E hënë, 24 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Meta hap “dyert” e transferimit të dënuarve shqiptarë nga Britania e Madhe

Kreu i Shtetit Ilir Meta, dekretoi dje ligjin për transferimin e të dënuarve mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe. Kjo marrëveshjeje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri, ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respektive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura. Po kështu forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në përmbushje si të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar. Marrëveshja në fjalë synon të përmirësojë edhe kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, ndërsa janë rreth 1580 shtetas që përfitojnë.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar shpalljen e Ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”.

Sipas të dhënave statistikore të bëra publike pak ditë më parë në Parlament nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ku u votua ligji, u bë me dije se janë një numër i madh shtetasish shqiptarë që po vuajnë dënimin në burgjet britanike dhe se për ta do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...