Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Policia private e Klement Balilit “mund” Policinë e Shtetit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Klement Balili/Pronat në emër të vëllait për t’i shpëtuar ligjit antimafia

Klement Balili është pa dyshim njërit prej personave më të kërkuar nga policia shqiptare vitet e fundit. Por familja e Ballilit fitoi betejën ligjore me Policinë e Shtetit në lidhje me heqjen e licencave të kompanive të policisë private. Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin me të cilin ka vendosur mospranimin e rekursit të Policisë së Shtetit kundër vendimit të togave te zeza të cilat pezulluan heqjen e licencave për shoqërinë e ruajtjes fizike në pronësi të familjes Balili. Pak muaj më parë u zbulua fakti se këto kompani kishin përfituar fonde nga buxheti i shtetit për ruajtjen e disa institucioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka humbur gjyqin me kompanitë e policive private në pronësi të vëllezërve të Klement Balilit.

Verdikti i dhënë disa javë më parë është zbardhur së fundi nga Gjykata e Lartë.

Kolegji Administrativ ka zbardhur vendimin me numër 436 të vitit 2018, në të cilin rrëzon rekursin e bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Në thelb, Gjykata nuk i hyn analizës së themelit të provave, por thekson se kompanitë private në rastin në fjalë kanë pasur të drejtë të ankohen në gjykatë për heqjen e licencave nga kreu i Policisë së Shtetit.

Rekursi i organit qendror të policisë në Kolegjin e Gjykatës së lartë, kërkonte lënien në fuqi të urdhrit të nxjerrë nga ish-Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, në datën 17 dhjetor 2017, kundër kompanive të policive private të familjes Balili.

Vendimi i Çakos për heqjen e licencave të policive private të familjes Balili, u ankimua nga kompania Balili-Co sh.p.k. dhe pronarët Bashkim Balili e Selim Balili.

Pas këtij ankimi, gjykata e shkallës së parë pezulloi vendimin e kreut të policisë.

Drejtoria e Përgjithshme bëri rekurs në Gjykatën e Apelit e cila nuk e pranoi atë.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Gjykata e Lartë duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të dhënë për togave te zeza të Gjykatës Administrative të shkallës së parë, shkruan ora news.

Heqja e licencave të kompanive të policisë private në pronësi të familjes Balili u bë nga ish-kreu i policisë pas publikimit të faktit se këto subjekte kishin kontrata për ruajtjen e institucioneve shtetërore dhe se kishin përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit.

Tags: Klement BalilitmundpoliciaPolicinë e Shtetitprivate

TË LIDHURA

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, qytetarët i japin ndihmën e parë të plagosurve
Aktualitet

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, qytetarët i japin ndihmën e parë të plagosurve

12:23 | 18/07/2025
Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar
Aktualitet

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

22:45 | 17/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë
Shqipëria

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Next Post
Historia e 8-vjeçarit/Baba shqiptar, nënë kroate dhe përfaqëson Gjermaninë

Historia e 8-vjeçarit/Baba shqiptar, nënë kroate dhe përfaqëson Gjermaninë

Meta, Patriarkut Kirill: Besimin e ruajtëm me sakrifica, por harmonia fetare…

Meta, Patriarkut Kirill: Besimin e ruajtëm me sakrifica, por harmonia fetare...

Xhelal Mziu i “nxjerr bojën” Superiores, ja kush ndeshje ishte e trukuar

Xhelal Mziu i “nxjerr bojën” Superiores, ja kush ndeshje ishte e trukuar

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, qytetarët i japin ndihmën e parë të plagosurve
Aktualitet

Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, qytetarët i japin ndihmën e parë të plagosurve

by mirseda
12:23 | 18/07/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ku një automjet tip Audi R8, ngjyrë...

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

Patagonia bën thirrje për veprime të menjëhershme për Lumin Vjosa, ja çfarë e kërcënon Parkun Kombëtar

22:45 | 17/07/2025
Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

Penallti e humbur dhe dramë e Partizanit në Conference League, kualifikimi vendoset në shtesë

22:07 | 17/07/2025
Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

Takimet speciale në burgje, kush ka të drejtë të takojë të dënuarin? Flasin ish-Drejtorët

22:04 | 17/07/2025
Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com