Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Policia zbardh mega-operacionin: Kanë mashtruar mbi 2 milionë shtetas

4 vjet ago
in Të Gjitha
Policia zbardh mega-operacionin: Kanë mashtruar mbi 2 milionë shtetas

Policia e Shtetit dha informacion zyrtar për operacionin masiv të nisur pasditen e së enjtes në Tiranë, në fushën e mashtrimit kompjuterik të shtetasve të huaj, nëpërmjet call centerit. Në pranga kanë rënë 35 persona. Mes tyre është edhe izraeliti Rafael Genish, i cili akuzohet se është organizator i kësaj skeme mashtrimi. Ndërkohë në gjendje të lirë u proceduan 20 persona të tjerë.

Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij “Call center“.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 123 pajisje kompjuterike, 60 pajisje të telefonisë së lëvizshme, 3 laptop, 2 USB, karta të bardha të ngjashme me ato të bankave dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.

Gjithashtu deri më tani janë identifikuar të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar këta shtetas, dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare të cilat varionin nga 500 euro e sipër. Personat e kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi janë mbi 2 milionë dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës.

Njoftimi

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, së bashku me prokuroren e Rrethit Gjyqësor Tiranë Elisabeta Imeraj, konferencë për shtyp për operacionin policor të koduar “Komunikimi”.

Njësia C për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga data 23.12.2021 deri më 24.12.2021 ka realizuar operacionin policor të koduar “Komunikimi”.

Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të informacioneve të marra dhe duke u koordinuar me partnerët e saj, ka evidentuar dhe ka filluar hetimet së bashku me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje më një aktivitet kriminal në fushën e mashtrimeve kompjuterike, e cila kishte të bënte më mashtrimin e shtetasve të huaj nëpërmjet rrjetit kompjuterik.

Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin “RG Capital“ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë “Call center“. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Hetimet intensive prej disa muajsh të zhvilluara në vendin tonë bënë të mundur identifikimin e drejtuesve të këtij subjekti, skemën e funksionimit, si dhe fushën e bashkëpunimit të personave që merreshin me këtë aktivitet kriminal.

Nga veprimet hetimore të kryera, si dhe nga ndërhyrja policore në subjektin “RG Capital“, nga ana e Njësisë së Hetimit të Krimeve kibernetike, e mbështetur dhe nga strukturat e tjera të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u realizua operacioni policor “KOMUNIKIMI“, ku u kontrolluan disa ambjente në ekzekutim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

U arrestuan në flagrancë 35 shtetas, nga të cilët njëri i huaj, konkretisht shtetasi izraelit Refael Genish, i cili nga hetimet ka rezultuar se është organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 20 shtetas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

123 pajisje kompjuterike

60 pajisje të telefonisë së lëvizshme

3 laptop

2 USB

karta të bardha të ngjashme me ato të bankave

një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.

Gjithashtu deri më tani janë identifikuar të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar këta shtetas dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare të cilat varionin nga 500 euro e sipër. Personat e kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi janë mbi 2 milionë dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës.

Hetimet vazhdojnë dhe për të rejat e këtij hetimi do të kemi komunikime të tjera.

Tags: Call Centerhetimepolicia

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Temperaturat për sot do të shënojnë -2 gradë celsius

Temperaturat për sot do të shënojnë -2 gradë celsius

Kursi i këmbimit/Rënie e lehtë e dollarit dhe euros, paundi britanik në rritje

Kursi i këmbimit/Rënie e lehtë e dollarit dhe euros, paundi britanik në rritje

Meta hap “dyert” e transferimit të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe

Meta hap "dyert" e transferimit të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com