Një sulm me breshëri armësh ka ndodhur ndaj Presidentit të Kolumbisë Ivan Duque, teks apo udhëtonte me helikopter pranë kufirit me Venezuelën. Pamjet e bëra publike nga Presidenca, tregojnë disa vrima në heliukopter, si pasojë e të shtënave, shkruan Sky News.
Udhëheqësi i krahut të djathtë tha se të gjithë në bordin e avionit ishin të sigurt, duke përfshirë atë dhe ministrin e mbrojtjes dhe ministrin e brendshëm të kombit.
“Unë dua të informoj vendin se pas përmbushjes së një angazhimi në Catatumbo pranë qytetit të Cucuta, helikopteri presidencial ishte viktimë e një sulmi,” tha Duque në një deklaratë.
Presidenti Duque e konsideroi sulmin një akt frikacakësh dhe shtoi se nuk do të trembet asnjëherë nga këto ngjarje terroriste. Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë dhënë urdhër dhe janë në kërkim për personat që janë përgjegjës për kryerjen e kësaj vepre.