Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Politika e shpresës, përkundrejt politikës së frikës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Politika e shpresës, përkundrejt politikës së frikës

Nga: Martin Wolf “Financial Times”

Politikanët karizmatikë, tërheqin pas vetes njerëzit e zhgënjyer e të lënë pa mbështetje. Disa prej këtyre politikanëve, janë despotët e mundshëm. Të tjerët janë tiranë. Megjithatë fjalët e tyre janë shumë joshëse. Si duhet të reagojnë në këto kushte politikanët e qendrës së djathtë dhe ata të qendrës, bashkë me atë që i mbështesin?

Ata duhet ta pranojnë, se janë në mesin e një beteje të madhe. Një krizë e madhe financiare, e minoi besimin ndaj thuajse të gjitha elitave. Për më tepër, siç shkroi dikur Xhonatan Suift “Gënjeshtra fluturon, ndërsa e vërteta vjen pas saj duke e zvarritur”.

Çfarë do të bënte Suifti me mediat tona? Megjithatë, demokracia liberale i mbijetoi sfidave të mëdha të viteve mes 2 luftërave botërore dhe Luftës së Ftohtë. Sikurse argumentojnë Torben Ajversen dhe Dejvid Soskajs në librin e tyre “Demokraci dhe prosperitet”, stabiliteti është në thelb një prosperiotet gjerësisht i përhapur.

Pa këtë, gjithçka është e humbur, veçanërisht kur besimi tek demokraci është dobësuar. Pra, si shpresohet të përtërihet? Së pari, ka një rëndësi themelore udhëheqja. Politika demokratike, nuk ka të bëjë me blerjen e votave, por me bindjen e njerëzve. Donald Trumpi, mund të jetë një politikan i papërvojë.

Ai mund të jetë ndërkohë një person shumë i urryer. Por, ai di si t’i motivojë përkrahësit e tij, sepse di të tregojë një histori të mirë. Një politikan pa një histori, me siguri do të humbasë. Politikanët e mëdhenj janë gjithnjë tregimtarë, nga Perikliu i Athinës tek Frenklin D.Ruzvelt.

Së dyti, rëndësi ka kompetenca. Ajo ka më pak rëndësi, të paktën në një periudhë afatshkurtër, për demagogët e djathtë apo të majtë.

E tyrja është një politikë opozitare, madje edhe kur janë në pushtet. Kompetenca është më pak e kërkuar. Por, politikanët e qendrës duhet ta dinë – dhe të tregojnë se e dinë – atë që po bëjnë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi liderët e këtij lloji bëjnë gabime të mëdha, ku më i rëndësishmi është besimi se tregjet financiare janë të qëndrueshme, dhe ata që merren me to e dinë se çfarë po bëjnë. Gabime të tilla, janë dëshmuar se janë katastrofike.

E treta është qytetaria. Demokracia, është një komunitet i qytetarëve. Ndjenja e asaj që i detyrohet qytetarëve – dhe që pritet prej tyre – është themeli i demokracive të suksesshme. Pa idenë se qytetarët vijnë të parët, nuk mund të ketë një komunitet kombëtar. Në demokracitë moderne, shteti i mirëqenies sociale, është një shprehje praktike e qytetarisë.

Por, po kështu janë edhe politikat, që u japin të gjithë qytetarëve një mundësi për të marrë pjesë – dhe të përfitojnë nga jeta ekonomike. Edhe të huajt, mund të marrin pjesë në mënyrë të dobishme. Por, emigracioni duhet të menaxhohet gjithmonë, nëse dëshirohet të gjykohet si i drejtë dhe politikisht i pranueshëm.

Së katërti, përfshirja . Është e habitshme që në një masë të njohur, pabarazia e të ardhurave të tregut nuk është në fakt veçanërisht e lartë në SHBA. Por pabarazia e të ardhurave të disponueshme (pas taksave dhe shpenzimeve) është relativisht shumë më e lartë. Ky rezultat, është pasojë e politikave.

