Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia thirrje emigrantëve: Ata që janë rezidentë jashtë, s’mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Policia thirrje emigrantëve: Ata që janë rezidentë jashtë, s’mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje situatën e krijuar në Kapshticë, ku disa emigrantë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare.

Në njoftimin e tyre theksohet se hyrja dhe dalja nga territori i vendit tashmë është një përjashtim i imponuar nga situata e pazakontë.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që janë rezident në vende të tjera, që të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat gjendja e emergjencës.

Gjithashtu policia u bën thirrje qytetareve shqiptare që janë rezident vetëm në Shqipëri dhe që kanë mbetur jashtë saj, për arsye të ndryshme, të mos ndërmarrin udhëtim pa marrë më parë autorizimin përkatës nga përfaqësitë diplomatike apo konsullore përgjegjëse në vendin ku ata gjenden.

Njoftimi i plotë:

Në përgjigje të disa medieve, lidhur me trajtimin e rasteve të disa qytetarëve që janë bllokuar në disa pika të kalimit kufitar, sqarojmë se:

Vendi ndodhet në një situatë emergjence të shpallur për shkak të pandemisë së COVID-19, për shkak të së cilës janë kufizuar në mënyre të pazakonte e të panjohur ndonjëherë në vend, shumë veprimtari publike, ekonomike, tregtare etj.

Në ketë kuadër janë kufizuar së tepërmi edhe lëvizjet, si brenda vendit, por aq me tepër ato jashtë tij.

Fatkeqësisht konstatohet se në disa raste, në pikat e kalimit kufitar paraqiten qytetare që kërkojnë të udhëtojnë në destinacione të ndryshme në Shqipëri, jashtë rregullave të vendosura.

Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për qytetarë që janë rezident në vende të tjera, të cilët kërkojnë të udhëtojnë drejt Shqipërisë.

Është me rendësi që të kuptohet nga të gjithë se hyrja dhe dalja nga territori i vendit tashmë është një përjashtim i imponuar nga situata e pazakontë.

Qytetarët shqiptarë që punojnë, jetojnë dhe janë rezident në vende të tjera nuk mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat situata e jashtëzakonshme.

Për qytetaret e tjerë, që janë rezidente vetëm në Shqipëri, të cilët situata e jashtëzakonshme i ka zëne në mënyrë të papritur në vende të tjera, ekziston mundësia e kthimit të rregullt në Shqipëri. Për ketë kërkohet që ata të drejtohen paraprakisht në përfaqësitë diplomatike apo konsullore të RSH-së në vendet përkatëse, për t’u paraqitur me autorizimin e hyrjes në vend.

Policia e Shtetit është e detyruar nga ligji që të kontrollojë dhe menaxhojë kufijtë e vendit dhe ajo nuk mund të lejojë kalime të paligjshme të tyre, sidomos në një situate të tillë ku rreziqet shëndetësore janë shumë të shtuara.

Në konsideratë të sa më sipër, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që janë rezident në vende të tjera, që të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë, për sa kohë zgjat gjendja e emergjencës.

Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetareve shqiptare që janë rezident vetëm në Shqipëri dhe që kanë mbetur jashtë saj, për arsye të ndryshme, të mos ndërmarrin udhëtim pa marrë më parë autorizimin përkatës nga përfaqësitë diplomatike apo konsullore përgjegjëse në vendin ku ata gjenden.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në këtë kontekst apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me rigorozitet të gjithë masat e ndërmarra nga qeveria, duke kontribuuar të gjithë së bashku për mbrojtjen e jetës.

 

Tags: bllokuarKapshticepoliciashqiptaret

TË LIDHURA

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024
Ekonomi

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

08:47 | 05/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet
Aktualitet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025
Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

21:33 | 04/06/2025
Next Post
Evropa dhe BE-ja pas pandemisë   

Evropa dhe BE-ja pas pandemisë  

Qetësohet tregu valutor, euro zbret afër 125 lekëve

Qetësohet tregu valutor, euro zbret afër 125 lekëve

PD: Numri i ulët i testimeve, strategji e qeverisë për të fshehur gjendjen reale

PD: Numri i ulët i testimeve, strategji e qeverisë për të fshehur gjendjen reale

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024
Ekonomi

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

by mirseda
08:47 | 05/06/2025
0

Tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave personale individuale (DIVA) të vitit 2024 rreth 1,7 miliardë...

Dita Botërore e Mjedisit, OKB: Luftoni ndotjen nga plastika

Dita Botërore e Mjedisit, OKB: Luftoni ndotjen nga plastika

08:40 | 05/06/2025
Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

23:00 | 04/06/2025
Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com