Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Politikat qeveritare të Shqipërisë kanë nxitur më pak eksportet”

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Politikat qeveritare të Shqipërisë kanë nxitur më pak eksportet”

Politikat qeveritare kanë nxitur më pak eksportet në Shqipëri se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor, sipas gjetjeve të një raporti të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Nxitja e rritjes në Ballkanin Perëndimor, Roli i Zinxhirit Global të Vlerës dhe Eksportet e Shërbimeve”.

Në një grafik të hartuar pas një pyetësori me 66 eksportues të mëdhenj në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, gjysma e të cilave ishin përfshirë në zinxhirin global të vlerës {global value chains (GVCs)} rezulton se Shqipëria ka pasur përfitimin më të ulët nga përmirësimi i politikave qeveritare në tregti dhe zinxhirin e vlerës së shtuar, në raport me prodhimin e brendshëm bruto.

Vendi ynë çalon në pothuajse të gjithë treguesit, si edukimi sekondar, institucionet, cilësia e edukimit, cilësia e infrastrukturës, thellësia e marrëveshjeve të tregtisë.

Performancën më të mirë e ka Serbia, që ka njohur fitimet më të mëdha në tregti nga politikat qeveritare.

Qëllimi i pyetësorit ishte të shqyrtonte karakteristikat e kompanive, faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen në GVCs dhe pengesat kyçe me të cilat kompanitë përballen gjatë angazhimit në një tregti të tillë.

Të anketuarit nga të gjitha vendet thanë se mungesa e aftësive dhe cilësia e ulët institucionale ishin kufizimet kryesore për eksportet dhe pjesëmarrjen në zinxhirin global të vlerës së shtuar.

Firmat pjesëmarrëse në zinxhirin global të vlerës së shtuar kanë lidhje të ndryshme me vendet e BE dhe OECD.

Sidoqoftë, lidhjet e tyre janë të kufizuara, duke treguar që këto firma kryesisht kryejnë vetëm një numër të kufizuar ciklesh të prodhimit (psh montim).

Arsyeja kryesore pse këto firma u tërhoqën në rajon janë kosto e lirë e fuqisë punëtore, afërsia gjeografike me investitorët, taksimi i favorshëm dhe tarifat e ulëta.

Në të kundërt, mungesa e aftësive, paqëndrueshmëria politike, logjistika e dobët e tregtisë dhe institucionet shihen si pengesa kryesore.

Teksa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ulur tarifat me kalimin e kohës, të anketuarit konsiderojnë si pengesa ato jo tarifore – siç është trajtimi i pabarabartë në kufij, koha e kaluar në doganë, mungesën e mekanizmave teknikë për përputhjen e standardeve dhe mospasjen e marrëveshjeve preferenciale të tregtisë së lirë.

Faktorët kryesorë për funksionimin e suksesshëm të firmave të QVC janë krijimi i institucioneve dhe standardeve të kontrollit të cilësisë, përmirësimi i qeverisjes dhe përmirësimi i aftësive të punës, rekomandon FMN.

Faktorët kryesorë për funksionimin e suksesshëm të firmave të përfshira në zinxhirin global të vlerës janë krijimi i institucioneve dhe standardeve të kontrollit të cilësisë, përmirësimi i qeverisjes dhe përmirësimi i aftësive të punës, rekomandon FMN.

Shqipëria e mbështetur tek importet dhe me eksporte me vlerë të shtuar të ulët

Raporti e rendit Shqipërinë si vendin që ka varësinë më të madhe të importeve për të përballuar nevojat e saj për konsum.

“Në vendet e Ballkanit Perëndimor, struktura e importeve pasqyron gjerësisht një model rritjeje të bazuar në konsum.

Mallrat e konsumit përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të importeve, duke filluar nga 33 për qind e totalit të importeve në Serbi deri në rreth 45 për qind në Shqipëri”, thuhet në raport.

Shqipëria ka gjithashtu një vlerë të ulët të shtuar në prodhim dhe është e përqendruar në produkte që kërkojnë punë intensive.

