Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” mesazhin e një tregtari, ku thuhet se është urdhëruar me çdo kusht e mënyrë pjesëmarrja 48% në votime.
Bylykbashi shprehet se po ushtrohet presion mbi personat që shesin tek fruta-perimet në Durrës, ku sipas tij, po i detyrojnë të votojnë ditën e diel bashkë me familjet e tyre.
“Banditet e Bashkise Durres po ushtrojne presion mbi personat qe shesin te tregu i fruta-perimeve i Durresit per t’i detyruar te votojne diten e diele bashke me familjet e tyre. Tregtaret jane kercenuar qe nese nuk votojne te dielen, ne 30 qershorin e Edi Rames, atyre do t’u hiqet leja e tregtimit ne tregun e fruta-perimeve.
Tregtaret denoncojne se objektivi i ketyre banditeve me pushtet te PS me ne krye Dakon eshte qe te arrijne te sajojne me cdo kusht dhe cdo menyre 48 perqind te pjesmarrjes ne votim. Kjo eshte veper penale. Por prokuroria e Arta Markut nuk vepron sic nuk ka vepruar per dosjen 339 te vjedhjes se zgjedhjeve ne Durres ne 2017”, shkruan ish-deputeti.