Një elektricist 36 vjeçar ka humbur jetën sot, pasi ka rënë në kontakt me rrymën e elektrike, në Fierzë. Viktima është identifikuar si shtetasi Prend Ceca.
Nga informacionet paraprake mësohet se ai kishte hipur në një shtyllë dhe po tentonte që të riparonte një defekt. News 24 raporton se trupi i viktimës ndodhet ende në vendngjarje ndërsa familjarët kanë njoftuar policinë.