E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Para se të vdesë gjigandi

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Frrok Çupi

Kam marrë hua një fjalë nga pezhorativi banal i disa udhëheqësve politik që kanë fjalor vetëm disa fjalë; këta i thonë njëri- tjetrit ‘o gjigand’, ‘o flori’. Në fakt këta e kanë degraduar ngarkesën e fjalës ‘gjigand’ për njeriun e madh në fushën e tij. Sepse në fakt kemi disa ‘gjigandë’ në arte, në biznese, në ide, në realizim projektesh…, që nuk e lëshojnë përdhe ngarkesën e fjalës.

Por këta na ikin atje në qiell, pa mundur t’ua themi fjalën e lartë.

I kam marrë leje njërit prej tyre, Dhimitrit, që ta përdor tërë ‘shellfin’ e vdekjes së njeriut të veçantë, njeriut me vepër në këtë jetë, me histori që iu vlen edhe të tjerëve. Vdekja vjen një ditë dhe na  duket ‘e papritur’ kur këta nuk i gjejmë. Ja si na ndodhi vetëm këtë muaj që kaloi, gusht. Kishim Maks Velon, s’e di mirë- ditëlindjen apo një datë tjetër… Kishim Teodor Kekon, më duket se me dy data, lindjen dhe vdekjen. Mu duk sikur u shkulën miqtë e tyre, që nga të afërmit deri te kryeministri i vendit, me fjalë të zgjedhura, me nderime, me përulje. Ka prej tyre që as kanë ndonjë lidhje me ‘gjigandët’, por megjithatë thurin fjalë mikluese qoftë edhe për pak famë për vete. Por s’ka gjë, ata nuk janë më të gjallë dhe të gjallët e neveritur prej atyre mund ta bëjnë lirisht tam- tamen…

Të duket sikur miqtë përpiqen t’i ngjallnin, por e pamundur; koha dhe vdekja nuk kthehen më kurrë. A mund të kishim pasur pak vëmendje në të gjallë të tyre?! Edhe pse gjenitë mund të jenë edhe ca grindavecë, një shoqëri e shëndetshme i mban në duar prej mëndafshi. Aq më tepër shteti dhe qeveria që e kanë për detyrë; sepse vjen dita ‘nesër’ e ata nuk janë më.

Dhimtër Lala, një nga të gjallët që radhitet ndër ata që kur nuk i kemi- i qajmë, ma ka dhënë vetë të drejtën miqësisht që t’i bie një kambane e të thërras ‘o miq, ta dini se sot e kemi ende Dhimitrin!’. Vetë Dhimitri, operatori i parë shqiptar i Kinostudios, 88 vjeç, tani flet me ata që nuk janë më. T’u sjell një pasazh gjigand nga biseda e tij. “Ja ku jemi duke punuar për filmin Shtigje lufte’, është këtu Endri, e shoqja, unë… Dritëronë e kam filmuar pa pandehur, se ai nuk pranonte të filmohej, por gjeta rastin kur po shkruante”. Këta emra pa mbiemra, që tani nuk janë më, janë gjeni të artit tonë kinematografik dhe letrar: Dritëro Agolli, Endri Keko, Xhanfize Keko…, fëmija i tyre ishte Tedori që sapo e lamë në muajin gusht.

Lexo edhe :   Politika që kalon ndër varre
Lexo edhe :   Politika që kalon ndër varre

E shikoni pra si ikin?…

Të gjithë kolegët me të cilët Dhimitër Lala krijoji kinostudion ‘Shqipëria e re’, tash nuk janë më, vetëm Dhimitri është. Është e nuk është. Kur e takoj këtë burrë të gjatë, i rritur dhe plakur si i rrahur, më duket se asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur rriheshin gjenitë, artistët dhe ‘gjigandët’ para të tjerëve. Dhimitri ka një vulë të kohës në ballë. T’u tregoj një gjë tronditëse? Dhimitër Lala, autori i qindra regjistrimeve filmike në Arkivin e Filmit, operatori i parë dhe krijues i Kinostudios Shqipëria e re, krijues i Televizionit Shqiptar…, e dini çfarë? Artisti kulmor i vendit sot jeton me pensionin e vogël- të vogël, të minatorit.

Artisti gjigand me pensionin e vogël të minatorit!… Nuk ka mbetur nën- mediokër i artit skenik e artistik, fyllaxhi e servil, që nuk ka marrë dekoratën ‘Mjeshtër i Madh’ nga presidenti. Nuk ka ngel president që nuk ka ndjekur të njëjtën dhunë të diktaturës mbi vlerat e kombit.

Dhimitri, pasi kreu të gjithë aktin e madh të artit kinematografik, e hodhën në ferr, e shpallën ‘armik i popullit’; edhe kjo nga një president i mëparshëm, në vitin 1976. “Në burgun e Spaçit, gjashtë vjet nuk më erdhi njeri nga familja”, thotë Dhimitri. Po ç’familje!? Regjimi komunist i kishte marrë veprën, e pastaj dikush prej zyrtarëve i grabiti familjen dhe gruan e bukur dhe e nisën për në ferr. A nuk dëgjoni sot se si presidentët i marrin tjetrit paratë, dëshmitë dhe një ditë e zhdukin? Dhimitri ka jetuar mes shpirtrave të presidentëve të mëdhenj të botës: Ka filmuar Enver Hoxhën, Mao Ce Dunin, Hrushovin, Çu En Lain… Shpirtrat e tyre, thotë se i gjeti në galeritë e minierës së Spaçit; por veten e tij nuk po e gjen artisti gjeni. Sikur të kemi aq shumë saqë i çojmë gjenitë të mbledhin gurë.

Po ‘gjigandët’ e rremë nuk e dinë ende. Nesër është nesër, ajo nuk ka mbërritur; por kemi sot.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Donte t’i merrte pasurinë/ 27-vjeçarja pajton vr*sës me pagesë për të ekzekutuar futbollistin

Policia turke ka arrestuar një 27-vjeçare, e cila akuzohet se kishte pajtuar vrasës me pagesë për të eliminuar burrin futbollist. Yagmur Asik ishte divorcuar nga...

Opozita e Bashës si lule artificiale

Nga Lorenc Vangjeli Në Tiranë, por dhe gjithkund gjetkë, gjithçka e ka një çmim. Shëndeti, dashuria, karriera, fati e madje edhe mosha kalendarike mund të...

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...