Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Po na spiunonte një grua”, Austria tregon çfarë ka zbuluar Shërbimi Sekret

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“Po na spiunonte një grua”, Austria tregon çfarë ka zbuluar Shërbimi Sekret

Shërbimi sekret turk përpiqet të rekrutojë në gjithë Evropën informatorë nga qarqet e emigrantëve, që të mbikëqyrin kundërshtarët e Presidentit turk Rexhep Erdogan.

“Nuk ka vend për spiunazh turk në Austri”, me këto fjalë e hapi ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer një konferencë të posaçme shtypi gjatë së cilës njoftoi se shërbimi austriak kundër spiunazhit ka zbuluar në Vjenë të paktën një spiun të shërbimit sekret turk për botën e jashtme MIT.

“Sipas hetimeve, personi i akuzuar pranoi se ishte rekrutuar nga shërbimi sekret turk për të spiunuar emigrantë me origjinë turke në Austri dhe për të raportuar për ta tek autoritetet turke”. Sipas mediave austriake, fjala është për një grua me origjinë turke.

Ky rast nuk është ​​një rast i izoluar dhe tregon se kemi të bëjmë me një sistem. Po ashtu ai është një dëshmi tjetër për taktikat, detyrat dhe qëllimet e shërbimit sekret turk për botën e jashtme.

Österreich Kundgebung von kurdischen und linken Aktivisten in Wien (picture-alliance/picturedesk/F. Schrötter )Rasti i tanishëm i spiunazhit ra në sy javën e fundit të qershorit 2020. Në lagjen Favoriten të Vjenës pati përplasje të dhunshme midis nacionalistëve turq dhe demonstruesve kurdë. Ministri i Brendshëm Nehammer tha se gjatë këtyre demonstratave kishin rënë në sy persona që xhironin me video demonstruesit dhe pas demonstratës, 35 nënshtetas austriakë me origjinë turke ishin arrestuar kur po hynin në Turqi. Atyre u treguan fotografi të bëra gjatë demonstratës në lagjen Favoriten në Vjenë dhe i akuzuan për vepra të ndryshme penale.

Pas demonstratës Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe ministri i Brendshëm Nehammer deklaruan se veprimet e dhunshme ishin nxitur “nga jashtë”. “Ne nuk do të lejojmë që konfliktet nga Turqia të transferohen në Austri dhe të shkaktojnë dhunë në rrugët tona,” tha Kancelari Kurz.

Ankaraja reagoi po me akuza ndaj deklaratave energjike të qeverisë austriake: Austria nuk po vepron kundër “terroristëve” – pra kundër Partisë Punëtore Kurde PKK, e cila në Turqi është e ndaluar.

Spiunimi dhe rrëmbimi i kundërshtarëve politikë: MIT në Evropë

Eksperti austriak për shërbimet sekrete Dr. Thomas Riegler thotë se veprimet e shërbimeve sekrete në Vjenë duket se po dalin nga kontrolli. Pas një sulmi kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme austriake në shkurt të vitit 2020 dhe vrasjes së blogerit çeçen Mamichan Umarov në korrik 2020, qeveria gjendet nën presion për të marrë masa. Sipas ekspertit shërbimi sekret turk është veçanërisht aktiv.

Türkei Razzia gegen Gülen-Unterstützer (picture-alliance/abaca/Depo Photos)

Veprimet e shërbimit sekret turk MIT (Millî İstihbarat Teşkilâtı) në Austri nuk janë një rast i izoluar. Në të gjithë Evropën MIT përpiqet të rekrutojë informatorë nga qarqet e imigrantëve që të mbikëqyrin kundërshtarët e Presidentit turk Rexhep Erdogan dhe t’u bëjnë atyre presion. MIT është veçanërisht e pranishme atje ku ka një përqendrim të lartë të turqve jashtë vendit dhe qyetarëve me origjinë turke.

Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi në vitin 2016, për të cilën akuzohet predikuesi Fethullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, MIT i ka intensifikuar veprimet e tij në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës. Kështu në verën e vitit 2016 qeveria turke publikoi një adresë ku supozohej se jetonte Adil Öksüz në Berlin. Öksuz thuhet se ka qenë një figurë qendrore e grushtit të shtetit dhe ka kërkuar azil në Gjermani. Adresa me sa duket është gjetur prej informatorëve të shërbimi sekret turk në Berlin.

Rasti më spektakolar ndodhi në mars 2018 kur agjentët e MIT në Kosovë nxorën gjashtë mbështetës të dyshuar të Gylenit nga makinat e tyre dhe i çuan ata në Turqi. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut mendohet se midis vitit 2016 dhe 2020 MIT ka rrëmbyer 31 vetë. Aksionet e MIT shtrihen nga Zvicra, në Kosovë, Ukrainë, Republika e Moldavisë deri në Kazakistan, Azerbajxhan, Malajzi, Pakistan, Gabun dhe Mianmar.

Austria nuk dëshiron të përfshihet në këtë listë. Ministri i Brendshëm Nehammer dhe Ministrja e Integrimit Susanne Raab e bënë të qartë këtë në konferencën e posaçme për shtyp të martën (01.09): “Austria është vënë në shënjestër të spiunazhit turk. Shërbimi sekret turk ushtron ndikim mbi individë, shoqata dhe xhami. Krahu i gjatë i Erdogani arrin deri në lagjen Favoriten në Vjenë dhe  është helm për integrimin. Ne nuk e tolerojmë këtë ndikim “. Se ç’masa mbrojtëse synon të marrë Austria mbetet e hapur. /DW

Tags: AustriaShërbimi Sekretspiunazhturqi

TË LIDHURA

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit
Bota

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025
Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!
Bota

Macron bën thirrje për a*mëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo l*ftë duhet të përfundojë tani!

16:27 | 11/08/2025
U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij
Bota

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

14:50 | 11/08/2025
Next Post
Anila Çela merr drejtimin e pasdites në ekranin e News 24

Anila Çela merr drejtimin e pasdites në ekranin e News 24

Arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, reagon Meta

Bujar Nishani në zi për humbjen e njeriut të shtrenjtë, reagon Meta

Para se të vdesë gjigandi

Para se të vdesë gjigandi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!
Sport

Tha PO! Cristiano Ronaldo propozon Georginën me unazën që po çmend rrjetin!

by mirseda
20:30 | 11/08/2025
0

Cristiano Ronaldo ka ndarë gjatë karrierës së tij shumë momente personale me fansat, por tani jeta e...

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

20:05 | 11/08/2025
U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

19:38 | 11/08/2025
Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

19:05 | 11/08/2025
I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com