Së pesti, janë çështjet e reformës ekonomike. Siç argumenton Pol Kolier tek “E ardhmja e kapitalizmit”, na duhet reforma në fushën e taksimit, nëse duam të krijojmë një shoqëri ekonomikisht të suksesshme dhe më gjithëpërfshirëse. Veçanërisht të rëndësishme janë, taksimi i të ardhurave dhe nxitja e një konkurrence më të madhe.

Së gjashti, janë çështjet lokale. Zhvendosja e vendimeve, duke u dhënë gjithashtu komuniteteve mjetet për rigjallërimin e tyre, duhet të jetë pjesë e një politike të re të mirë.

Së shtati, kanë rëndësi shërbimet publike, edhe nëse njerëzve nuk i pëlqejnë zakonisht pagesat e taksave të nevojshme për t’i mbështetur ato. Ajo që kërkohet, ndryshon në vende të ndryshme. Por, ideja liberale e një shteti minimal që ia lë gjithë këtë tregut të lirë, nuk është vetëm i papërdorshëm, por edhe i papërputhshëm me demokracinë.

Së treti, rëndësi të madhe kanë edhe globalizimi i menaxhuar dhe bashkëpunimi global. Asnjë vend nuk është një ishull i vetmuar. Ne varemi nga idetë, burimet, njerëzit, mallrat dhe shërbimet e vendeve të tjera. Kjo është e vërtetë, edhe për vendet shumë të mëdha.

Argumentet ekonomike, politike dhe morale, për rregullat e qëndrueshme dhe të parashikueshme që rregullojnë këto ndërveprime, janë edhe më të forta tani se sa menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur u bënë sëbashku në një sistem të ri global. Sovraniteti kombëtar ka rëndësinë e tij. Por nuk është i vetmit. Kjo është edhe më e vërtetë, për menaxhimin e të ardhurave globale. Këtu, bashkëpunimi midis kombeve nuk është fakultativ. Është absolutisht thelbësor.

Së nënti, është shqyrtimi i çështjeve që janë përpara. Ne jetojmë në një botë me trazira të mëdha afatgjata – sidomos ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe ngritja e Azisë. Qeveritë e mira, duhet të shohin se çfarë domethënie mund të kenë këto gjëra për popujt dhe botën e tyre. Nëse demokracitë nuk mund të mendojnë paraprakisht për sfidat që i presin përpara, do të dështojnë.

Sigurisht, parti-shtet në Kinë me siguri që do ta mbrojë pikën e fundit. Së fundmi, kompleksisteti ka peshën e vet. Humoristi i madh amerikan, H.L.Menken tha dikur: ”Për çdo problem kompleks, ekziston një përgjigje e qartë, e thjeshtë dhe e gabuar”.

Kjo është ajo që ofrojnë demagogët karizmatikë. Këshilla e ekspertëve, mund të jetë lehtësisht e gabuar. Por, teknokratët rrezikojnë të humbin reputacionin e tyre. Një politikë që mbështetet mbi zemërimin dhe dëshpërimin popullor, është e sigurtë se do të dështojë.

Çështja është se si do ndodhë kjo. Përgjigja e duhur, duhet të jetë një politikë që mbështet shpresën në realizëm. Kjo është mënyra e vetme e politikës demokratike, që ia vlen të ndërmerret. A do të ketë ajo këtë sukses në botën e sotme? Ndoshta jo. Por, përpjekja për të bërë gjënë e duhur, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë botës shansin më të mirë, për të pasur rezultate të mira.

TIRANA TODAY

Tags: politikanëtpopullite zhgenjyerit

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Kujt do ia bllokojnë rrugët këta? Braçe: Ramës s’kanë ç’ti bëjnë, populli po e pëson

Kujt do ia bllokojnë rrugët këta? Braçe: Ramës s’kanë ç’ti bëjnë, populli po e pëson

Humbi jetën në Rinas. Prokuroria nuk pushon çështjen e tij, kërkon certifikatën e vdekjes

Humbi jetën në Rinas. Prokuroria nuk pushon çështjen e tij, kërkon certifikatën e vdekjes

Video/Si u vra nga forcat speciale amerikane “sheiku i terrorit”, Osama Bin Laden

Video/Si u vra nga forcat speciale amerikane "sheiku i terrorit", Osama Bin Laden

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com