

13:42 | 11/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Next Post

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, paraqitet sot në seancën e parë në Gjykatën Speciale







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

14:33 | 04/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Kosovo

27-vjetori i çlirimit të Prishtinës/ Veteranët marshojnë, kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

by mirseda
15:33 | 11/06/2026
0

Ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të veshur me uniformat e UÇK-së, marshuan në sheshet e kryeqytetit,...

“Sheshi u përket qytetarëve”/ Kërkohet forum popullor me 200 përfaqësues

15:28 | 11/06/2026

GJKKO dënon 13 persona për pjesëmarrje në organizatë terroriste, ja sa vite burg për drejtuesit

15:15 | 11/06/2026

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

15:04 | 11/06/2026

Emigrantët sollën me shumë para në atdhe/ BSH: Në janar-mars, remitancat arritën 274 milionë euro

14:51 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com