“Pjesa e prodhimit në vlerën e shtuar bruto është e vogël – duke filluar nga rreth 4 për qind në Mal të Zi dhe 5% në Shqipëri në rreth 15 për qind në Serbi krahasuar me një mesatare prej 16 për qind ose më shumë në vendet e zhvilluara.

Në Shqipëri dhe Bosnjë- Hercegovinë, sektori prodhues gjithashtu përbëhet nga kryesisht produkte me intensitet të lartë të punës, përkatësisht lëkurë, veshje dhe ushqime të papërpunuara.”

45% e eksporteve të tregtueshme në Shqipëri përbëhen nga produkte që kërkojnë punë intensive, shumë më e lartë sesa shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku pas nesh vjen Maqedonia me rreth 13% (shih grafikun).

Eksportet shqiptare shfaqin dhe varësinë më të lartë nga një shtet i vetëm, që konkretisht është Italia, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit janë më të diversifikuara (shih grafikun).

Vendi vuan pasojat e një force pune të pakualifikuar, teksa në grafiket e FMN-së renditet së bashku me Bosnjën ndër shtetet që kanë përqindjen më të lartë të forcës së punës me aftësi të mesme dhe të ulëta.

Në eksportin e shërbimeve, Shqipëria paraqitet mirë në udhëtime, për shkak të potencialit turistik, ndërsa mbetet pas në eksportet e shërbimeve të telekomunikacionit dhe IT.

Eksportet e shërbimeve të udhëtimit përbëjnë sot rreth 13% të PBB-së, por FMN vlerëson se me përmirësimin e politikave ato mund të arrijnë në rreth 17%. /Monitor

Tags: eksporteinstitucionepolitika qeveritareshqiperi

TË LIDHURA

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë
Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë

09:17 | 29/10/2025
“Gëzo me engjëjt, Leandro”/ Shkolla në zi për 17-vjeçarin që humbi jetën në aksident në Vlorë
Aktualitet

“Gëzo me engjëjt, Leandro”/ Shkolla në zi për 17-vjeçarin që humbi jetën në aksident në Vlorë

09:12 | 29/10/2025
Vrau kamarierin pasi pretendonte se e bullizonte, 41-vjeçari i dënuar më parë për…Policia jep detaje
Aktualitet

Vrau kamarierin pasi pretendonte se e bullizonte, 41-vjeçari i dënuar më parë për…Policia jep detaje

09:05 | 29/10/2025
Next Post
Faqet e para të gazetave, 29 tetor 2019

SHTYPI I DITËS/ Çfarë shkruajnë gazetat për sot

Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

Kur Ilir Meta dhe opozita i shpallin luftë SHBA-së dhe BE-së

E frikshme/ Gruaja me duart e lidhura ngujohet në katin e tretë të banesës

E frikshme/ Gruaja me duart e lidhura ngujohet në katin e tretë të banesës







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare
Kryesore

Panairi ndërkombëtar në Dubai, kryeministri Rama: Shqipëria ngjall interes me projektet spektakolare

by mirseda
09:25 | 29/10/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga Future Hospitality Summit në...

Trump merr dhuratë një kurorë në Korenë e Jugut, zotohet të ulë tensionet mes Seulit dhe Phenianit

Trump merr dhuratë një kurorë në Korenë e Jugut, zotohet të ulë tensionet mes Seulit dhe Phenianit

09:22 | 29/10/2025
Fëmija i ndërroi jetë pasi lindi, rrëfehet mes lotësh reperi Marin: Ia kisha vendosur emrin!

Fëmija i ndërroi jetë pasi lindi, rrëfehet mes lotësh reperi Marin: Ia kisha vendosur emrin!

09:19 | 29/10/2025
Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë

09:17 | 29/10/2025
Meriton Mjekiqi reagon pas lajmeve për arrestimin e tij dhe të vëllait: Është një keqkuptim

Meriton Mjekiqi reagon pas lajmeve për arrestimin e tij dhe të vëllait: Është një keqkuptim

09:15 | 29/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com