Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Po na vrasin o vajza!

8 vjet ago
in Të Gjitha
Po na vrasin o vajza!

Nga Marsi Simo*/E diela u përgjak si të ishte një ditë e zakonshme e shekullit të kaluar. As në këtë ditë të bekuar, krimi nuk e bëri pushim. Krime të tilla nga injoranca nuk po ndalojnë, por po shtohen si qelizat kancerogjene dhe po bëhen rrugëzgjidhje për disa individë që pëlqehen apo imitohen nga të tjerë.

Mbushen mediat me pretendime të fjalës së lirë në këto kohë demokracie, por ne o vajza na mbyllin gojën që kur lindim. – “Hesht se je femër, nuk të shkon, s’je ti që duhet të japësh mendim”!

Na vrasin me shikime kur qeshim me zë të lartë se vajzat e mira nuk bërtasin. Provoni e vishni ndonjë fustan dhe do iu vrasin me ngacmime seksuale. Jo vetëm kaq por më keq se vdekja është përdhunimi. Fundja fajtore jemi ne se i provokojmë djemtë. Nuk gjykohen ata për mungesë ndërgjegje por copa e vendosur mbi mishin tonë.

Vitet kalojnë dhe na duhet të martohemi se gratë nderin e kanë te burri. E nëse mendon se martesa nuk po funksionin na vrasin o vajza se po prishim bilancin familjar.

Po kur duam të arsimohemi e të bëhemi inxhiniere, taksiste, pilote? Na vrasin me përqeshje, se vajzave nuk iu shkojnë këto profesione. Mendojnë se jemi të paafta sepse ne mund të bëhemi veç shtëpiake, edukatore apo infermiere.

Po na vrasin o vajza çdo ditë në heshtje, në cepa shtëpish, pranë vatrës duke gatuar, në oborr duke punuar tokën. Na shfryjnë në fytyrë për kripën e munguar, specat e prishur, apo këmishën e pahekurosur.

Na vrasin kur mbetemi shtatzënë me forcën e idesë që të lindim djem se ndryshe nuk vlen aq shumë mëmësia.

Mos harrojmë vrasjet që po na bëjnë shefat nëpër zyra. Na drejtojnë gishtin tregues që t’ju afrohemi e t’ju hipim në tavolina.

Në mënyrë të përsëritur po vritemi çdo ditë në heshtje. Njëkohësisht na vrasin me masat që nuk merren. Mbushin bisedat njerëzit në kafene dhe ngrenë supet në shenjë dorëzimi. Urojnë vetëm që vajzës tyre mos t’i ndodhë.

Po na vrasin o vajza dhe në mes të rrugës e në ditë të diel. Dhe më keq se vrasja është harresa e qindra vajzave dhe grave që nuk gjejnë dot prehje as në varreza. TIRANA TODAY

*Sociologe

Tags: ditedjemtee dielrrugeVajzavrasin

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Foto/Thirrja dëshpëruese e babait shqiptar: Ju lutem ndihmoni tim bir!

Foto/Thirrja dëshpëruese e babait shqiptar: Ju lutem ndihmoni tim bir!

Tiranë/Plagoset me thikë gjimnazistja në shkollën “Eqerem Çabej”

Video/ Ndalohen “specialistët” në Tiranë, bënin namin në …

Video/ Ndalohen “specialistët” në Tiranë, bënin namin në ...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale
Bota

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

by mirseda
22:44 | 13/03/2026
0

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten, 13 mars, se Turqia nuk do të ndërhyjë në tensionet...

E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital

E rëndë në Shkodër/ Familjarët gjejnë pa shenja jete 19-vjeçarin, dyshohet se është vetëvarur

21:49 | 13/03/2026
Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

Tensione në Lindjen e Mesme: SHBA shton trupat pranë ishullit kyç të naftës iraniane

21:46 | 13/03/2026
Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

Trump lehtëson sanksionet ndaj Venezuelës për të zbutur efektet e luftës me Iranin

21:31 | 13/03/2026
Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

Shpërthime në Teheran dhe Dubai; aeroplan amerikan rrëzohet në Irak, 4 të vdekur

21:02 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com