Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar një tjetër protestë ditën e sotme në orën 19:30.
Përmes një postimi në Facebook, Aleanca tregon se kanë filluar të mbulojnë pronën e Teatrit Kombëtar, duke ngritur kështu shqetësimin për fillimin e punimeve.
Aleanca thekson se nuk do të lejojë fillimin e punimeve, teksa kërkojnë drejtësi për shembjen e godinës së Teatrit.
Kjo është protesta e tretë që Aleanca organizon, që prej datës 17 maj kur u shemb godina e Teatrit.
Postimi i plotë:
Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar!
Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet!
Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!