Policia ka arrestuar autorin e grabitjes së ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Raportohet se autori i grabitjes së argjendarisë është Astrit Thaçi, i cili është kapur në Yzberisht të Tiranës teksa po pinte kafe.
Po ashtu i arrestuari është autori i tentativës për grabitje në zonën e Durrësit ku si pasojë mbeti i plagosur i zoti i shtëpisë, shkruan “TCH”.
Grabitja e argjendarisë në Elbasan nga Astrit Thaçi ndodhi rreth orës 12:30, ku ai nën kërcënimin e një pistolete ka mundur të marrë një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe parash.
Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe pistoleta me të cilën i arrestuari kreu grabitjen.