Biznesmeni i njohur gay, Elton Ilirjani ka bërë një deklaratë të fortë. Ai ka thënë se shumë njerëz të famshëm në Shqipëri janë gay, por nuk e pranojnë.
Këtë deklaratë, Ilirjani e bëri në “Zonën e Lirë”. Ai theksoi se në Shqipëri ka shumë njerëz të famshëm, politikanë e biznesmenë që janë gay, por nuk e pranojnë.
“Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu. Por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten”, tha Elton Ilirjani.
Gjithashtu ai u shpreh se kundërshtonte martesat gay si dhe birësimin e fëmijëve nga personat homoseksualë.
“Nuk besoj që një çift gay mund të rrisë një fëmijë! Është shumë e vështirë të rritet një fëmijë nga një çift gay. Po e shikojmë që familja historike nuk po funksionon, imagjino një fëmijë që rritet në dy meshkuj”, është shprehur Eltoni.