Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. Bëhet fjalë për Ilir Filillo, baba i 3 fëmijëve, pas përplasjes së dy kamionëve.
Mësohet se ishte në drejtimin e njërit prej mjeteve të tonazhit të rëndë, dhe humbi jetën menjëherë.
Ilir Filolli jetonte dhe punonte prej vitesh në komunën Preganziol. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, ekipet e emergjencës nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar 37-vjeçarin, për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie dhe ambulanca.