Mbrëmjen e sotme është dëgjuar një shpërthim në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, në vendin e quajtur “Spaikorre”. Forca të shumta policie patrulluan rrugët e kësaj lagjeje, në vendin e shpërthimit u konstatua një gropë e vogel e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike.
Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të plagosur.
Shpërthimi me eksploziv vjen një ditë para vizitës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në qytetin e Elbasanit. Nesër Xhafaj do të prezantojë strukturën e re të policisë në Elbasan pas furtunës pas incidentit ku u godit makina e zv/drejtorit në Shtator.
Njoftimi i policisë
Rreth ores 19:58 në Sallen Operative ka ardhur një telefonate se në Lagjen “11 Nentori” në një rrugice midis pallateve është dëgjuar një shpërthim.
Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua në vendin ku u dha njoftimi ku u konstatua një gropë e vogel e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike.
Nuk ka deme në njerez apo dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.