E shtunë, 31 Korrik, 2021
34.5 C
Tirana

71 vite nga lufta që ndau Korenë, 5 fakte historike që duhet t’i dini

Ftohja brutale, terreni i ashpër dhe luftimet e zjarrta intensive ishin vetëm disa nga rreziqet me të cilat trupat aleate përballeshin çdo ditë, teksa luftonin me forcat armike në Luftën e Koresë, që më pas u nda në të Veriut dhe atë të Jugut.

Në verën e vitit 1950, afërsisht 75,000 ushtarë nga Ushtria Popullore e Koresë së Veriut sulmuan paralelen e 38-të në jug, duke e bërë pushtimin aktin e parë ushtarak të Luftës së Ftohtë, shkruan We are the Mighty.

1. Paraleli i 38-të

Pasi japonezët u dorëzuan, SHBA morën kontrollin e Koresë së Jugut ndërsa sovjetikët morën veriun. Koretë u ndanë nga një vijë e quajtur “paraleli i 38-të” që ndau gadishullin. Ndërsa të dy palët nuk e pëlqyen idenë e ndarjes së vendit, veprimi bëri që disa përleshje të armatosura të shpërthenin përgjatë kufirit të ndarë.

Shenja informative e Paraleles së 38-të që ndan Korenë. (Burimi: Komanda e Kombeve të Bashkuara)
Shenja informative e Paraleles së 38-të që ndan Korenë. (Burimi: Komanda e Kombeve të Bashkuara)

2. Përmbajtja

SH.B.A. ishin thellësisht të shqetësuara për përhapjen e komunizmit, të cilin ata e konsideronin si një kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë amerikane. Ish Presidenti i SHBA Harry Truman, dëshironte të parandalonte Rusinë që të fitonte më shumë territor, dhe besonte se nëse Sovjetikët do të arrinin të merrnin Korenë e Veriuta, ata do të ishin një hap më afër dominimit të botës. Prandaj, Truman besoi se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndalonte pushtimin e Koresë së Veriut.

Truman i drejtohet popullit Amerikan në lidhje me konfliktin në Kore. (Burimi: History Channel
Truman i drejtohet popullit Amerikan në lidhje me konfliktin në Kore. (Burimi: History Channel

3. Parulla e luftës

Në fillim, forcat e Koresë së Veriut ishin produktive ndërsa shtynë forcat Amerikane dhe Korenë e Jugut edhe më tej paralelin e 38-të në vjeshtën e vitit 1950. Me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, furnizimi filloi të mbërrinte në duart e aleatëve, gjë që i lejoi ata të rimerrnin kryeqytetin korean të Seulit. Megjithëse po arrinin të luftonin forcat armike, dimri i ashpër por edhe disa sëmundje, goditën forcat aleate, duke shkaktuar viktima të shumta.

Trupat aleate duke duruar të ftohtin
Trupat aleate duke duruar të ftohtin

4. ”Ngecja” midis dy Koreve

Gjenerali Douglas MacArthur besonte se fitorja totale në Kore ishte rezultati i vetëm i pranueshëm për SHBA, por Truman nuk ishte dakord me taktikat dhe ideologjinë e MacArthur, pasi ata përplaseshin vazhdimisht.

Truman përfundimisht e largoi MacArthurin nga komanda e tij, e ndërsa kjo po ndodhte, forcat e Koresë së Veriut i çuan përsëri forcat aleate në paralelen famëkeqe të 38-të. Për dy vitet e ardhshme, asnjëra palë nuk fitoi ndonjë terren dhe luftimet vazhdonin.

5. Paqja?

Në verën e vitit 1951, bisedimet pë paqe filluan menjëherë pasi bllokimi dukej se po përfundonte. Në 1953, Eisenhower mori detyrën dhe ishte i vendosur për t’i dhënë fund përleshjes, duke negociuar për disa muaj përpara se të përmbushte qëllimin e tij.

Në fund, rreth 36,000 trupa amerikane vdiqën dhe 100,000 të tjerë u plagosën. Thuhet se, 620,000 ushtarë nga Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut u vranë dhe 1.6 milion civilë u vranë gjatë konfliktit të përgjakshëm. Fatkeqësisht, paraleli i 38-të vazhdon të ndajë gadishullin e ndarë me këtë sot.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

 Izmir Smajlaj nuk kualifikohet për në finale

Izmir Smajlaj nuk u kualifikua dot për në finale në kërcim së gjati. Një tjetër sportist shqiptar largohet nga Olimpiada e Tokios, teksa është...

Përfundon aventura e Erkand Qerimaj, i 9-ti në renditjen e përgjithshme

Erkand Qerimaj ka dalë i 9-ti në renditjen e përgjithshme të peshëngritjes në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020”. Peshëngritësi shqiptar garoi në kategorinë deri në...

Shqipëria nuk ka as të majtë e as të djathtë!

Nga: Enio Civici Zgjedhjet përfunduan. Qeveria është surprizë. Opozita u konsolidua në pozicionin e saj. Pandemia vazhdon, vaksinimi po ashtu. SPAK-u fatmirësisht po dëgjohet. Temperaturat...

FOTO/ Amal Clooney shtatzënë? Ja çfarë thotë çifti

Më herët u pretendua se George dhe Amal Clooney ishin në pritje të binjakëve. Por duket se këto kanë qenë në kuadrin e thashethemeve,...

Teatri/ Veliaj nga Tokyo: Vendimi nuk bie ndesh me atë të Kushtetueses

Nga Tokyo, kryebashkiaku Veliaj ka komentuar vendimin e qeverisë, që i kalon në pronësi truallin e Teatrit Kombëtar. Në një intervistë për "News24", Veliaj...