Një person ka humbur jetën mesditën e sotme në Theth.
Mësohet se shoferi ka qenë duke shkarkuar tulla nga mjeti i tij, dhe ka rënë në kontakt me energjinë.
Ai ka ndërruar jetë menjëherë. Policia është njoftuar për këtë ngjarje, dhe po shkon drejt vendit ku vdiq shoferi, për të vijuar hetimet. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.