Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Po jetojmë nën regjimin e kryeministrit me atlete

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Artur Zheji/Na përuroi teatrin e ri, që ngjan me një “vatër kulture” dhe shpalli që aty, ay, Km-ja, shkatërrimin fizik të Teatrit Popullor apo Kombëtar, me tagrat e plota të një gjenerali madhor, që komandon shtetin ushtri dhe ministrat rreshterë…

Pa ndërruar këpucët e lehta bardh e zi, morri rreshterët ministra e i rreshtoi në pritje të kryeministrit malazez, me një protokoll të denjë për ginnesin e vendeve më mjerane të globit.

Mirëpo më parë na kishte nxjerrë në Fb, projektin e rrugës së re të Thumanës e kush e mban mend çfarë tjetër, në bindje të plotë që do të shumëfishohet nga mediat e papuna, që u japin jehonë çdo fjale apo edhe gazrave të Km-së…

Më thoni ku tjetër ndodh kështu? Apo ky është një konsum për katundarët e Shqipërisë, që mallohen shpejt për beun e tyre, që po krijon idenë, përmes bombardimit mediatik, se ay, ndërtimtari po na dhuron nga xhepi i vet të gjithë këto të mira…

Po na ndërton ay, KM-ja thiatro, rrugë, ura, shkolla e spitale, ay dhe partia, por si dhe thoshte Majakovski mavria, poeti i Revolucionit Bolshevik rus, 100 vite më parë dhe para se sa te vriste veten: “Kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini, nënkuptojmë partia”.

Pra dhe ndër ne sot, në kapitalizmin sallaturinë të ish komunistëve shqiptarë, tashmë pronarë dhe bejlerë, “kur themi Ps-ja, nënkuptojmë KM-ja dhe anasjelltas”…

Çfarë mjerimi!

Sepse mediat tona, të blera ose në shitje, nuk dinë apo nuk duan, apo nuk munden të bëjnë gjë tjetër, veçse të ndjekin “vazhdën plot shkumë” të veprimeve të tij të përditshme rutinë.

Vetëm kur Km-ja, humbet në ndonjë udhëtim të gjatë pune e qejfi, sidomos në USA, krijohet një farë qetësie relative, por që mbushet me jehonën që iku, apo me jehonën që do të vijë nga përtej Oqeanit.

Lajmet e trishta apo misterioze, që janë shpeshtuar shumë, treten shpejt si kripa në ujë dhe qindra lajme të tjera, që rrëfejnë natyrën e vërtetë të së përditshme shqiptare, ose nuk dalin në krye, ose skartohen ose nuk ndiqen më…

Kontrolli i plotë mediatik që fsheh çdo ditë fakte, një Opozitë me pushime të gjata verore, një amulli ëeekend-esh, kohë plazhi dhe sufllaqesh…

Shtet pa një Gjykatë Kushtetuese. Një Reformë në Drejtësi, e filluar si një reformë rrënjësore, përfundoi si ato sallaturinat e dyshimta të qebaptoreve të lagjeve, që shesin qoftet me mish brazili shumëvjeçar, si qoftë Korçe apo Gjakove…

Pastaj dalin dhe i bien me porosi capak gazetarëve dhe opinionistëve, që mundohen të mbajnë kryet mbi llumin e kënetës.

Por në inaugurimin e ArtTurbinës, një emërtim i tmerrshëm sovjetik, të këpusnin shpirtin disa “balerinë” qyqarë që luanin dekorin, apo ndonjë këngëtor që këndonte mjerançe, për ti krijuar atmosferë KM-së dhe për ti dhënë një jetë të shtirur kësaj vatre kulture sovjetike, ku do fliste KM-ja dhe vetëm ay…

Për artin, për mediat, për politikën, për rrugën dhe urat, për legalizimet, për maskarallëqet e kundërshtarit, për pafajësinë e fajtorëve, për fajësinë e të pafajshme, për Shqipërinë, Francën, Gjermaninë e gjermanët, për pajdhaqet dhe krudot, për Malin e Zi dhe për Malin e bardhë, për vdekjen dhe jetën, për rilindjen dhe shëndetësinë, për dobinë e koncesioneve, për zero taksimin e hoteleve me 5 yje të shampanjës dhe të kurvave që nuk taksohen, për Bulqizën dhe minatorët që nuk kanë qumësht, për kazanet, tepsitë, kusitë ku gatuan çorbën e oligarkëve, për timonin dhe timonierin…

E varja, kush ja përmend të gjitha diaretë dhe logoretë, që artikulon KM-ja, i kudondodhur e që dukshëm vuan nga një vetmi dhe nga një ankth i thellë, rrethuar nga peshkaqenë dhe qenër që e shohin çdo moment nga duart, që tju firmosë ndonjë llokëm.

Plotë frikë të arsyeshme që llokmaxhinjtë, mund edhe ta hanë edhe atë vetë më gjithë lecka, nëse nuk është syhapur KM-ja, natë e ditë dhe ditë e natë derëziu.

Mos duhet të na dhimbet vallë?

Ku i dihet, të jemi kaq të qytetëruar ne katundarët e Shqipnisë?

Ta shohim çdo ndodhë kur të bjerë nga kali, se si do të sillen me të rreshterët, qenat dhe peshkaqenat që e rrethojnë dhe që thuhet se e kanë marrë peng me kohë…

Nuk duhet të jesh Profet ta parashikosh: Peshkaqenët, vetëm pëshkaqenërisht dinë të sillen apo jo? (360 gradë)

Tags: artur zhejiarturbinaatleteJetojmëkmKryeministritregjimin

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Kotzias tradhton grekët: Vorio Epiri nuk i përket Greqisë, Çamëria çështje e mbyllur

PPP-ja/Ja si u gllabëruan 78 milionë euro në 2017-n

Flet heroi Akinfeev: Të jem i sinqertë, shpresonim...







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com