Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Policia e Shtetit këshillon qytetarët: Kujdes me fishekzjarrët

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Policia e Shtetit këshillon qytetarët: Kujdes me fishekzjarrët

Drejtori i Rendit Publik ne Departamentin e Rendit dhe Sigurisë Publike ne Policinë e Shtetit, Albert Dervishi në një deklaratë për mediat prezantoi masat e policisë për natën e ndërrimit të viteve. Policia i bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes me përdorimin e fishekzjarrëve.

Dervishi thotë se janë planifikuar punonjës policie në çdo qytet për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, pranë lokaleve dhe restoranteve të cilat do të organizojnë aktivitete të ndryshme gjatë festës së fundvitit etj.

Albert Dervishi: Jemi sot para natës së ndërrimit të viteve dhe me këtë rast Policia e Shtetit dëshiron edhe njëherë të vendosë këtë komunikim me qytetarët shqiptarë, lidhur me masat që ajo ka planifikuar me qëllim, krijimin e një mjedisi të sigurt për ta, parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale në të gjithë territorin e vendit, rritjen e sigurisë në akset kryesore rrugore, kryerjen e veprimeve efikase në parandalimin, zbulimin dhe goditjen e autorëve të veprave të ndryshme penale.

Për këtë qëllim, nga ana e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në veçanti sot është vlerësuar maksimalisht marrja e masave të sigurisë, për të përmbyllur me sukses misionin e tyre për garantimin e një feste të qetë dhe pa probleme, për rritjen e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, kontrollin e plotë të territorit, nga të gjitha strukturat e policisë, të cilat vazhdojnë me shërbim 12 orësh, duke zbatuar detyrimet në kuadër të gatishmërisë “Shërbim i përforcuar”.

Për këtë në shkallë vendi janë planifikuar në natën e ndërrimit të viteve punonjës policie në çdo qytet për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, pranë lokaleve dhe restoranteve të cilat do të organizojnë aktivitete të ndryshme gjatë festës së fundvitit etj.

Në veçanti nga DVP Tiranë, gjatë natës së ndërrimit të viteve janë planifikuar punonjës policie në terren, nga të cilët në Sheshin “Skëndërbej”, ku do të festohet nata e ndërrimit të viteve dhe ku Bashkia e Tiranës organizon koncertin festiv në orën 24:00, siguria është organizuar me një qasje të integruar të shërbimeve të Policisë së DVP Tiranë, të atyre të Policisë Bashkiake Tiranë, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të mbështetura nga njësitë e specializuara të Forcave Lëvizëse Operacionale.

Nga ana e strukturave të Kufirit dhe Migracionit, vazhdojnë masat me shtimin e posteve të punës në PKK, me qëllim kryerjen e procedurave të shpejta dhe krijimin e lehtësirave gjatë hyrje – daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë kryerjes së veprimeve në PKK nuk është shënuar ndonjë incident apo problem.

Kemi rritje të prezencës së policisë rrugore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, si dhe e shërbimeve të rendit dhe të FNSH-së për parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale.

Në këtë natë të ndërrimit të viteve Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të jenë të kujdesshëm në:

Përdorimin e fishekzjarrëve, duke evituar përdorimin e tyre nga fëmijët.

Të evitohet përdorimi i kapsollave dhe lëndëve të tjera të rrezikshme të këtij lloji.

Nga ana e Policisë Bashkiake të Tiranës dhe bashkitë e tjera, është organizuar hedhja e fishekzjarrëve në mënyrë të kontrolluar në Sheshin Skëndërbej dhe sheshet përkatëse në natën e ndërrimit të viteve.

Evitimin e alkoolit nga drejtuesit e automjeteve dhe nëse ata kanë përdorur pije alkoolike të mos përdorin automjetin.

Mbas orës 24 zakonisht ka një përdorim të madh të automjeteve në rrugë, për këtë kërkohet të evitohet sa të jetë e mundur dalja me automjete me qëllim parandalimin e bllokimit te rrugëve dhe të aksidenteve rrugore.

Shtetasit që do të festojnë në lokale, të marrin masa për sigurimin e banesave të tyre, me qëllim parandalimin e vjedhjeve te banesave.

Dita e sotme për familjet do të jetë e ngarkuar edhe me gatimet tradicionale. Kjo mund të ketë mbingarkesë në rrjet, si dhe gjatë përdorimit të bombolave të gazit të tregojnë kujdes lidhur me masat e mbrojtjes nga zjarri.

Subjektet e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike vazhdojnë me shërbime të përforcuara masat për sigurimin e objekteve si banka, institucione të tjera, hidrocentrale, depo uji etj., me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale në këto objekte.

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë montuar masat e marra nga DVP dhe janë në monitorim të këtyre masave me grupe Drejtimi në DPPSH.

Policia e Shtetit dëshiron të sigurojë qytetarët shqiptarë dhe të huaj që do të festojnë natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri, se do të jetë pranë tyre për garantimin e rendit publik, të sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pronës së tyre.

Me këtë rast Policia e Shtetit uron të gjithë qytetarët Gëzuar Vitin e Ri, mbarësi dhe suksese për të gjithë.

Tags: fishekzjarrëtkëshillonkujdesPolicia e Shtetitqytetaret

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme
Aktualitet

Erion Veliaj paguan kompani britanike për imazhin, zbulohen shifrat e majme

21:36 | 23/06/2025
Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Next Post
Më pak shitje për festat e fundvitit në Shqipëri

Më pak shitje për festat e fundvitit në Shqipëri

Bulqizë/Sherr me thika mes dy të dehurve, plagoset 27-vjeçari

Bulqizë/Sherr me thika mes dy të dehurve, plagoset 27-vjeçari

Berisha ndan me ndjekësit punën e fundit që bëri në zyrë për 2017-ën

Berisha ndan me ndjekësit punën e fundit që bëri në zyrë për 2017-ën

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha
Bota

Katar: Sulmi iranian ishte ‘surprizë’. Në Iran filluan festimet pas sulmeve në Doha

by mirseda
22:58 | 23/06/2025
0

Ministria e Jashtme e Katarit mbajti një konferencë për shtyp. “Ne e konsiderojmë sulmin iranian një “surprizë”...

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

Izraeli ka arritur qëllimin/ Synon të përfundojë sulmet ndaj Teheranit deri në…

22:50 | 23/06/2025
Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

Tensionet me Iranin/ Trump dërgon mesazh paqeje pas sulmeve: Bota ka nevojë për qetësi

22:49 | 23/06/2025
Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset

22:24 | 23/06/2025
Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

Sulmet ndaj bazave amerikane, Ali Khamenei thyen heshtjen: Kjo është logjika e kombit iranian

22:14 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com