Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Politikanët kundër SPAK, GJKKO dhe BKH, por ambasadores Kim nuk i shpëton asgjë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ngjela për Cakajn: Pse e zgjodhi Rama këtë spurdhjak

Nga: Spartak Ngjela

Shqipëria është në kolaps, kolapsi vjen nga paaftësitë e qeverive në funksion të ligjit dhe tregut, dhe të korrupsionit masiv qeveritar. Ky korrupsion masiv, ka krijuar në Shqipëri tiraninë e mediokritetit kundër mirëqenies shoqërore…

l.

Varfëria e popullit është tirani e përbindshme – ky është mendimi absolut i sociologjisë moderne të shtetit.

Afërmendsh që, mediokriteti qeveritar aktual nuk e kupton dot këtë, por sigurisht që e kuptojnë politikat e mëdha, të cilat kanë ndërhyrë për likuidimin e korrupsionit qeveritar në Shqipëri. Dhe, sidomos, këtu spikat politika amerikane.

Po, si shpjegohet kolapsi aktual shqiptar?

Është e dukshme që, i gjithë ky kolaps vjen sepse qeveritë që kanë kaluar këtu janë drejtuar nga mediokër dhe quasi injorantë të korruptuar. Këta kanë mbushur xhepat e tyre me korrupsion, dhe nuk kanë ditur ta organizojnë ekonomikisht shoqërinë shqiptare.

Tregu shqiptar sot është spontan, ai nuk ka fare kooperim të kapitalit; investimi është gjithashtu spontan dhe pa kriter; dhe, me e keqja: sot në Shqipëri nuk ka prodhim industrial mallrash; domethënë që, të gjitha qeveritë nuk kanë ditur të bëjnë asgjë.

Po, si ka mbijetuar shoqëria shqiptare nën shtetin e korruptuar shqiptar, dhe, brenda këtij kolapsi që është i dukshëm në konkretësinë e tij? Dhe gjithashtu: Pse ky kolaps shqiptar, në tridhjetë vjet, nuk e ka kaluar shoqërinë shqiptare në një uri masive?

ll.

Dy janë ingredientët qe nuk e kanë lejuar urinë masive në Shqipëri, edhe pse Shqipëria, nga qeverisjet e saj injorante, ka qenë dhe mbetet në kolaps.

Shpëtimtare janë – kanë qenë dhe janë: remitancat e emigracionit masiv, të shqiptarëve që punojnë në Perëndim, dhe, shkëmbimi klandestin e voluntarist i mallrave. Pikërisht kjo, të cilën gjenialiteti i Milton Fridmanit e quajti: “Clandestin voluntary exchange”, i ka shpëtuar shqiptarët nga rreziku i injorancës së korruptuar shtetërore, që i ka drejtuar. Po pra, për të qenë më të qartë: prurjet financiare të emigrantëve që kanë bërë nga dy punë në Perëndim, dhe shkëmbimi klandestin i mallrave, si kontrabandë, trafiqe të paligjshme etj., kanë shpëtuar shoqërinë shqiptare nga një uri masive .

lll.

Shqiptatët u treguan gjenialë kur me intuitë e kapën, që në vitin 1992, se ata po drejtoheshin nga njerëz të liq, injorantë dhe antishqiptarë. Dhe, pikërisht për këtë, masivisht filluan emigrimin në Perëndim. Kjo solli mbijetesën normale të shoqërisë, por edhe mbajti në këmbë një shtet të korruptuar në Shqipëri. Pikërisht, ky korrupsion, që drejton sot shtetin me njerëz të paditur, ka bllokuar atë që pak më lart e quajtëm “kooperim të kapitalit shqiptar”.

Aktualisht, si pasojë e prurjeve të emigracionit dhe shkëmbimit klandestin të mallrave, shoqëria shqiptare ka krijuar vlerën e saj të re të brendshme në funksion të kapitalit privat, por ka një qeveri të dobët, e cila kooperimin e kapitalit e konsideron abstraksion, sepse nuk e njeh fare natyrën primare të tregut kapitalist.

Por, ne duhet të jemi absolutisht të qartë se: Vetëm eliminimi i korrupsionit do ta krijojë në Shqipëri drejtimin qeveritar modern dhe profesionist, dhe, gjithashtu, edhe mundësinë e kooperimit të kapitalit dhe, prodhimin industrial të mallrave.

Në funksion të kësaj, Shqipëria sot duhet urgjentisht të kalojë: nga akumulimi bankar i kapitali tregtar, në kapital i industrial. Por, a mund ta bëjë dot qeveria Rama këtë? Për këtë qeveri, kjo është një pamundësi absolute: qeveria Rama nuk ka kapacitete për të krijuar kooperimin e kapitalit dhe për ta kaluar aktivitetin ekonomik nga një akumulim bankar të kapital treguar, në një kapital industrial. Dhe ky kuptohet se është ngërçi i saj parësor.

