Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

“Po ta kisha mbajtur në shtëpi, do e kisha gjallë gruan sot”

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Xhemil Kararaj iu drejtua emisionit “Stop” për të sjellë shqetësimin lidhur me Prokurorinë e Fierit dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë në 18 Mars, pas peripecive që nisën nga mjeku i familjes, Spitali Rajonal i Fierit e deri në QSUT.

“Më 13 Mars u shtrua në spitalin e Fierit bashkëshortja, ndenji një natë atje dhe më 14 e kemi sjellë në Spitalin Nënë Tereza. Ndërsa në datën 18 ajo ndërroi jetë. Unë nuk bëra asnjë kontakt as tek spitali i Fierit me atë, as rrugës dhe as këtu në Tiranë, iku… Ajo ditë e 13 Marsit kur e çova në spital qe fatale për mua. Ta kisha mbajtur në shtëpi, s’do kish vdekur, do e kisha gjallë sot. Tani unë vij të marr një përgjigje, ishte mëlçia e bardhë, ishte mëlçia e zezë, ishte stomaku, veshka a romatizma? Asnjëri nuk përgjigjet. Ka një muaj e ca. Nga Fieri vij në Tiranë, shkoj në Prokurorinë e Fierit, nuk marr përgjigje. Vij këtu, s’ka dalë akoma. Dua një përgjigje, çfarë problemi pati bashkëshortja jonë? Kaq e re, e na la ne në pikë të hallit, ka lënë 5 veta në shtëpi atje pa njeri”, thotë Xhemil Kararaj.

Ai kërkon të dijë shkakun e vdekjes së gruas së tij, por nuk merr përgjigje nga institucionet prej gati dy muajsh. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore i thonë të kthehet njëherë pas 10 ditësh për përgjigjen e autopsisë.

Roja i Institutit të Mjekësisë Ligjore: Bjema emrin e të ndjerës!

Denoncuesi: Lule Qerim Kararaj, ka ardhur bashkëshorti, do…

Roja i Institutit të Mjekësisë Ligjore: Nuk është bo, nuk është bo hala. Hajde mbas 10 ditësh njëherë!

Juristi Çlirim Gjata shprehet se Mjekësia Ligjore duhet të kishte nxjerrë përgjigjen, ndërsa prokuroria duhet të kishte përcaktuar afatin për këtë përgjigje.

“Më fal do t’ia ringjallin ata? Duku nesër, duku pas 10 ditësh? E para, ata duhet ta kishin nxjerrë vetë se ku i kanë përfundimet, e dyta prokurori duhet t’i japë afat, brenda këtij afati duhet të përgjigjesh. Pse nuk e bën as njëri detyrën e vet dhe as tjetri, këtë nuk e dimë. Këtu tani ka diçka. Do e kishin nxjerrë, çfarë problemi ka? Këtu pastaj kemi të drejtë të dyshojmë dhe të ngremë hipoteza nga më të ndryshmet, si për Mjekësinë Ligjore, ashtu edhe për Prokurorin.”

Pas këmbënguljes së emisionit “Stop” në 3 Maj, përgjigja e autopsisë u nis drejt Prokurorisë së Fierit për hetime lidhur me rastin e vdekjes së gruas. /tvklan.al

Tags: gruajamjeku i familjesQSUTXhemil Kararaj

TË LIDHURA

Aktualitet

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

14:19 | 05/06/2026
Aktualitet

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen 2persona

13:55 | 05/06/2026
Next Post

Enkel Demi: Rama të bën edhe punët e shtëpisë në ditë të hallit

Zv.ministri i Brendshëm i kthehet Ngjelës: Kam bërë gjyqe më shumë se ty

Gazeta gjermane për Shqipërinë: Vend kaotik, udhëhiqet nga gangsterët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

by mirseda
14:19 | 05/06/2026
0

PD ka reaguar pas miratimit të ligjit për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, duke e cilësuar...

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

14:16 | 05/06/2026

Dy ditë para zgjedhjeve në Kosovë/ Arrestohet aktivisti i Listës Serbe, dyshohet se bleu vota

14:14 | 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagosen 2persona

13:55 | 05/06/2026

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB

13:45 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com