Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Politikat malinje të Rusisë në Ballkan

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Politikat malinje të Rusisë në Ballkan

Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, mblodhi të mërkurën në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, zyrtarë të lartë të administratës amerikane dhe ekspertë të njohur, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon.

Para konferencës, tre zyrtarë të Këshillit të Atlantikut, Damir Marusic, Sarah Bedenbaugh dhe Damon Wilson paraqitën një raport mbi Strategjinë e re amerikane në Ballkan që ravijëzon interesat strategjike amerikane, duke propozuar skenarë ndërhyrjesh, që përmbledhtazi janë:  “Vendosja e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën Juglindore (Kosovë ose Bosnjë), ndjekja e një afrimi ‘historik’ me Serbinë, rivendosja e reputacionit të Shteteve të Bashkuara si ndërmjetës i ndershëm, mbështetja për sipërmarrësit dhe të rinjtë e rajonit”.

Në këtë raport shihet qartë ndikimi i ideve dhe mendimeve të z. Wess Mitchell, i sapoemëruar si asistent-sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, që në rekomandimet e librin e tij, “Kufij të paqetë, aleatë vulnerabël dhe rritja e rivalëve” (2016), thekson se “aleatët e SHBA-ve duhen mbështetur nëpërmjet diplomacisë aktive dhe vendosjes së forcave ushtarake në/ose pranë zonave potenciale të konfliktit. Këto përfshijnë politikat diplomatike që u japin përparësi aleatëve, prani ushtarake, inteligjencë të përbashkët dhe ndihmë në rritjen e kapaciteteve”.

Shqipëria përmendet 15 herë në raport, ndërsa Kosova plot 62 herë, kundrejt 78 herë të Serbisë. Kjo dëften shumë për monitorimin sistematik që SHBA i bën Serbisë si shtet “proxy” të Rusisë në rajon, pasi në qytetin e Nishit nisin të gjitha operacionet në terren. Megjithatë, diskutimet pas paraqitjes së raportit ishin më interesante. Këshilltarja speciale për Evropën dhe Rusinë e zëvendëspresidentit të SHBA, Mike Pence, znj. Molly Montgomery, deklaroi se “ne kemi parë një rritje të ndikimit të Rusisë në rajon, sidomos në përhapjen e lajmeve të rreme, që minojnë politikat dhe liderët perëndimorë”.

Gjithashtu, znj. Montgomery deklaroi se “influenca malinje e Rusisë shikohen në grushtin e dështuar të shtetit në Mal të Zi, në përpjekjen për të izoluar Kosovën, mbështetja për forcat separatiste anti-Dejton në Bosnjë, dhe përhapje të dizinformacionit në të gjithë rajonin”. Ndikimi i jashtëm malinj gjen terren pjellor në Ballkan, sipas znj. Montgomery, për shkak të kthimin prapa në ndarjet etnike, në standardet demokratike dhe korrupsionin e lartë, por SHBA-të nuk do të lejojë vakuume në rajon. Sipas saj, mënyra më e mirë për të qenë jashtë orbitës së ndikimit rus është bërja e reformave dhe qëndrueshmëria e shoqërisë.

Ndërkohë, sipas diplomatit amerikan Gordon Duguid, ish-ambasadori i SHBA-ve në Serbi, ndikimi i Rusisë është përmes përdorimit të parave dhe bazohet në narrativën “Ejani me ne, ne do t’ju japim gjëra plus ekstra nën tryezë”. Ndërsa narrativa amerikane, sipas diplomatit Duguid, është bindëse: “nëse doni që fëmijët tuaj të qëndrojnë në shtëpi, ejani me ne”. Në panelet e diskutimit ishte edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, që do të mbahet mend për deklaratat se: “kompania e fluturimit United Airlines është më e keqja në botë”. Dhe se, “korrupsioni nuk ka lindur në Ballkanin Perëndimor, por në Evropë e kanë legalizuar”.

Përfaqësuesi i BE-së në këtë takim, z. Christian Leffler, deklaroi se në shkurt të 2018-s Bashkimi Europian do të paraqesë strategjinë e re drejt Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, BE ka një mundësi reale historike për të integruar Ballkanin Perëndimor dhe do të punojë ngushtë me partnerët për ta realizuar këtë mundësi. Z. Leffler nënvizoi faktin se Samiti i Majit të ardhshëm në Bullgari për Ballkanin Perëndimor “do të lëshojë një sinjal të fortë e të qartë”.  Lavdrim Lita (Panorama)

Tags: BallkanmalinjepolitikaRusisëSerbiaSHBAshqiperia

TË LIDHURA

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut
Rajoni

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK i heq mikrofonin Albin Kurti
Rajoni

Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK i heq mikrofonin Albin Kurti

19:20 | 03/04/2026
Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen
Rajoni

Tronditje në Parlamentin grek/ Skandali me fondet bujqësore, tre ministra japin dorëheqjen

11:19 | 03/04/2026
Next Post
Boksieri shqiptar i pamposhtur në ring, merr fitoren e parë me “KO”

Boksieri shqiptar i pamposhtur në ring, merr fitoren e parë me “KO”

Taulant Balla: Llalla ikën për 3 ditë, do kemi kryeprokuror të përkohshëm

Taulant Balla: Llalla ikën për 3 ditë, do kemi kryeprokuror të përkohshëm

Shifrat/Shpenzimet për kërkim-zhvillim, Shqipëria më “koprracja” në rajon

Shifrat/Shpenzimet për kërkim-zhvillim, Shqipëria më “koprracja” në rajon







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com