Si pasojë e këtij ngërçi në shkëmbimin real të mallrave në treg, ekonomia shqiptare gjendet aktualisht në një kapitalizëm vulgar, sepse nuk ka kooperim të kapitalit dhe prodhim industrual mallrash. Mungesa e prodhimit industrial e ka rrënuar eksportin e malleave dhe e ka lënë Shqipërinë jashtë tregut të përbashkët perëndimor, në Bashkimin Europian. Pikërisht për këtë, a e kupton dot ky kryeministër se pa prodhim industrial nuk mund të jesh anëtar i Bashkimit Evropian? Si zor se mund ta kuptojë.

Prandaj, t’ia kërkosh Edi Ramës këtë, është njëlloj si t’i kërkosh një kovaçhaneje të provincës shqiptare që ajo të të ndërtojë një raketë kozmike.

lV.

Korrupsioni shtetëror që drejton Shqipërinë në 25 vjet, nuk e ka mundësinë intelektive profesionale për ta kuptuar këtë, dhe, deri tani, ka ngrirë edhe nga ushtrimi i presionit që i bën politika armiqësore e fqinjëve, që dihet se janë pushtues territoresh shqiptare.

Kurrë nuk duhet menduar se mund të ketë zhvillim shqiptar, kur shtetin shqiprar nuk e drejton një klasë me formim të lartë akademik, dhe, që është patriote deri në fund.

Sepse, ja çfarë po ndodh:

Sot, në Ballkanin Perëndimor, janë dy shtete shqiptarë, dhe ende nuk e kanë arritur dot një kooperim ekonomik panshqiptar në këtë territor dyshtetësh

Pse?

Sepse nuk i lë korrupsioni dhe shitja e interesit kombërar, nga krerët që po i drejtojnë të dy shtetet shqiptarë.

Por, a ka një zgjidhje të shpejtë kjo?

Po, ka: është reforma në drejtësi dhe reforma antikorrupsion në Tiranë.

V.

Këto dy reforma të mëdha, do të jenë hapi i madh drejt prosperitetit shqiptar dhe tempit patriot të bashkimit kombëtar. Prandaj, edhe politika amerikane që po ndihmon seriozisht në këtë drejtim, kuptohet se, jo më kot, pikërisht këtë skemë iu ka paraqitur shqiptarëve: fillimisht reformën në drejtësi, për të likuiduar padrejtësinë juridike të pushtetit gjyqësor; ngritjen e një pushteti gjyqësor të ri e të pakorruptuar; dhe, më pas, likuidimin e klasës së korruptuar shqiptare, me anë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Tre institucionet thelbësorë këta që do të sigurojnë hapin modern drejt progresit perëndimor, të drejtësisë shqiptare dhe të vetë shtetit shqiptar.

Deri tani, siç dihet, kanë dalë dy institucione: Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme, dhe po pritet që, brenda këtij muaji, të dalë Byroja Kombëtare e Hetimit.

Pikërisht për këtë fakt, kundër këtyre tre institucioneve, kanë qenë dhe janë në kundërshtim permanent të gjithë ish kryeministrat, edhe taboret e tyre sqetullorë; dhe, po kështu, edhe kryeministri Rama.

Po, a e di Uashingtoni këtë. SIGURISHT që e di, dhe kjo është arsyeja që ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është shumë aktive dhe nuk i shpëton asgjë.

Edhe në shuarjen e dhunës antishtet të hordhive barbare të kësaj jave, është pikërisht brilanca e aktit inteligjent të ambasadores, që krerët e hordhive ranë squkë, dhe e ulën kokën. Sepse, edhe kjo revoltë barbare e kësaj jave, e cila përdori edhe adoleshentë në protestë, pikërisht kundër tre institucioneve shpëtimtarë të çështjes shqiprare, ishe ngritur. Por, tani gjithkush e ka parë se si ajo përfundoi.

Domethënë, përfundimisht, historia shqiptare po pret: likuidimin e klasës së korruptuar në Tiranë; ardhjen në drejtimin qeveritar të botës akademike dhe bindjes patriotike të tyre; po pret gjithashtu: reformën në treg drejt kooperimit të kapitalit dhe prodhimit industrial; kooperimin ekonomik dhe politik të Prishtinës dhe Tiranës dhe, strukturimin real juridik të bashkimit kombëtar.

 

Tags: opnionpolitika shqiptareSpartak NgjelaYuri Kim

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
E akuzuar për korrupsion/ Apeli ashpërson masën për gjyqtaren, Mimoza Margjeka

E akuzuar për korrupsion/ Apeli ashpërson masën për gjyqtaren, Mimoza Margjeka

‘Erdhi momenti’/ Von Der Leyen tregon kur do fillojë vaksinimi anti-covid

'Erdhi momenti'/ Von Der Leyen tregon kur do fillojë vaksinimi anti-covid

Humb jetën nga koronavirusi mjeku i njohur në QSUT

Kurba e Covid-19 në vend mbetet e lartë, 15 viktima

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com